VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - THEDE KAHL: RUMUNËT DHE ARUMUNËT DALLOJNË NGA NJËRI TJETRI

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:06am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
THEDE KAHL: RUMUNËT DHE ARUMUNËT DALLOJNË NGA NJËRI TJETRI
E Shtunë, 06.19.2010, 06:34am (GMT+1)

Prof. Dr. Thede Kahl, Akademia Austriake e Shkencave

Çfarë janë arumunët apo vllehët, cili është identiteti i tyre, pse përpiqet Rumania t`i quajë si pjesë të popullit rumun, dhe pse bëhet luftë me shifrat kur përmenden arumunët e Greqisë dhe Shqipëristë? Prof. Thede Kahl jep përgjigje për këto pyetje. Ai ka shkruajtur doktoraturën me studimin e vllehëve të Ballkanit. Studimi i tij është botuar në librin "Etniciteti dhe ndarja hapësinorë e arumunëve në Europën Juglindore."

Deutsche Welle: Prof. Kahl, çfarë janë arumunët, ose vllehët e Shqipërisë?

Prof. Dr. Thede Kahl: Rumunët e veriut të Ballkanit dallojnë nga arumunët ose vllehët në jug të tij. Duhet shpjeguar se në të gjitha popujt e Evropës juglindore dhe në Rumani gjatë mesjetës ka qenë e zakonshme që rumunët të quhen vllehë. Me fillimin e identiteteve nacionale dhe të shteteve nacionale në Europën Juglindore, shohim tek vendet ku jetojnë rumunët në Ballkanin verior, pra mes vllehëve një rikthim të rënjëve latine. Bota vllehe heq dorë nga emërtimi i vjetër dhe kalon tek emërtimi rumun, domethënë që t`i quajë vllehët rumunë. Nëse ne sot gjejmë vllehë në Ballkanin jugor, Shqipëri dhe Greqi atëherë kemi të bëjmë me emërtim të njëjtë. Por, rumunët që krijojnë shtetin në veri të Ballkanit dhe vllehët në jug të Ballkanit dallohen nga njeri tjetri. Nga pikëpamja gjuhësore rrënjët janë të njëjta tek e ashuquajtura latinishtja vulgare, dialekti roman që flitej prej popujve të lindjes. Por gjuhët janë zhvilluar të ndara nga njera tjetra, që prej më shumë se 1000 vjetësh kanë zhvillime të ndryshme dhe janë sot aq të ndryshme saqë nuk mund të kuptohen dhe në përgjithësi nuk kanë bazë për një identitet të përbashkët. Në mes të vllehëve (arumunëve), nuk mund të gjenden njerëz që identifikohen me rumunët, dhe anasjelltas.

Deutsche Welle: Atëherë pse përpiqet Rumania t`i quajë vllehët të vetët?

Prof. Dr. Thede Kahl: Në princip që prej krijimit të shtetit rumun dhe lindjes së idesë nacionale rumune, ka lindur edhe ideja që praktikisht jo vetëm rumunët që jetojnë në territoret e shtetit pra rumunët daku, por edhe të gjithë popujt që dikur janë quajtur vllahë, që flasin gjuhë që i ka rrënjët tek latinishtje vulgare, të numërohen brenda popullit rumun. Jo vetëm arumunët në Greqi dhe Shqipëri, por edhe rumunët meglenë në Maqedoni, dhe istro-rumunët në Kroaci. Kjo do të thotë që pikëpamjet nacionale rumune i shohin të gjitha këto grupe si pjesë përbërëse e popullit rumun. Nga pikëpamja etnografe kjo është një mënyrë e të menduari e "Rumanisë së Madhe", dhe nuk i përgjigjet identitetit të këtyre njerëzve. Arumunët në Shqipëri dhe në Greqi, kanë qenë shumë të lidhur me bizantizmin dhe mësuan më shumë greqisht dhe shqip e u përshtatën me sunduesit osmanë. Ata nuk kanë patur të bëjnë me rumunët në veri të gadishullit, për 1000 vjet me rradhë ata nuk kanë qenë në kontakt me Rumaninë dhe Moldavinë. Pra në princip është ide nacionaliste e shtetit rumum, që kërkon t`i ketë pjesë të saj këto grupe. Kjo ka bërë që në shek. e 19 -të Rumania të ngrinte një sistem arsimor në jug të Ballkanit, me mbi 100 shkolla dhe kisha, në mënyrë që të pengonte arumunët që të vazhdonin të asimiloheshin gjuhësisht në shqiptarë dhe grekë dhe t`i rumanizonin, duke u përpjekur që atë gjuhë romane që u kishte mbetur ta kthenin në rumune, dhe kështu të shtonin popullsinë rumune. Por nuk ia dolën kësaj mbanë me sukses.

