VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BUKOVSKI DUKE QARËNga SINAN KËRPAÇI

                                                                                      

E Martë, 04.30.2024, 08:35am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
BUKOVSKI DUKE QARË
Nga SINAN KËRPAÇI

E Premte, 10.03.2014, 04:40pm (GMT+1)


Kam parë Bukovskin duke qarë për një femër
me shishen e birrës në dorë.
Fatkeqësisht e pa edhe gruaja ime
që tha se e kishte nga pija,
e pa edhe një tjetër pa lidhje me lotin.
Vetëm unë e pashë si qante Bukovskin!

Zëri i vinte i thellë, i dridhur zëri,
sikur shembeshin themelet e planetit Tokë.
Dorën e mbante te shishja e zbrazur, jo në kokë,
te shishja që u zbraz si një zbrazje arme,
si një kobure që nuk vrau njeri tjetër,
që bëri vetëvrasje.

Sa pashë Bukovskin duke qarë me dridhje
për një që s`kishte vdekur
vendosa për të gjallat e mia mos të qaj më,
sa pashë duke qarë Poetin
me pikën e lotit, me atë pikë:
fjalët i fliste në gjuhë të huaj,
të qarët si unë - në shqip.

SINAN KËRPAÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DORËLËSHUARNga PABLO NERUDA (10.02.2014)
HESHTJANga DRITËRO AGOLLI (10.02.2014)
DY TRUPANga OCTAVIO PAZ (1914-1998) (10.01.2014)
MIRË SE VJENNga ZEF MULAJ (09.29.2014)
MBI KUFOMËN E DITËSNga ADEM ZAPLLUZHA (09.29.2014)
ERANga JAMES STEPHENS (09.29.2014)
ZGJIMINga QAZIM SHEHU (09.29.2014)
ÇFARË DO TË THOTË BASHKËSHORTJA?!Nga SINAN KËRPAÇI (09.28.2014)
SIKUR NJË DITË...Nga ERIOLA MARGJEKA (09.28.2014)
KOLOMBI I RINga FRIEDRICH NIETZSCHE (09.27.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]