VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHOQATA ATDHETARE KULTURORE KOMBI E WORCESTER, MA - SHBA24 PRILL 2008 - 24 PRILL 2011Nga ARTUR VREKAJ

                                                                                      

E Hënë, 05.20.2024, 05:33pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

SHOQATA ATDHETARE KULTURORE KOMBI E WORCESTER, MA - SHBA

24 PRILL 2008 - 24 PRILL 2011

Nga ARTUR VREKAJ


E Premte, 04.22.2011, 09:06am (GMT+1)

Tre vjet me moton: " Një KOMB - Një gjuhë shqipe - Një flamur"

Shoqata shqiptaro-amerikane atdhetare kulturore KOMBI është themeluar me 8 mars 2008 në qytetin e Worcester, (Uster) të shtetit Massachusetts ne SHBA dhe Ã«shtë regjistruar në shtetin Massachusetts më 24 Prill 2008.

Nismetarë janë Dalip Karameti, Neptun Bumçi dhe Shyqeri Bytyçi.

52 firmetare moren pjese ne mbledhjen themeluese.

Misioni

Misioni i kesaj shoqate eshte te bashkoje shqiptaret e ardhur nga Shqiperia dhe Kosova ne Amerike, te prezantoje e trashegoje historine, kulturen dhe traditat kombetare, te edukoje brezin e ri te shqiptaro-amerikaneve me mesimin e Gjuhes Shqipe dhe te perfaqesoje denjesisht ne shoqerine amerikane komunitetin shqiptar te Worcester County ne shtetin Massachusetts te SHBA.

Struktura organizative

Organi me i larte ekzekutiv eshte Asambleja e pergjithshme me mbi 74 anetare aktive nga e cila zgjidhet Komisioni i Zgjedhjeve. Keshilli drejtues i shoqates KOMBI eshte organi funksional qe udheheq veprimtarine atdhetare, kulturore dhe edukative ndermjet dy mbledhjeve te pergjithshme i zgjedhur me kandidatura vullnetare qe votohen nje here ne dy vjet.

Zgjedhjet e para demokratike me kandidatura vullnetare dhe voting te fshehte u mbajten me 8 maj 2010 ku moren pjese ne votime anetare me kuotizacion te paguar .

Kryetar eshte Ilir Maci dhe sekretar eshte Artur Vrekaj. Anetarja e Keshillit Rezarta Reso eshte edhe Drejtore e Shkolles Shqipe Naim Frasheri nisme e shoqates KOMBI per komunitetin shqiptar.

Anetare te tjere te Keshillit Drejtues jane Sotir Proko, Dalip Karameti,Maksim Lamani,Shyqeri Bytyci, Ramadan Nuhaj, Kostanca Turtulli, Abedin Bucolli dhe Axhem Spahiu te zgjedhur me vote lire ne zgjedhjet e pergjithshme te 8 majit 2010.

Bazuar ne misionin e saj, Shoqata KOMBI hapi Shkollen Shqipe Naim Frasheri per femijet e komunitetit shqiptar me 3 tetor 2009 ne shkollen publike amerikane Elm Park Community School duke e regjistruar ne shtetin Massachusetts si program edukimi I shoqates KOMBI per Komunitetin Shqiptar te Worcester County.

Shkolla Shqipe Naim Frasheri

Shkolla Shqipe Naim Frasheri eshte edhe veprimtaria kryesore ku eshte perkushtuar Shoqata KOMBI per sensibilizimin e komunitetit me qellim fuqizimin e shkolles dhe masivizimin e saj. Shkolla Shqipe Naim Frasheri eshte ne kontakt me Shkollen Udha e Shkronjave ne Tirane, Shkollen Shqipe Skenderbeg Parma ne Itali, Shkollen Shqipe te Athines ne Greqi si dhe po punon per thellimin e ketij bashkepunimi per unifikimin e shkollave shqipe te Diaspores shqiptare.

Ne vitin e dyte te saj Shkolla Shqipe Naim Frasheri ka 48 nxenes te ndare ne tre grupe mesimore: parashkolloret,niveli fillestar I gjuhe sshqipe dhe niveli perparuar I gjuhes shqipe.

Sivjet, nen kujdesin e Stafit Drejtues te Shkolles Shqipe Naim Frasheri dhe shoqates KOMBI u be i mundur pajisja me tekste shkollore si Abetare,Gjuhe Shqipe 2, Histori dhe Gjeografi te miratuara nga Ministria e Arsimit te Shqiperise e te gjithe nxenesve . Ky project u financua nga professor Peter Christopher,PHD me origjine shqiptare professor ne WPI ,universitet me ze ne Amerike.

