VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - UNIVERSITETI NEHEMIA ME MODEL TË RI STUDIMI

                                                                                      

E Shtunë, 05.11.2024, 03:32am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
UNIVERSITETI NEHEMIA ME MODEL TË RI STUDIMI
E Djelë, 06.13.2010, 07:39am (GMT+1)

Universiteti Nehemia viziton Gjermaninë

Pas disa vitesh ndihme në arsimin parauniversitar, Nehemia ka hapur këtë vit një Universitet, i cili ofron një model të ri. Ekonomia duhet të ndihmojë studentët. A do të ndodhë kjo?

Arba Xhelo

Arba Xhelo, është 19 vjeç, ka lindur dhe jeton në qytetin e Pogradecit. Sot ndodhet në Berlin, sepse së bashku shokët e kursit ka ardhur për të bërë një udhëtim studimor në Gjermani. Edhe të rinjtë e tjerë janë nga Pogradeci.

Arba studjon në Universitetin Nehemia, për ekonomi biznesi në një kurs të hapur këtë vit për tetë studentë. Ajo zotëron gjuhën gjermane, që e ka mësuar në gjimnazin Nehemia në Pogradec dhe tani ka marrë një bursë universitare. Arba ka ardhur për herë të parë në Gjermani: "Kemi ardhur bashkë me studentët e tjerë për të bërë një udhëtim studimi në Gjermani, duke vizituar disa kompani gjermane. Sot vizitojmë parlamentin."

Përveç programit që ofrohet për të gjithë në këtë udhëtim studimor, ajo ka edhe interesin e saj personal: "Programi i universitetit ka praktikë dhe teori. Një praktikë mund ta bëjmë në kompanitë gjermane."

Prof. Alexander von Freyhold, Rektori i Universitetit Nehemia thotë se qëllimi i kësaj vizite në Gjermani është që studentët të mësojnë në praktikë funksionet më të rëndësishme të një ndërmarrjeje.

Universiteti Nehemia i hapur në muajin shkurt të këtij viti është një universitet privat, që ofron një model të ri për ekononimë shqiptare: "Nehemia, është ngritur me ndihmën financiare të Fondacionit Nehemia, por që do të vazhdojë të ekzistojë nëse ekonomia shqiptare është e interesuar për këtë model. Nehemia ofron diçka për të zhvilluar ekonominë shqiptare me këtë model, por ekonomia shqiptare duhet të vendosë nëse është e interesuar që së bashku universitetin tonë të shkollojë studentët, që më pas mund t`i marrë si punonjës në firmat e veta."

Studentë të Universitetit Nehemia

 

Çdo student duhet të ndihmohet me 3 deri 3,5 mijë euro në vit. Mjetet financiare janë dhënë paraprakisht Fondacioni Nehemia por në të ardhmen do të duhet të paguhen nga studentët dhe firmat e interesuara.

 

Herolinda Shkullaku

Herolinda Shkullaku, është drejtuese e qendrës kombëtare të Nehemia-s në Shqipëri. "Misioni ynë është që të kemi impakt pozitiv në shoqërinë shqiptare. Këtë duam ta bëjmë nëpërmjet arsimit. Mbi 10 vjetësh ne kemi konsoliduar arsimin parauniversitar, që shoqëron fëmijët që nga kopshti deri në matur, dhe këtë vit u realiua edhe Universiteti," thotë Shkullaku.

300 fëmijë ndjekin mësimin në shkollën e ngritur nga Nehemia në të gjitha nivelet parashkollore, duke filluar nga kopshti deri në shkollën e mesme. Një shkollë tjetër është ngritur për 150 fëmijë romë.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËRVJEDHJE NË INTERNET TË ALBUMIT "RECOVERY" TË EMINEMIT DY JAVË PARA KOHE (06.09.2010)
ME HOJE E DYLBINJ SHIKOJ SA MË DO, ZILE SHEGEPoezi nga ENDRI VELA (06.08.2010)
TWILIGHT TRIUMFON NË MTV MOVIE AWARDS (06.07.2010)
SOT NË LOS ANXHELOS MTV MOVIE AWARDS (06.06.2010)
OBJEKTIVE DHE KRITIKE - 60 VJETORI I RADIOS GJERMANE ARD (06.05.2010)
Shuhet në moshën 82 vjeçare aktorja Esma Agolli (06.05.2010)
RUSI: KA VDEKUR POETI VOZNJESENSKI (06.01.2010)
KAFEJA SI PRETEKST PËR IDENTITETIN SHQIPTARNga FATMIR TERZIU (06.01.2010)
ARKITEKTURË: SHBA, GLASS HOUSE NË PYLL (05.31.2010)
"WOYZECK" NË SKENËN E AKADEMISË SË ARTEVE NË TIRANË (05.29.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]