VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - POEZI DASHURIE DUKE MËNGJESUARNga MILLER WILLIAMS

                                                                                      

E Enjte, 05.09.2024, 11:40pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
POEZI DASHURIE DUKE MËNGJESUAR
Nga MILLER WILLIAMS

E Mërkurë, 08.06.2014, 06:42pm (GMT+1)


Disa gjëra që bëjmë
i bëjmë që të ndodhin:
zilen të na zgjojë, kafen ta pimë të nxehtë,
makinën ta ndezim.

Pjesën tjetër të asaj çka bëjmë ne e bëjmë
për të ruajtur diçka duke bërë diçka:
lëkurën nga plakja, shatin nga ndryshkja,
të vërtetën nga fshehja e saj.

Me "po" dhe "jo" si plusi dhe minusi i një baterie
gjenerojmë fuqi në kapërcimin e ditëve,
lëvizim, siç e quajmë, përpara
me dëshirën për të qenë të kërkuar,
me dëshirën për të shijuar shiun e pyllit të harlisur,
me dëshirën për ta vluar ujin,
me dëshirën mos të kemi kancer,
me dëshirën që darka të na mbledhë në shtëpi,
me dëshirën mos të mbetemi pa karburant,
pasi secili nga ne dëshiron që
tjetri të shikojë në fund të tunelit,
pasi të dy nuk duam ta lëmë shokun vetëm,
pasi duam të dashurojmë me mish e me shpirt.

I ngulim sytë mëngjesit të shtruar dhe kërkojmë
më tepër nga dashuria.

Shqipëroi Sinan Kërpaçi (Gusht 2014)

Shqipëroi: SINAN KËRPAÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NËNA IMENga MAHMOUD DARWISH (08.06.2014)
PUTHJANga LAURETA PETOSHATI (08.06.2014)
NJË FJALË E MENÇURNga ADEM ZAPLLUZHA (08.06.2014)
TEMANga RITA SALIU (08.04.2014)
KËNGA IMENga RABINDRANATH TAGORE (08.03.2014)
PËR NJË ÇAST, MË MADHËRONNga JUAN RAMON JIMENEZ (1881-1958) (08.01.2014)
VAJI I BYLBYLITNga NDRE MJEDA (08.01.2014)
S’HUMBNga DRITA LUSHI (07.31.2014)
PLIS NË LUVERNga GJOK BECI (07.30.2014)
NËN HIJEN E AKROKERAUNEVENga AGIM MATO (07.30.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]