VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PARISI FESTON 100 VJETORIN E WILLY RONIS

                                                                                      

E Martë, 05.21.2024, 04:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
PARISI FESTON 100 VJETORIN E WILLY RONIS
E Enjte, 04.15.2010, 03:43pm (GMT+1)

 

Prej sot në Monnaie 150 shkrepjet të bëra anembanë botës

Voal-online -Për të festuar 100 vjetorin e lindjes së fotografit francez Willy Ronis, vdekur shtatorin e shkuar, Parisi ia kushton një ekspozitë të madhe. Prej sot në Monnaie, qendër e vjetër, ekspozohen 150 shkrepje fotografike, disa të papara, stampime të epokës moderne dhe të fondeve të dhuruara nga fotografi më 1983: janë foto të famshme të Parisit me rrugë, banorë, zanate dhe foto më pak të njohura nga Evropa Lindore, Anglia, Hollanda, SHBA, Afrika dhe sidomos foto që i pavdekësojnë momentet e punës të punëtorit.

Dëshira e tij për 100 vjetorin e lindjes kishte qenë pikërisht organizimi i një ekspozite të madhe në Paris, në Monnaie, qendrën e vjetër të kryeqytetit francez, shpjegon drejtori i ekspozitës, Christophe Beaux. Është një realizim postum i dëshirës së Willy Ronis.

Dy pjesë të veçanta të ekspozitës i kushtohen përfaqësimit të trupit dhe të jetët së artistit, të familjes së tij dhe të miqësive të tij. Një homazh i përbashkët ndaj tri institucioneve kulturore - Monnaie, Muzeu i Jeu De Paume dhe Mediatheque de l'architecture et du patrimoine - nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, shpjegon kujdestarja e eskpozitës Marta Gil, ka për qëllim "të dëshmojë disa aspekte të papara të punës së tij, si udhëtime të panumërta jashtë vendit në pas Luftën e Dytë Botërore".

Fotot e jetës së natës të Londrës, me dritat e Piccadilly Circus e të teatrove, gjatë pjesës së dytë të viteve 1950, ''tregojnë një metropol në lulëzim të plotë", ashtu si ato të New Yorkut. Midis shkrepjeve të tjera janë ato të fëmijëve të Napolit që luajnë në rrugë apo ato të lagjeve të Venecias, apo ato të grave hollandeze në veshjet e tyre tradicionale.

"Ronis interesohej para së gjithash për padrejtësitë sociale, për klasat më të përbuzura apo më të varfëra," vazhdon Gili. Ja, pra, shkrepjet e bëra punëtorëve në grevë në Paris në vitin 1950, shkrepjet e bëra punëtorëve që iu vënë zjarrin fabrikave Citroen (1938) apo Renault (1950), apo më tej shkrepjet e bëra në punë në minierat e Saint-Etienne (1948), në juglindje të Francës. Janë më në fund portretet e personazheve famoze si Jean-Paul Sartre, Pablo Picasso, Jacques Prevert.

Për Ronis fotografia ishte "një mjet komunikimi ndërkombëtar", thekson kujdestarja e ekspozitës. I përcaktonte shkrepjet e tij "shpesh melankolike, por kurrë pesimiste". Parulla e tij e parapëlqyer ishte pikërisht "nesër është një tjetër ditë"./Elida Buçpapaj (http://www.ansa.it)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AGJENCITË E LAJMEVE KËRCËNOJNË ME BOJKOTIM FESTIVALIN E KANËS (04.14.2010)
DYLAN THOMASMOS SHKONI KAQ BUTË NË KËTË NATË TË DLIRË (04.02.2010)
Artisti shqiptar dhe ariu i Berlinit (03.27.2010)
NJË LETËR PËR FISNIKUN ALEKSANDËR PROSI!Nga DR. PËRPARIM KABO (03.25.2010)
"Një ditë do t'i sjellim edhe shqiptarët!" (03.23.2010)
PORTRET NË PERËNDIMIN E DIELLIT (Rreth krijimtarisë së Vilhelme Vranari - Haxhiraj)Nga METO HOXHA, poet (03.22.2010)
HISTORIA KUR BIE KËMBORA DHE MËRZEN MËRZIARecension nga KRENAR ZEJNO (03.21.2010)
I VENDOS SKULPTURAT MBI NJË AJSBERG TË ARKTIKUT QË PO SHKRIN (03.20.2010)
IKONA E NJË GRUAJE QË VJEN NGA BURGJET DHE INTERNIMETNga ETLEVA BREGU, studente, Gjermani (03.19.2010)
NË LAJPCIG HAP DYERT PANAIRI I LIBRIT 2010 (03.18.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]