VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DITA E NËNËS: DASHURI, PËRMALLIM, NDERIM DHE RESPEKT I MADH PËR TË GJITHA NËNAT DHE GRATË SHQIPTARE NË BOTËNga BEQIR SINA, New York

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 12:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

DITA E NËNËS: DASHURI, PËRMALLIM, NDERIM DHE RESPEKT I MADH PËR TË GJITHA NËNAT DHE GRATË SHQIPTARE NË BOTË

Nga BEQIR SINA, New York


E Mërkurë, 05.11.2011, 09:14am (GMT+1)

Nju Jork : Oragnizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Shpresë dhe Paqe" festoi Ditën e Nënës - në SHBA

BRONX NY : Organizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Shpresë dhe Paqe" në New York, me presidente zonjën Mimoza Dajçi, festoi, dje Ditën e Nënës në SHBA. Festa e nënave u shoqërua me fjalime përmalluese, fjalë të ngrohta dhe shumë të dashuara, poezi dhe këngë. Çdo gjë për nënën dhe gruan, me vlerësime dhe inkurajime për gratë dhe nënat shqiptare, në SHBA dhe botë. U folë gjithashtu nga personalitetet amerikane edhe kontributin dhe rolin e gruas në familje e shoqëri. Sidomos u fol gjatë për gratë e nënat shqiptare, punën e tyre këtu në komunitet.

Me këtë rastë kjo organizatë, e cila është krijuar rishtazi, bëri dhe një fushatë të vogël fondmbledhëse" Fundraiser & Charity Event", në dobi të Grave të Kosovës dhe fëmijëve të tyre, të cilët janë prekur nga lufta dhe si pasojë janë me të meta dhe gjendja e tyre financiare, është e dobët. Gjiithashtu, kjo organizatë, tha se do të jap ndihmë për t'u ndihmuar sadpoak fëmijëve, prindërit e të cilëve ende janë të zhdukur në Kosovë.

Poetja, humanistja dhe veprimtarja e njohur e komunitetit znj. Rita Saliu, udhëheqëse e këtij tubimi , e cila, e bëri dhe më interesante këtë festë, teksa ajo u paraqitë me një stendë ku dalloheshin disa ekspozime të artikujve, dhe reportazheve të botuara në shtypin e kohës, gjatë luftës në Kosovë. Stenda e materialeve shoqëruar me fotgrafitë e marra prej axhensive më prestigjoze, ndërkombëtare, televizoioneve dhe gazetave botërore, pasqyruan veprimtarinë e saj - gjatë luftës në Kosovë, dhe tërhoqi vëmendjen e autoriteteve amerikane, të cilët e panë me kurreshtje e mjaft interesim.

Mbasi falemnderojë të gjithë pjesmarrësit, zonja Saliu iu kërkojë të pranishmeve që të nderojnë për disa çaste hymnet kombëtare të SHBA, Shqipërisë dhe të Kosovës. Më pasë ajo foli për hsitorinë e kësaj dite, dhe për gratë anembanë Shteteve të Bashkuara.

Zonja Saliu tha se "Ana Xharfis(Anna Marie Jarvis) është ideatorja që festa e nënës të bëhet festë zyrtare në SHBA megjithse ajo nuk ishte martuar kurrë dhe asnjëherë nuk u bë grua ose nënë, ajo ishte shumë e lidhur për nënën e saj. Dy vjet pasi vdiq nëna e saj, ajo filloi një fushatë të gjerë që përfshinte biznesmenët, ministrat dhe kongresmenët për të shpallur ditën e nënës si ditë pushimi në vend. Ajo ndjente se fëmijët nuk respektojnë atë që bëjnë nënat gjatë gjithë jetës, ashtu që shpresonte se kjo ditë kur të bëhet zyrtare, do të shtojë ndjenjën e djemve dhe vajzave kundrejt nënave dhe baballarëve që të forcohen lidhjet familjare.

Më tej tha ajo këtë gjest të Ana Xharfis(Anna Marie Jarvis) kisha më 10 Maj 1908, në Virxhinia, Filadelfia dhe Pensilvania e përshëndeti dhe nderoi shumë, dhe kështu filloi të festohet dita e nënës në Amerikë. Që atëherë, filloi edhe karafili të jetë si dhuratë e veçantë për këtë festë, në fillim i bardhë e pastaj i kuq.