Deutsche Welle: Kalojmë tek arumunët më pas. Unë kam patur shoqe dhe shokë që janë arumunë, që e kemi ditur që kemi ditur që ata flasin edhe një gjuhë tjetër përveç asaj shqipe dhe që quhen arumunë, që kanë një prejardhje tjetër. Por kjo nuk na ka penguar gjatë sistemit komunist. Si shpjegohen lëvizjet e mëpastajme, kanë të bëjnë me kthim në identiet?

Prof. Dr. Thede Kahl: Nëse sheh sot identitetin e arumunëve të Shqipërisë, duhet të shohësh që ekziston një ndryshim i madh para 1990 dhe pas 1990-ës. Mund të thuhet se ka ata kanë patur një identitet gjuhësor që i ka dalluar nga pikëpamja gjuhësore dhe kulturore nga shqiptarët. Para 1990-ës nuk ka patur konflikt identiteti që do tu thoshte pjesës më të madhe të njerëzve që të mos ishin lojal me Shqipërinë, kushtet kanë qenë krejt të tjera në atë kohë. Pas vitit 1992, 93 shohim njw zgjim identiteti duke filluar me Shqipërinë jugperëndimore dhe qëndrore, ku u krijuan shoqata arumune që filluan të kujdeseshin për gjuhën arumune dhe kulturën. Krejt në fillim kjo ishte një lëvizje kulturore dhe gjuhësore e përqëndruar në ruajtjen e identitetit lokal të arumunëve shqiptarë. Por shumë shpejt kjo lëvizje filloi të vendosej në kontakt me Ambasadën rumune, me politikanët rumunë me shpresën e marrjes së ndonjë ndihme. Nga ana tjetër, ata persona që përpiqen të distancohen nga arumunët dhe rumunët, kanë tendencë të jenë grekofilë, pra orientohen më shumë nga Greqia. Në Shqipëri u pa në mes të viteve nëntëdhjetë që orientimi drejtohej nga përfitimet ekonomike. Nëse Rumania ofronte bursa për arumunët që jepnin provimin për të thënë se kuptojnë pak rumanisht prandaj mund të studiojnë në Rumani, atëherë gatishmëria për tu treguar rumun është sigurisht më e madhe. Dhe është e qartë që Greqia ka shance më të mëdha që t`i deklarojë arumunët si grekë, sepe ka qenë dhe është vend më i pasur se Rumania, dhe ka kohë që është në BE. Duhet thënë se politikanët e atjeshëm kanë qenë të interesuar në përfitime më shumë se sa në ruajtjen e kulturës së vetë lokale. Nëse do të ishte për ruajtjen e kulturës, atëherë ata do ta kishin bërë këtë pa Rumaninë dhe Greqinë sepse kultura arumune është krejtësisht e pavarur dhe gjuha shumë larg rumanishtes.

Deutsche Welle: Pse bëhet luftë me shifrat sa herë bëhet fjalë për arumunët e Shqipërisë dhe Greqisë?

Prof. Dr. Thede Kahl: Nëse merresh me shifrat dhe pyet sa arumunë jetojnë ku, atëherë ke problemin që ke gjithnjë kur përpiqesh të përcaktosh pakicat. Sepse zyrtarisht në princip pakicat dalin nga numërimi i popullsisë. Nëse për shembull në Greqi nuk bëhet numërim popullsie ku të dalin në pah pakicat, atëherë del se numri i arumunëve në Greqi është zero. Megjithatë në Greqi jeton numri më i madh i arumunëve. Nga pikëpamja etnografike, mund të bëhen vlerësime dhe të thuash që në Greqi jetojnë 200 mijë arumunë dhe në Shqipëri 100 deri 150 mijë. Por këto janë vetëm vlerësime, sepse nëse dëgjon shoqatat e arumunëve ata përpiqen ta rrisin numrin e arumunëve për të marrë më shumë të drejta.

--

Arumunët, minoritet kulturor apo ethnik?

Në Shqipëri është hapur debati publik lidhur me popullsinë vllahe ose arumune, statusi zyrtar i të cilës është ai i një grupi etno- kulturor. Presidenti rumun, Trajan Basesku kërkoi statusin e minoritetit kombëtar

Origjina e popullsisë vllahe ose arumune ka qenë dhe mbetet një objekt studimi i historianëve perëndimorë që merren me Ballkanin. Teza e tyre mbizotëruese është ajo e një popullsie të lashtë me origjinë trako- ilire.

Prof. Beqir Meta, studiues, Drejtor i Institutit të Historisë në Tiranë thotë se kjo tezë për origjinën e vllahëve përkon edhe me pikpamjen e historiografisë shqiptare. "Autorë rumunë mbrojnë tezën se më shumë gjasa ka që kjo të jetë një popullsi trako- ilire, e romanizuar, që ka qëndruar për një kohë të gjatë në këto territore dhe ka ruajtur karakteristikat e saj deri në ditët e sotme."

