VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - OBJEKTIVE DHE KRITIKE - 60 VJETORI I RADIOS GJERMANE ARD

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 06:48am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
OBJEKTIVE DHE KRITIKE - 60 VJETORI I RADIOS GJERMANE ARD
E Shtunë, 06.05.2010, 02:16pm (GMT+1)

Logoja e ARD-së

Me 5 qershor 1950 stacionet e veçanta radiofonike gjermane u bashkuan në një stacion mbarëgjerman, ARD, (Allgemeine Rundfunkanstalt Deutschlands). Synimi ishte informimi serioz dhe i distancuar nga shteti.

Një vit më parë ishte themeluar Republika Federale Gjermane, e cila ashtu si ARD-ja kishte organizim federal, si rrjedhojë e shpërberjes së shtetit nazist. Për një kohë të gjatë teleshikuesit merrnin vetëm programet televizive rajonale dhe programin qëndror mbarëgjerman të ARD-së, sepse stacionet televizive private u lejuan për herë të parë në fillim të viteve 80-të

Foto simbol me rastin e 60 vjetorit të ARD-së

Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore fuqitë fituese aleate i mbyllën stacionet radiofonike të propagandës. Kurrë më në Gjermani nuk do të transmetoheshin programe, që kontrolloheshin, ndikoheshin nga politika , apo shfrytëzoheshin për qëllime propagandistike. Edmund Schächter, oficer amerikan kontrolli në Mynih, e formulonte kështu arsyen e themelimit të "Radios së përgjithshme gjermane", ARD, nga këndvështrimi aleat:

"Stacionet radiofonike sipas pikëpamjeve dhe bindjeve tona të thella nuk do të jenë më zëdhënës dhe organ i ndonjë qeverie. Radiot duhet të përfaqësojnë të gjitha shtresat e grupet e popullsisë."

ARD e distancuar nga shteti, megjithëse shfrytëzohet nga partitë para zgjedhjeve

Radioja publike dallohet deri sot nga distanca prej shtetit dhe pavarësia nga politika. Dhe me të vertetë ka shumë shembuj që flasin për realizimin e distancës nga shteti. Por po ashtu shpesh synimi mbeti vetëm në letër dhe politikanët mundën ta shfrytëzonin radion publike për qëllimet e tyre. Psh para zgjedhjeve parlamentare partitë lejohen të transmetojnë spotet e tyre.

 

Duel televiziv në ARD në prag të zgjedhjeve: Angela Merkel dhe Frank - Walter Steinmeier

Kjo argumentohet me shpjegimin se spotet kontribuojnë në plotësimin e detyrës informative të ARD-së. Por nga ana tjetër ato janë thjesht propagandë partiake. Për të mbajtur ekuilibrin stacionet e ARD-së deklarojnë se nuk mbajnë përgjegjësi për përmbajtjen e reklamës.

E njëjta mospërputhje është edhe në rastin, kur politikanët, që bëjnë pjesë në këshillin e radio-televizionit, ushtrojnë ndikimin e tyre në zgjedhjen e intendantit. Këshilli i medias kontrollon buxhetin e stacioneve dhe përcakton edhe intendantin. Dhe ndodh jo rrallë, që intendanti të jetë pastaj anëtar i një partie me ndikim në këshillin e medias.

Edhe 60 vjet pas themelimit, karakteri publik i ARD-s nuk preket

Karakteri federal publik i radios nuk preket edhe 60 vjet pas themelimit të saj. Stacionet e landeve kanë gjithmonë programet e tyre, që financohen nga sistemi i taksës televizive të mbrojtur nga shteti por janë të distancuar nga ndikimi i shtetit

ARD, një medie moderne me teknologjinë më të fundit digjitale

Kështu ndodhi edhe në fundin e viteve 50-të, kur kancelari i atëhershëm Konrad Adenauer deshi të themelonte një stacion propagandistik të afërt me shtetin, me emrin "Deutschland Fernseher GmbH". Ai dështoi me këtë ide me 28 shkurt 1961 në Gjykatën Kushtetuese, e cila ua dha landeve kompetencën absolute mbi radiostacionet. Pasi morën zemër nga ky vendim, kryeministrat e landeve pas dy muajsh vendosën të themelonin një stacion televiziv të dobisë publike: Kjo ishte ora e krijimit të kanalit të dytë televiziv gjerman, ZDF, i cili nisi punën me 1 prill 1963.

ARD-ja një gjigand mediatik

Ndërkohë ARD-ja e vogël është bërë një gjigand mediatik. Të nëntë stacionet radiofonike të landeve kanë afro 20 000 punonjës dhe shumë më tepër profesionistë të lirë, ata transmetojnë njëmbëdhjetë programe televizive, 55 programe radiofonike, ofrojnë shumë programe digjitale dhe kanë 16 orkestra dhe tetë kore. Buxheti i përgjithshëm i të gjitha stacioneve arrin afro 6,3 milionë në vit. Krahas studiove të shumta brenda vendit ARD-ja ka afro 100 korrespondentë radioje dhe televizioni në 30 vende.

Në 60 vitet e ekzistencës së saj ARD-ja ka arritur të bëhet pjesë e së përditshmes së njerëzve në Gjermani.

ARD-ja kuotë të lartë teleshikuesish

Që prej vitit 1952 , në orën 20:00 transmetohet emisioni aktual i lajmeve, "Tagesschau". Ky emision deri në hapjen e stacioneve private në vitet 80-të ka qenë një institucion i vërtetë në Gjermani, një emision, që e shihte gjithkush, që pretendonte të ishte i informuar mirë. Akoma sot ai ndiqet nga dhjetë milionë teleshikues në ditë.

Me emisionet e saj kualitative ARD-ja ka një kuotë të lartë teleshikuesish dhe mban një vend të respektueshëm në konkurrencën me stacionet private.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Shuhet në moshën 82 vjeçare aktorja Esma Agolli (06.05.2010)
RUSI: KA VDEKUR POETI VOZNJESENSKI (06.01.2010)
KAFEJA SI PRETEKST PËR IDENTITETIN SHQIPTARNga FATMIR TERZIU (06.01.2010)
ARKITEKTURË: SHBA, GLASS HOUSE NË PYLL (05.31.2010)
"WOYZECK" NË SKENËN E AKADEMISË SË ARTEVE NË TIRANË (05.29.2010)
SADIK KRASNIQI NË GJUHËN RUMUNENga BAKI YMERI (05.29.2010)
NJË LETËR FISNIKUT "TEATRI KOMBËTAR"Nga DR. PËRPARIM KABO (05.29.2010)
PAOLO COELHO, 'MICK JAGGER I LETËRSISË' (05.26.2010)
JOLANDA GUAZZONI NË SHKRIME DHE KUJTIMENga ELSA DEMO (05.26.2010)
MCCARTNEY JEP KONCERT PËR ÇIFTIN OBAMA (05.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]