JAM VONUAR Nga DRITËRO AGOLLI
E Mërkurë, 10.08.2014, 03:00pm (GMT+1)
Jam vonuar aq shumë e aq shumë, Jam vonuar si dritë e një ylli të fikur, Që me shekuj bën udhë Gjersa tokën ta puthë e sfilitur.
I vonuar do vij, kur hëna në det të ketë ikur dhe këndesi t'i ketë dhënë fund këngës, Të vonuar, të rrudhur, të thinjur, Me habi do më shohësh dhe lotët do fshish me cepin e mëngës.
DRITËRO AGOLLI
|