Shpallja e parë zyrtare për këtë festë në SHBA ishte në vitin 1910, në perëndim të Virxhinia-s, krahinë e Oklahomës, ashtu që në vitin 1911, e gjithë SHBA e festoi këtë ditë. Ndërkohë, festa kishte filluar të festohet edhe në Meksikë, Kanada, Kinë, Japoni, Amerikën Latine, Afrikë etj. Atëherë, më 10 Maj 1913 kongresi amerikan u pajtua që këtë festë ta shpallë festë zyrtare, ndërsa si ditë festimi, u zgjedh e diela e parë nga muaji Maj.

Festën e bukur të grave e shoqëroi me një ese të Mimoza Djaçit, titulluar "Bisedojë me nënën në letër", Dardanesha Andoni - Gashi, gazetare, dhe redaktore e disa librave, vajza e atij që gjithë jetën e tij u quajt shovinistë sepse ishet autori i hartës së Shqipërisë Etnike, ishte autori i parë i gjeografisë - politike të Shqipërisë Etnike, e motra e Luan e Fatjon Gashit, dy nacionalistëve, që një jetë tërë e bënë vetëm për Shqipëri e Kosovë, teksa u tretën dhe shkuan me ëndërrën e tyre të madhe të bashkimit të të gjitha trojeve.

Një poezi shkruar enkas për këtë ditë, mbushur plot me mall e dashuri për mëmëdheun, nënën dhe gruan shqiptare, në vite, solli duke e recituar vetë dhe nëna ish e presekutuar nga Shqipëria, zonja Drita Çarçani,

Më pasë e përshëndetën me rradhë festën nënave e grave si dhe nderuan atë me pjesmarrjen e tyre autoritet vendore, personalitet të larta këto të shtetit të Nju Jorkut, Senatoria Ruth Hasell Thompson, Senatori Jeff Klein, Presidenti i qytetit të Bronx-it Ruben Diaz Jr, avokati i njohur e mik i dëshmuar i shqiptarëve Steven Kaufman, përfaqësuesia nga Zyra e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, James Vacca, Presidenti i Distriktit 49-të, në Bronx Z. Joseph Thompson, Drejtueset e Bordit të shkollës së mesme "Kristofor Kolombo", Julie Neriman e Jesseca Long, etj.

Gjithashtu, të pranishme ishin dhe përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, Konsullja e Përgjithshme Republikës së Kosovës në Nju Jork, znj. Arta Rama, Sekretarja e Parë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Washington D.C, znj. Gjeneza Budima, diplomatja Valeza Oruçi, etj. Në festën e grave morën pjesë me gratë e tyre, dhe udhëheqës të disa shoqatave dhe veprimtarë të dalluar të komunitetit.

Pas përshëndetjeve të përfaqësuesve të organizatave të ndryshme në komunitet, dipllomateve të Republikës së Kosovës, në SHBA, dhe udhëheqësve vendorë, kjo organizatë ndau për veprimtaret e veprimtarët e shquar në diasporë, si dhe për miqtë e ftuar disa "Çertifikata Mirënjohje", për të vlersuar punën e tyre në komunitet, dhe ndihmën që i kanë dhënë kësaj organizate.

Me këtë rast Oragnizata e Gruas Shqiptare - Amerikane "Shpresë dhe Paqe" në New York, në ditën Nënave në SHBA-ës, nderojë me "Çertifikata Mirënjohje" : Dr. Flora Brovinen, në Kosovë, Senatoren Rutht Hasell Thompson, në Nju Jork, zonjat Rita Saliu, Shqipe Biba, Hyrie Kupi, Rukie Ndreu, Shirley Cloyes - DioGuardi, gazetaret e Zërit të Amerikës Izabela Çoçoli e Zamira Edwards, Konsullën e Përgjithshme të Kosovës, diplomaten Arta Rama.

Ndërsa ka nderuar dhe gazetaren e gazetës "Bota Sot" Elida Buçpapaj, me motivacionin kurdoherë ka ka qenë e gatshme dhe e palodhur për të publikuar edhe veprimtarinë e kësaj organizate të re, si dhe për të hedhur dritë mbi të kaluarën e hidhur e rregjimit makabër komunist në Shqipëri, që sundoi mbi 50 vjet në vendin tonë. Gjithashtu, kjo organizatë nderoi edhe zonjën Sevdije Ahmeti, Sevdije Rexhepi, Drita Çarçani, Dardanesha Gashi, Frida Xenopulo, mezosopranon Rajmonda Dabulla (pas vdekjes), etj.