Vlen te permendet perkushtimi dhe zbatimi i metodave bashkekohore te mesimdhenies nga kordinatorja Aurora Minga dhe mesueset Elsa Lubonja, Dorina Hoxhaj dhe Krisanthi Gjenerali qe kane experience jo vetem ne Shqiperi por edhe ne shkollat publike amerikane.

Shkolla Shqipe Naim Frasheri zhvillon programin e saj mesimor ne ambjentet mesimore te Kishes Shqiptare Fjetja e Shen Merise prej Tetorit 2010. Programi mesimor mbeshtetet ne lendet e e Gjuhes shqipe, Historise dhe Gjeografise. Familjet shqiptare jane te mirepritura te sjellin femijet e tyre cdo te shtune nga ora 10 e 30 paradite deri 12 e 30 pasdite me synim shtimin e kurseve per te plotesuar me shume interesat e femijeve te komunitetit shqiptar.

Bashkepunimi me te zgjedhur nga populli ,me drejtues te institucioneve amerikane dhe me shoqatat shqiptare ne Amerike rruga e vetme per promovimin dhe realizimin e misionit te shoqates KOMBI

Keshilli Drejtues ne vizionin e tij per ardhmerine e shoqates KOMBI eshte perkushtuar per krijimin e sa me shume urave te bashkepunimit .

Keshtu vlen te permenden takimet me Kongresmenin Jim McGovern, me Ma State Representative John Mahoney, dhe me kryetarin e Bashkise Worcester Joseph O'Brien.

Gjithashtu, takime te herepashershme me perfaqesi te keshillave drejtuese te Shoqatave Kosova dhe Massbesa Boston me Presidentin e Bordit te Kishes Shqiptare Gregory Steffon,me aktiviste te komuniteit shqiptar te Massachuetts si William Johnson, me verpimtare te AANO ,dega Worcester, me organizata komunitare amerikane si Network Center e Worcester etj.

Jane krijuar lidhje me Konsullaten e Kosoves ne New York si dhe me konsullin e nderit te Shqiperise ne Boston z. Stefan Koci.

Jane krijuar ura bashkepunimi me Shkollen Udha e Shkronjave ne Tirane e cila ka ndihmuar me tekste mesimore te miratuara nga Minsitria e Arsimit te Shqiperise .

Eshte ne process binjakezimi i shkolles shqipe Naim Frasheri nen kujdesin e shoqates KOMBI dhe shkolles shqipe Skenderbeg te shoqates Skenderbeg ne Parma te Italise nje projekt me vlera i drejtuar nga koordinatorja Aurora Minga per unifikimin e programeve mesimore e ndihme te ndersjellte midis shkollave shqipe te diaspores.

Kalendari i Veprimtarive te shoqates KOMBI

per periudhen 3- vjecare prill 2008 - prill 2011

Festimi i 100 vjetorit te Kongresit te Alfabetit ne vitin 2008.

Festimi i 100 vjetorit te lindjes se Nene Terezes 26 gusht 2010

Ekspozita ne sklupture me punime per Nene Terezen nga skluptori Vasil Rrakaj.

Festimi i 28 dhe 29 nentorit 2008, 2009 dhe 2010

Festimi i pavaresise se Kosoves 2009 ,2010 dhe Java e Kosoves ne Massachusetts ne shkurt 2011

Pjesemarrja ne Paraden e Dites se Kolombit me te gjitha komunitetet e qytetit Worcester. 10 tetor 2010

Pjesemarrja ne Paraden e Dites se Shen Patrikut 13 mars 2011

Ekspozita e Talenteve shqiptare ne vizatim dhe picture me banim ne Shqiperi dhe Amerike Qershor 2010

Promovimi e prezantimi i figurave te komunitetit shqiptar si veprimtaria kushtuar Profesor Peter Christopher ,PHD shtator 2010

Sofra poetike me poete e talente te letrave shqipe te komunitetit shqiptar Janar 2009.

Dita e balonave me femije te komuniteit shqiptar te Massachusetts ne gusht 2010.

Takimi me kandidatet per Massachusetts State House me 25 tetor 2010 si pjese e koalicionit me 12 organizata komunitare.

Nisma te Shoqates KOMBI

Hapja e Shkolles Shqipe Naim Frasheri me 3 tetor 2009 per komunitetin shqiptar te Worcester, Massachusetts te SHBA

Kerkesa qe i eshte bere Bashkise Worcester per te vendosur nje statuje te nene Terezes si simbol te identitetit kombetar.

