E Shtunë, 04.27.2024, 04:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
NË ANËN TJETËR TË DIELLIT
Nga RRUSTEM GECI

E Mërkurë, 10.22.2014, 08:23am (GMT+1)


Përderisa pjesë të lirisë sonë, të
jenë murosur, me klube e klane
që fjala e lirë të mos thuhet
poezia do të shkruhet me gjak
që liria e murosur të çlirohet

Poezia s´ mund ta çudis botën
Me një varg ose me ca strofë
një gjë e tillë ende s´ekziston
as nga artistë me forcë të pakët
as nga poetë me forcë të madhe

Në anët e gjelbërta të hijeve
ku dritë e mëngjesit rri zgjuar
shpirtëra me orë të shpërbërë
mbysin anët e mira të jetës, dhe
lirinë e mirëfilltë mbajnë peng

Në udhët e gjata të jetës, dritë
e mëngjesit s´flë, se zë gjumi
ajo do t´i shpërfaqet vetvetes
se edhe jeta s´ është aq e lirë
kur drejtësia bën padrejtësi

Prandaj, lotët që i shkojnë sot
popullit, janë lot të shpirtit, lot
të zemrës, lot të plagëve të
panumërta, lot të çasteve të
vrara, lot dhimbjesh të vlera

Në këtë vetëdjegie poetike
poezinë s´e burgos veç shteti
atë e burgosin edhe botuesit
atë e burgosin të patalentët
atë e burgosin dhe jo lexuesit!..

Rrustem Geci, Dortmund, 2014

RRUSTEM GECI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Në stinen e gështenjave “U RRITSHI: -SI GËSHTENJAT E GRISË! “Nga ZEQIR LUSHAJ (10.22.2014)
SOGJETARËTNga ADEM ZAPLLUZHA (10.20.2014)
SHOQATËS HUMANITARE 'HASI' ME SELI NË ZVICËRNga RAMË SMAJLAJ (10.19.2014)
TRE ARKIVOLE, PËR NË SHQIPËRI!?...( Kushtuar Anita Bitrit, në 10-vjetorin e vdekjes )Nga DILA GECAJ (10.19.2014)
TI JE GJITHMONË MES NESH*(poezi jubilare) In memoriam, Riza Lahit Nga PËRPARIM HYSI (10.18.2014)
“PËR FLAMUR!”Nga SINAN KËRPAÇI (10.18.2014)
SINTAKSA E KUJTESËSNga RRUSTEM GECI (10.16.2014)
DIKUR DHE TANINga XHEVDET BAJRA (10.14.2014)
…DHE PRAPË TË DUANga DRITA LUSHI (10.13.2014)
POETINga SINAN KËRPAÇI (10.13.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]