VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MOLLA E KUQEvajtim a llomotitje pa lidhje...!Nga RROK BERISHA

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 11:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
MOLLA E KUQE
vajtim a llomotitje pa lidhje...!
Nga RROK BERISHA

E Shtunë, 08.09.2014, 08:36am (GMT+1)



E kemi lëne në mëshirën e fatit, pemën e jetës
themele kullash-arkeologji,
rrënja ka mallkuar trungun për harresën e tradhti
kufiri i vendlindjes-mëmësisë është shndërruar ne mit
e rikujtojmë në këngë, në ahengje ku pihet e hahet mirë
Mollë e Kuqe, këndohet në dasma, ahengje e gëzime
çuditërisht nuk vajtohet në dhembje
e n' eufori, për një çast ndodh ta mashtrosh mendjen,
për trimëri e patriot,
s' zgjatë shumë ta kuptosh sa të marr ishim e jemi.

Sa shpejtë harrojmë, te këqijat qe na bënë pushtuesit ardhacakë
harruam dhe kufijtë e vendlindjes-atdheut
varret e dhembjes e te pastrimin etnik, gjenocidin
dhe mundem të bëhemi miq e besnik të tyre...!
themele kullash e varre, i lamë në heshtje qe të zhduken
veniten si ëndrrat e kohës,
pushtuesit mbi artefakte tona shpalosin e historinë.

Kapemi për degë shkurresh, shelgjesh, hithrash
qe s' na mbajnë e sa qojnë askund
dhe kur mohojmë vetveten, i këndojmë Mollës se Kuqe
qe iu thanë degët, nga mospërfillja ia thamë dhe rrënjët
e t' tkurremi brenda lëkurës, përmes këngës mburremi se jemi gjallë
Nenë tinguj melodish t' përziera t' Ballkanit a të Lindjes.

Derisa kufijtë e atdheut tkurren e tkurren,
ne i këndojmë trimërisë dhe Mollës Kuqe
qe ta mobilizojmë dhembjen apo ta demobilizojmë vetën
qe t' tkurrjet e reja t'i pranojmë më lehtë
t' mësohemi me kufijtë e ri qe synojnë te vendosen
qe po na hyjnë e ndajnë thesarin e zemrës
duan të marrin, arin, argjendin, plumbin e bakrin ,
fisnikërinë e qenies e shpirtit tonë
e ne këndojmë për kufijtë e dikurshme deri ke Mollë e Kuqe
deri sa kufijtë e ri po ngushtojnë frymëmarrjen e serish ndajnë
kufi deri në Iberi-prej Mollës se Kuqe,
kufi deri në Vardar- prej gjithë asaj toke e Shkupit kryeqytetit t' Dardanisë,
kufi deri në Vlorë, prej Artës e Çamërinë
kufi deri në Shkodër, prej Ulqin, Tivar e Malësi
kufiri deri ne Peja gjithë atë bukuri Plavë-Guci deri ne Nokshiq
kufiri deri ne Gjilan, lan pas një krahinë të teren t' Shipnisë.

Kohë e pa kohë rrjedhe plot me dhembje e zhgënjim
po pjellë argat te huaj, pashë e agallarë
luftë e luftë politike por dhe atdhetar të vrarë
për kolltuk ,pasuri, poshtëruan atdhe, shtet e komb.

Në mjegull t' pa rrugë, s' shohim se si rrëshqet kombi
e as qe pyesim, për shtirjen e rrënjëve se trungut
kujt i mbeten trojet, ku mbeten djepat.

S' mësuam ne te kaluarën, pushtues fqinje ardhacak
kundër nesh u bënë bashkë
se Anadolli ishte e është, shpërbërja e tjetërsimi jonë.

Harrimi e moskthimi në themele e ke Molla e Kuqe
është e kotë nëse këndohej në lindje a perëndim
në Tiranë , Prishtinë , Zyrih, Londër, New York , Berlin, Milano Stamboll...!
serish kufijtë po na ngritin mu në zemër po na ndajnë
sulmojnë e copëtojnë fisnikërinë e bashkimin e kombit tonë./Rr.B/
Prishtinë, 8 gusht 2014
RROK BERISHA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NUK DO TË KTHEHEMNga JUAN RAMON JIMENEZ (08.08.2014)
KËTU TË DUANga PABLO NERUDA (08.08.2014)
SILLEM VONË ME MAKINË TË POSTOJ NJË LETËRNga ROBERT BLY (08.08.2014)
NJË LULE E BUKUR DIELLINga ARTUR VREKAJ (08.08.2014)
NË VERI...(Si ëndërr fëmijërore)Nga SEJDI BERISHA (08.06.2014)
POEZI DASHURIE DUKE MËNGJESUARNga MILLER WILLIAMS (08.06.2014)
NËNA IMENga MAHMOUD DARWISH (08.06.2014)
PUTHJANga LAURETA PETOSHATI (08.06.2014)
NJË FJALË E MENÇURNga ADEM ZAPLLUZHA (08.06.2014)
TEMANga RITA SALIU (08.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]