Bashkimi i te gjithe shoqatave dhe institucioneve fetare shqiptare qe veprojne ne Massachusetts dhe ne gjashte shtetet verilindore te Amerikes ne New England me qellim bashkimin e te gjithe shqiptareve per bashkepunim e mireorganzimin e veprimtarise atdhetare duke bashkerenduar me shoqatat Shqiptare Kosova dhe Massbesa e Boston Massachusetts.

Binjakezimi i Shkolles Shqipe Naim Frasheri te Worcester,MA me shkoillen shqipe" Skenderbeg Parma" te shoqates Skenderbeg ne Parma te Italise- nje projekt qe do ti sherbeje fuqizimit te shkollave shqipe ne Diasporen shqiptare.

Hapjen e Qendres Kulturore dhe Muzeut Etnik per gjithe komunitetet e Qytetit Worcester ne bashkepunim me perfaqesues te zgjedhur ne Kongresin amerikan.Shtetin Massachusetts dhe Bashkine E qytetit.

Bashkepunimi dhe programimi i perbashket i veprimtarive me kishen Shqiptare te Worcester si ure lidhjeje per dy valet e meigracionit shqiptar ne Amerike

Informimi i komunitetit shqiptar per veprimtarine e Shoqates KOMBI

Komunikim i drejteperdrejte me anetaresine dhe komunitetin nepermjet takimeve te lajmeruar me pare.

Buletini javor permes programit te radios ne shqip drejtuar nga Andrea Tanaca dhe Agjencise se pavarur te lajmeve ne Tirane Tir-Fax e drejtuar nga gazetari Zenel Celiku.

Kronikat televizive permes programit televiziv Arberia me reporter Ardian Murraj dhe kameraman Xhevdet Bacova nje program ne shqip qe eshte I mirepritur ne Worcester dhe permes paketes satelitore TvALBA shihet ne te gjithe Ameriken dhe Kanadane.

Po keshtu edhe programi televiziv per qytetin e Worcester Bota shqiptare drejtuar nga Arben Kamberi.

Shkrime periodike ne gazeten Illyria ne New York dhe ate online Zeri shqiptareve www.voal-online.ch ne Zvicer.

Faqja online e shoqates KOMBI www.kombiusa.com .

dhe ne Faceboook Albanian American Association KOMBI si dhe

Albanian-School Shkolla Shqipe Naim Frasheri

Donatoret e shoqates KOMBI

Familja Glozheni, familja Lekani , familja Mici, familja Maci Peter Christopher , Andrea Tanaca, Ardian Murraj, familja Nasto, familja Jahaj ne Worcester, Ma ;familja Reso ne Virginia , familja Kercuku ne Itali .

Kisha shqiptare e qytetit Worcester ,Massachusetts ne SHBA dhuroi falas ambjentet mesimore per vitin akademik 2010-2011 per shkollen shqipe Niam Frasheri.

Artur Vrekaj

Worcester,Massachusetts.

--

Boston 17 shkurt 2011

 

 

ILLYRIA

ARTUR VREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DAJÇ: TË EMIGRUARIT INVESTOJNË PËR PËRMIRËSIMIN E JETESËS NË FSHATIN E TYRE (04.22.2011)
MINISTRI BUJA PRITI NXËNËS DHE MËSIMDHËNËS SHQIPTARË NGA SUEDIA (04.18.2011)
BINJAKËZIMI I SHKOLLËS SHQIPE "NAIM FRASHËRI" E WORCESTER, MASSACHUSETTS - SHBA DHE "SKËNDERBEG PARMA" E PARMËS SË ITALISËNga ARTUR VREKAJ (04.18.2011)
REVY E MODËS ME VESHJE KOMBËTARE SHQIPTARE NË SKANDINAVI ORGANIZUAR NGA QKSH "MIGJENI" NË BORÃ…S TË SUEDISËNga SOKOL DEMAKU (04.18.2011)
HAPJA E NJË SHKOLLE TË RE NË BRONXNga MIMOZA DAJÇI (04.16.2011)
INICIATIVË QYTETARE E EMIGRANTËVE SHQIPTARË NË GREQI (04.15.2011)
ALBAN DACI FLET PËR RADION "ZËRI I MITROVICËS" (04.14.2011)
ORA SHQIPTARE - PROGRAMI MË I VJETËR RADIOFONIK I SHQIPTARO-AMERIKANËVE TË WORCESTER, MASSACHUSETTSNga ARTUR VREKAJ (04.12.2011)
MËSUESIT E GJUHËS SHQIPE NË GREQI (04.12.2011)
NJË GRAMATIKË E MËRGIMIT - NË DY GJUHË TË HUAJAEse nga ADRIAN KYÇYKU (04.11.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]