VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PËR NJË TITULLNga MIMOZA DAJÇI

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 05:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

PËR NJË TITULL

Nga MIMOZA DAJÇI


E Djelë, 09.26.2010, 11:55am (GMT+1)

Zequa vinte nga goxha background familjar, pasi kishte patur edhe një vëlla të rënë dëshmor gjatë kohës së luftës, paçka se një dajo që kishte qenë me Ballin e kishte mohuar, dmth e kishte bërë hasha. E se mos ishte Zequa i pari - të tjerët kishin mohuar edhe babanë në kësi rastesh, për një copë karrike. Se ç'kishte firmosur edhe nja dy ekspertiza letrare, e kështu na qe bërë edhe deputet në parlamentin e asaj kohe. Mbahej si personalitet e si shkrimtar dhe gazetar me emër. Për të tillë e njihte partia, lagja, rrethi shoqëror e së fundi edhe familja. Thonë se edhe në shumë vepra e fjalime të merhumit Hoxha kishte dorë edhe pena e tij. Pra një jetë të tërë me laps e letër në dorë i biri botës, por edhe kot nuk e mbante merhumi xhanëm rreth oborrit për afro të gjysmës së shekullit. Qerratai Zeqo shkonte e nga shkonte, por ama kokën linte për udhëheqësin shpirtëror. Edhe kur vdiq ai, thonë se u vesh pis në të zeza, e qau e qau si çilimi për një periudhë të gjatë kohe. Tre muaj qëndroi i mbyllur pa dalë nga shtëpia.

***

- Po ti ç'ke kështu e pyeti një ditë e shoqja - se je matufjepsur fare duke qëndruar i mbyllur brenda - i gjalli me të gjallin e i vdekuri me të vdekurin.

- E di, që e ke mirë ti Lulkë (ashtu e thërriste nganjëherë me përkëdheli të shoqen, Zymbylkën) mjaft qëndrova i mbyllur në shtëpi, por më bëj gati kostumin e zi, këmishën e zezë, kollaren e zezë, këpucët e zeza, e të vete t'i hedh një tufë me lule tek varri të ndjerit.

- U të martë e mira more burrë, po akoma do t'i mbash këto të shkreta të zeza, se na plase shpirtin, i mërzite edhe fëmijët, sikur ta kishe baba?- vazhdoi e sëkëlldisur ajo.

- Pusho grua, posi baba e kisha i përgjigjet së shoqes duke shtrënguar rreth vetes ushkuarin e pizhameve të zeza, që mbate veshur gjatë ditës nëpër shtëpi.

- E po vishet tjeri me të zeza, sikur të jetë grua, ty të kam parë, do na tallin edhe bota. Po mirë more Zeqo, sa baballarë ke zotrote, po Kiçon e harrove, që e ke akoma gjallë, apo nuk është yt atë, e të ka gjetur rrugëve? i thotë Lulka e shqetësuar.

- Pusho grua të thashë, se udhëheqesi nuk ishte vetëm babai im, por i yti, e i të gjithë kombit. Gjithë këto të mira që kemi moj grua nga i kemi, nga ai i kemi, punën, deputetllëkun tim, shkollën e fëmijëve, apo i harrove. Shokët e mi që nuk shkruan e brohoritën për të, ti e di shumë mirë se çfarë pësuan në jetë. E ti më thua mos qaj, e mos u vish me të zeza. Të qaj, e të qaj, sa të pëlcas dhe pak e kam.

- Po dynjaja që do të shohin kur të dalësh në rrugë pas tre muajsh, si do t'u thuash - e pyet ajo përsëri.

- Shkrimtari ka tre muaj leje krijimtarie, e unë i harxhova të gjitha në shtëpi për një vepër madhore. Ja kështu do t'u them të tjerëve, që edhe ty të ha meraku i tyre. Prandaj shko e më bëj rrobat gati e të dalë se u bëra vonë për në varreza, e mos harro edhe borselinën e zezë që të dukem një çikë i kapardisur si deputet që jam.

Zymbylka pasi mblodhi gjithë garderopën që i kërkoi i shoqi, kthehet e i a tregon. Por kur Zequa shikon që në vend të kollares se zezë ajo i kishte sjellë kollaren e kuqe, i hypën gjaku në kokë.

-Po ç'më ke sjellë moj grua, ç'më ke sjellë, ç'është kjo kollare e kuqe, sikur do të vete në ballo, të zezën, të zezën të thashë.