Historia duket se ka bërë të vetën duke mos i dhënë shanset popullsisë vllahe të krijojë një shtet të vetin, por të vijë duke u asimiluar dher integruar me popullsisirë e vendeve ballkanike. Vllahët sot nuk janë një popullsi kompakte në një territor të caktuar por gjënden të shpërndarë në grupe etno- kulturore në Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Serbi, Rumani madje deri në Kroaci pa patur një komb mëmë. "Nuk është kombi rumun kombi mëmë i popullsisë vllahe. Prandaj edhe vllahët quhen "arumunë". Kur kombi rumun është krijuar, ky grup etno- kulturor ka ekzistuar në territoret e veta, ka një lashtësi shumë më të madhe se moment i formimit të kombit rumun," thotë Beqir Meta.

Kjo popullsi e lashtë me origjinë trako ilire humbet në rrjedhat e historisë për t'u rishfaqur në dokumentat historike, në shek V dhe VI. Në shek. XVII ajo paraqitet mjaft e fuqizuar dhe bashkë me shqiptarët krijon në qytetin e Voskopojës një kulturë tepër të përparuar për kohën. Rënia e Perandorisë Otomane dhe krijimi i shtetit të pavarur shqiptar i gjen vllahët si pakicë etno- kulturore. Një komision hetimor i Lidhjes së Kombeve, i ardhur në Shqipëri në vitin 1921 për të verifikuar dhe regjistruar minioritetet etnike nuk i klasifikon vllahët si një minoritet etnik por një grup etno- kulturor të integruar në shoqërinë e shumicës shqiptare. Komisioni njohu si minoritete kombëtare në Shqipëri atë grek, maqedoans dhe serbo- malaze, që janë të tillë edhe sot e kësaj dite. Që nga formimi i shtetit shqiptar dhe deri më sot ka ndodhur një integrim ekonomik, politik dhe shpirtëror i popullsisë vllahe me atë shqiptare.

Këto argumenta janë në bazë të qëndrimit kundër që historiani Beqir Meta ka ndaj kalimit të statusit të popullsisë vllahe në Shqipëri nga ao e një grupi etno- kulturor në atë të një minoriteti kombëtar. "Të përpiqesh të krijosh minortitete kombëtare atje ku ato nuk janë ështe e rrezikshme. Kjo nuk është as në dobi të integrimit europia, as të proceseve demokratizuese që ndodhin në Shqipëri. Dhe ajo që është më e rëndësishme nuk është në dobi as të popullsisë vllahe qe tani e sheh veten të njësuar me popullsinë shqiptare, të barabarteë në të gjitha pozicionet drejtuese të shtetit, ekonomisë, shkencës, kulturës artit.

Por nuk mendon kështu Jani Gusho, anëtar i kryesisë së shoqatës," Arumunët e Shqipërisë", e cila që prej 15 vitesh kërkon që popullsia vllahe të gëzojë statusin e minoritetit kombëtar. "Përderisa flitet për një popullsi vllahe që jeton në Shqipëri, Maqedoni, Greqi, Serbi, Bulgari, ajo ka një gjuhë të përbashkët që na lidh kudo qe jemi. Karakteristiaka kryesore e një popullsie është gjuha".

Jani Gusho, kërkon që arumunët të njihen si pakicë etnike.

Ai thotë se vllahët në Shqipëri nuk janë të diskriminuar, por marrja e statusit ë minoritetit kombëtar do t'u krijojë atyre mundësi më të mëdha për të ruajtur pikërisht gjuhën dhe traditat, sidomos kur Shqipëria si një vend potencial për anëtarësim në BE do të ketë detyrime të tjera nga ato që ka sot, për të plotësuar ndaj minoriteteve kombëtare. (http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
UNIVERSITETI NEHEMIA ME MODEL TË RI STUDIMI (06.13.2010)
PËRVJEDHJE NË INTERNET TË ALBUMIT "RECOVERY" TË EMINEMIT DY JAVË PARA KOHE (06.09.2010)
ME HOJE E DYLBINJ SHIKOJ SA MË DO, ZILE SHEGEPoezi nga ENDRI VELA (06.08.2010)
TWILIGHT TRIUMFON NË MTV MOVIE AWARDS (06.07.2010)
SOT NË LOS ANXHELOS MTV MOVIE AWARDS (06.06.2010)
OBJEKTIVE DHE KRITIKE - 60 VJETORI I RADIOS GJERMANE ARD (06.05.2010)
Shuhet në moshën 82 vjeçare aktorja Esma Agolli (06.05.2010)
RUSI: KA VDEKUR POETI VOZNJESENSKI (06.01.2010)
KAFEJA SI PRETEKST PËR IDENTITETIN SHQIPTARNga FATMIR TERZIU (06.01.2010)
ARKITEKTURË: SHBA, GLASS HOUSE NË PYLL (05.31.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]