MË QESHE DAJT Nga SINAN KËRPAÇI
E Shtunë, 04.19.2014, 08:12am (GMT+1)
Kujtova se dimrin e vara për vitin tjetër në gardërobë sapo Dajti ma tundi joshëse gjethnajën: u deha me ç`më shfaqi poshtë dhe më s`ia pashë majën.
Nuk është kohë për dëborë ajo që është për lule: më qeshe Dajt, më veshe hollë kur bukurinë e ule, e ule poshtë gjunjëve. Ma bëre shesh me lule sa më le hollë... me një të varur në gardërobë.
16. 4. 2014
SINAN KËRPAÇI
|