-Po ti gjithë jetën të kuqe e ke mbajtur kollaren more Zeqo, tani na e do të zezë, do na vishesh si fashistët që moti kërcen e i thotë Zymbylka e besdisur mbrapa derës së dollapit.

-Po lëri fashistët tani moj grua, ç'na kujton kohën e luftës, nuk thua shyqyr që e hodhëm matanë atë te flamosur lufte vetëm me një dëshmorë në familje, se për pak ikëm të gjithë si qeni në rrush... se kur njeriu është në zi edhe rrobat e zeza do t'i veshë i përgjigjet Zequa duke vështruar veten në pasqyrë.

* * *

Pasi u vesh, u rua e u pastrua mirë e mirë Zequa, gruaja po priste që ai të dilte e kjo të shkonte tek gjitonia përballë.

-Hë Zeqo, gati je, dil tani, se do të vete të pi një kafe tek Santhipja, se ka kohë që s'ma ka parë filxhanin, e mos kemi ndonjë haber të mirë për ty.

-Jo, tani nuk dal i a kthen Zequa i mërzitur edhe pse ishte veshur e bërë gati për të shkuar për qokë.

-Pse mo ç'pate, mos je gjë sëmurë, se sikur je zverdhur ca.

-Jo, moj jo, por mua kujtua artikulli që shkruajta mbrëmë, kur zotrote më gërhinje për shtatë palë qejfe, e që akoma nuk i kam vendosur një titull. Ti e di, që kur unë shkruaj një material, apo një reportazh e kam të vështirë të shkretin ti vë një titull.

-E po ç'na gjeti me ty more Zeqo, e ke bërë zakon të keq këtë punë, se edhe kur lindën fëmijët pas tre muajve me gjobë ua ngjitëm emrat e tyre. Ti edhe nuk e ke sefte të shkruarën, je me goxha emër e me goxha bagazh në kokë, si shkrimtar, shkruan çdo ditë nga dy faqe gazete, e kur vjen puna tek titulli çmend dynjanë e stopohesh në vend.

-Po hë moj grua, ja si thua ti edhe tani që vendosa të dalë e t'i hedh një tufë me lule të ndjerit, s'më le meraku i titullit të materialit që më duhet nesër patjetër për në gazetë. Më beson, gjumi i natës nuk më zë për atë të ngratë titull, aq shumë më mundon.

-Në do të më pyesësh mua, lëre pa gjë fare. Ja ashtu pa kokë i bie shkurt Zymbylka.

-Je në vete, si pa gjë fare, pse ç'u bë materiali - statujë, që mund ta le pa kokë. Nuk shkon ashtu, le që nuk ma boton njeri, sidomos në këtë situatë, që ka vdekur edhe udhëheqësi ynë i ndritur, do ma marin për gabim politik. Eshtë punë armiqësore do më thonë, e ta ha edhe unë për një titull thua ti.

-Prandaj grua vrisni mendjen edhe ti edhe fëmijët, që kur të kthehem në shtëpi t'i keni venë një titull artikullit tim.

 

MIMOZA DAJÇI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
THUAJA HËNËSNGA VEHBI SKËNDERI (09.22.2010)
PERU: ËSHTË ZBULUAR NJË QYTET I HUMBUR (09.20.2010)
SUSAN BOYLE HYN NË GUINNESS TË REKORDEVE (09.20.2010)
JENNIFER LOPEZ TEK "AMERICAN IDOL" PËR 12 MILIONË DOLLARË (09.16.2010)
SHPRESA GASHI, NJË IKONË QË LIDH DY SHEKUJNga MUSA AHMETI dhe FLORA DYRMISHI (09.16.2010)
MANITË DHE KAPRIÇOT E LLAZI SËRBOS NË SHESHIN E XHIRIMITNga ROLAND GJOZA (09.16.2010)
LLAZI SERBO: DUA NJË VDEKJE TË MADHE, SI AJO E BEKIM FEHMIUTNga BARDHYL BERBERI (09.14.2010)
ÇMENDURIA E FUNDIT E LADY GAGA MBI TAPETIN E KUQ (09.14.2010)
KUR VLORËN E NJEH NGA LIBRI... ...NGA EMRI I SHKRIMTARES VILHELME VRANARI HAXHIRAJShkruan: FATMIR TERZIU (09.13.2010)
ZBULOHET LIBRI I PANJOHUR I EQREM VLORËSNga FATMIRA NIKOLLI (09.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]