VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "WOYZECK" NË SKENËN E AKADEMISË SË ARTEVE NË TIRANË

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 03:31am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
"WOYZECK" NË SKENËN E AKADEMISË SË ARTEVE NË TIRANË
E Shtunë, 05.29.2010, 03:58pm (GMT+1)

Trupa e protagonistëve të pjesës teatrale "Woyzeck" në skenën e Akademisë së Arteve, Tiranë.

Akademia e Arteve të Bukura në Tiranë vuri në skenë pjesën teatrale "Woyzeck" të dramaturgut gjerman Georg Büchner. Nga publiku u vlerësua kombinimi i situatave të tendosura dramatike me detaje humori.

Tek shikuesit në sallën e Akademisë së Arteve të Bukura kishte një vëmendje të madhe gjatë shfaqjes së "Woyzeck", pasi dialogu mes aktorëve ishte një përzjerje gjuhësh. Bëhej një pyetje në gjermanisht, p.sh., dhe përgjigja vinte në italisht. Më pas komunikimi vijonte në frengjisht apo shqip.

Kjo ishte brenda gjetjes së regjisorit Stefan Neugebauer, i cili kërkonte krijimin e atmosfere evropiane, të bashkëjetesës mes kulturave dhe psikologjisë mes njerëzve nga vende të ndryshme. Neugebauer kishte inskenuar fabulën e pjesës teatrale në një mjedis shqiptar, duke e bërë histori të një 20 vjeçari shqiptar, i cili përballet me një realitet të vështirë. Ai mbijeton falë angazhimeve spontane që bën brenda një kazerme ushtarake. Gjithshka ndryshon në rrjedhën e familjes së tij kur në kazermë vjen një major gjerman. Ushtaraku gjerman hyn në një lidhje dashurore me gruan e Woyzeck-ut ç'ka sjell një fund tragjik.

Stefan Neugebauer, regjisori i dramës.

Deri tek finalja drama vjen plot situata emocionale dhe me ngarkesa psikologjike, por duke përfshirë dhe mjaft detaje komike që i jepnin një natyrshmëri zinxhirit të ngjarjeve. Këto kombinime të situatave të tendosura nga njëra anë dhe atyre me sens humori në anën tjetër, u përballuan me mjaft mjeshtëri nga grupi i aktorëve.

Drama "Woyzeck" u ndoq nga një auditor i gjerë.

Për regjisorin e shfaqjes, Stefan Neugebauer nga Berlini, ky është kontributi i dytë artistik për publikun shqiptar. Para rreth 6 muajsh ai vuri në skenë shfaqjen teatrale "Fëmijët e Murit", me një grup nxënësish dhe studentësh gjermanishtfolës nga Tirana.

Por vënia në skenë e "Woyzeck" ka patur disa veçori, thotë ai për Deutsche Wellen:

"Mendoj se këtë herë ishte më e vështirë. Së pari, se interpretimi ishte në disa gjuhë dhe punova me një grup me të cilin nuk njiheshin më parë. Së dyti, dhe më kryesorja është se këtë herë, ne kishim një pritmëri më të madhe, pasi aktorët ishin profesionistë. Vërtet kishim më shumë kohë, por nuk ka qënë e lehtë vënia në skenë e një pjese në këtë mënyrë. Them se bëmë më të mirën për t'u prezantuar sa më mirë për publikun shqiptar, por dhe mjaft shtetas të huaj që ishin prezentë në sallë."

Neugebauer shton se tashmë nuk e shikon me stres apo me ngurim një projekt të tretë në Shqipëri. "Jam duke menduar që të mos shkëputem nga ky realitet artistik. Do të kthehem me kënaqësi sërish", - thotë ai për Deutsche Wellen.

Kinoregjisori i njohur shqiptar Mevlan Shanaj, ishte jo vetëm në premierën e shfaqjes, por dhe në diskutimin që u zhvillua më pas mes aktorëve dhe shikuesve.

"Ishte një mbrëmje e bukur, e këndshme, befasuese, me interes për të parë dhe një teatër alternativ, për mënyrën se si ishte gjetur me një shkrirje të përgjithshme të një Evrope vërtet të vogël. Me një interpretim të freskët dhe me një regji që kishte punuar me pasion."

Interesimi për shfaqjen teatrore "Woyzeck" ka qënë shumë i madh. Kjo dukej qartë në sallën e mbushur plot, ku pjesa më e madhe e shikuesve ishin të rinj, dashamirës të teatrit, por edhe nxënësi dhe studentë të gjuhëve të huaja.

"Ishin tepër perfekt në performancën sa që ngjasonin me një film dhe skenografia ishte e bukur. Aktorët kishin një koordinim tepër të mirë me njeri tjetrin", - shprehet njëri prej tyre.

Ndërsa një tjetër shton: "E vlerësoj diçka të tillë përderisa bëhet një bashkëpunim mes shteteve të ndryshme si një përzjerje kulturash. Diçka shumë e mirë, sa më shumë të njohim njeri-tjetrin aq më shumë miq bëhemi".

Protagonisti kryesor i shfaqjes ishte Irgen Çela, student i dramës në Akademinë së Arteve të Bukura në Tiranë. Ai interpretonte në rolin kryesor të Woyzeck-ut, duke përballuar një tekst ku gjysma ishte në gjuhën shqipe dhe gjysma në italisht. Ishte një eksperiencë e veçantë profesionale bashkëpunimi me një kastë miks aktorësh, thotë ai për Deutsche Wellen:

Aktori Irgen Cela intepretonte protagonistin Woyzeck.

"Bën dhe ndryshimin mes mënyrës tradicionale me të cilën jemi mësuar në Akademi, ku gjërat merren hap pas hapi dhe bëhet analizë e thellë e materialit dramaturgjik dhe kësaj mënyre tjetër të të hedhurit, si të thuash në veprim më shpejt dhe analiza e gjërave aty për aty, në lëvizje e sipër."

Projekti për vënien në skenë të kësaj pjese u mbështet nga Ambasada Gjermane dhe Franceze në Tiranë dhe Instituti Italian i Kulturës.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SADIK KRASNIQI NË GJUHËN RUMUNENga BAKI YMERI (05.29.2010)
NJË LETËR FISNIKUT "TEATRI KOMBËTAR"Nga DR. PËRPARIM KABO (05.29.2010)
PAOLO COELHO, 'MICK JAGGER I LETËRSISË' (05.26.2010)
JOLANDA GUAZZONI NË SHKRIME DHE KUJTIMENga ELSA DEMO (05.26.2010)
MCCARTNEY JEP KONCERT PËR ÇIFTIN OBAMA (05.25.2010)
ROBERTO SAVIANOS I JEPET ÇMIMI I LARTË I GAZETARISË (05.24.2010)
FESTIVALI 2010 - FILMI GJERMAN NË KANË (05.22.2010)
LETËRSIA DHE PSIKOLOGJIANga FLORI BRUQI (05.20.2010)
E QESHURA ËSHTË ARMA E PUSHTETITNga Jorida Pasku (05.19.2010)
FLAMURI I DËSHIRAVENga BAKI YMERI (05.18.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]