PËRKTHYESI Kushtuar Afrim Koçit Nga SINAN KËRPAÇI
E Djelë, 12.07.2014, 10:18am (GMT+1)
Të kam të mençur në dy biblioteka të mëdha: te Kombëtarja pa internet dhe e shtëpisë. Tek e para të flas me emër: Afrim, sidomos atje te kafja 500 lekë e orës dhjetë shoqëruar me ujë depozite dhe dhimbje kamarieri pa harruar të vë përpara "AFRIM" dhe Profesor, te personalja të thërras Koçi, kur u sillem rafteve me lente dhe të mbaj si libër të hapur shqip në dorë, o Afrim Koçi në dy biblioteka që kam unë.
4.12. 2014
SINAN KËRPAÇI
|