…DHE PRAPË TË DUA Nga DRITA LUSHI
E Hënë, 10.13.2014, 02:37pm (GMT+1)
S'e përqafova asnjëherë, ...dhe e desha S'e putha kurrë, ...dhe e desha kurrë s'i thashë që e doja ...dhe e desha
Ai më donte gjithashtu njësoj; veç me sy; pa fjalë, pa përqafime, pa puthje...
Për gjith' fjalët që s'ia thashë ...më shumë më donte.
Për gjith' përqafimet, e puthjet e padhëna, e desha më shumë...
...dhe prapë e dua.
@ Drita Lushi. tetor, 2014
DRITA LUSHI
|