VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TEK TI ARRIHETNga PEDRO SALINAS

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 05:18pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
TEK TI ARRIHET
Nga PEDRO SALINAS

E Enjte, 07.10.2014, 03:35pm (GMT+1)


 

Tek ti arrihet vetëm nëpërmjet teje.
Të pres.

Mua po dihet se ku më gjen,
dihet qyteti im, rruga, emri
me të cilin të gjithë më thërrasin.
Por nuk e di ku kam qenë me ty.
Atje më ke çuar ti.

Si mund ta mësoja rrugën
nëse nuk shikoja asgjë tjetër veç teje,
nëse rruga ishte atje ku ti shkoje,
e fundi ishte atje kur ti ndaleshe?
E çfarë tjetër mund të ishte
më shumë se ti që afroheshe, duke më parë?

Por tani çfarë azili,
çfarë mungese,
e të qëndruarit ku rrihet.
Pres, kalojnë trenat,
fatet, vështrimet.
Do më çoje ku nuk kam qenë kurrë.
Por unë nuk kërkoj qiej të rinj.
Unë dua të rri ku kam qenë.
Me ty, të kthehem.
O çfarë risie,
të kthehemi edhe një herë tjetër,
të mos e përsërisim asnjëherë njëlloj
atë trallisje pa fund.

E gjersa të mos vish ti
unë do të rri në bregun
e fluturimeve, të ëndrrave,
të yjeve, i palëvizshëm.
Se e di, atje ku kam qenë
nuk më çojnë as flatrat, as rrotat, as velat.
Ato rendin kuturu.
Se e di, atje ku kam qenë me ty
shkohet vetëm me ty, nëpërmjet teje.

Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË LUTEM KU PO SHKON?!Nga SHKËLZEN ZALLI (07.10.2014)
KËTU TË DUANga PABLO NERUDA (07.09.2014)
KALORËSI I PANJOHURNga ANTON PAPLEKA (07.09.2014)
ME MIJA VJETNga ADEM ZAPLLUZHA  (07.09.2014)
PSALMI 9Nga MAHMOUD DARWISH (07.08.2014)
QIRINJNga KONSTANTIN KAVAFIS (07.08.2014)
...KU SHKOI LORIMERNga CARL SANDBURG (07.08.2014)
Ç'NDODH NË SHPIRT?Nga KRISTINA MEHMETLLARI (07.08.2014)
E, TE KALI I TROJËS...Nga SEJDI BERISHA (07.08.2014)
UDHËTAR NË HULLI TË JETËSNga NIKOLL NDOK ULNDREAJ (07.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]