"Çertifikata Mirënjohje" u ndanë edhe për hartuesin e hartës së Shqipërisë Etnike Professor Ahmet Gashi (pas vdekjes), zotërinjtë Agim Karagjozi, Dr. Gjon Bucaj, Agim Rexhaj, Harry Bajraktari, deputetin e e Parlamentit të Kosovës, Florin Krasniqi, zotërinjët Sejdi Hysenaj, Zef Balaj, Marjan Cubi, Esad Rizai, Adem Saliu, Mark Gjonaj, gazetën "Dielli", editorin e saj z Dalip Greca,, gazetarët e komunitetit Beqir Sina, Halil Mula i TV21, Vehbi Bajrami pronarin dhe editorin e gazetës Illyria, dhe gazetarin Ruben Avxhiu, etj.

Presidentia e Oragnizatës së Gruas Shqiptare - Amerikane "Shpresë dhe Paqe" në New York, zonja Mimoza Dajçi theksoi se kjo është një ditë e veçantë për të gjitha nënat , në SHBA. Kjo, është një ditë e bukur edhe për organizatën tonë, tha ajo që tashmë jemi integruar plotësisht në kontinentin e ri. Ndërkohë ajo çmoi gratë e nënat, shoqet e saj që e kishin e vlerësuar këtë ditë, dhe që kishin që gjetur kohë për të festuar së bashku, me këtë organizatë.

"Sigurisht, tha zonja Dajçi në fjalën e saj të angazhohesh në një organizatë përpos angazhimeve të tjera, e të japësh kontributin për një kauzë të rëndësishme për gruan, nuk është e lehtë, e për këtë mision fisnik në rradhë të parë falenderoj vajzën time, e cila me ka mbështetur vazhdimisht në nismat e mija në dobi të çështjes shqiptare, si në përmbysjen e rregjimit komunist në Shqipëri, ku edhe ajo ka qenë pjesëmarëse në shumë tubime e protesta, vendosjen e demokracisë, e tashmë këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për komunitetin tonë.

Më tej në fjalën e saj presidentia e kësaj organizate zonja Mimoza Dajçi, ceku faktin se Shqipëria tashmë është anëtare e Nato-s, Kosova fitoj pavarësinë e ëndërruar, por me dhimbje, pasoja e humbjeve të mëdha të njerëzve, ku pjesë e atij genocidi të pa parë ndonjëherë nga barbaria serbe, u bënë edhe nënat, gratë e fëmijët shqiptarë, me të vetmin faj sepse ata ishin shqiptarë "

Sot, tha Dajçi, Kosova ka për Presidente një femër, kjo është një arritje e madhe për gruan shqiptare, dhe ne gratë shqiptare kemi të drejtë të krenohemi, pra që në krye të shtetit më të ri në botë, është zonjë shqiptare Atifete Jahjaga, ku me këtë rast i urojmë, asaj suksese në këtë detyrë të lartë e fisnike.

Pas fjalëve të rastit dhe përshëndetjeve, fjalëve të bukura për nënat dhe gratë, të të gjithë pjesmarrësve, nëpërmjet mikrofonit, festa vijojë me këngë, poezi, e kumtesa për nënat e gratë. Me këngë, valle e muzikë, nga të gjitha trevat shqiptare, e bëri edhe më të bukur festën e nënave dhe grave, në lokalin "Rozafa" në Bronks, Grupi Muzikor "Harmonia" dhe "Shoqëria Kelmendi" me këngëtarët Pellumb Naçaj Sait Gjenashi dhe Ylli Sufaj.

Një vend të veçantë festës së Oragnizatës së Gruas Shqiptare - Amerikane "Shpresë dhe Paqe" në New York, me presidenete zonjën Mimoza Dajçi, , dje Ditën e Nënës në SHBA-ës, i kushtoi dhe gazeta lokale Bronx Times, dhe shtypi shqiptaro amerikan në komunitet.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BEQIR SINA


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BAJRAMAJ NDIHMON ZHVILLIMIN E FUTBOLLIT TË FEMRAVE NË KOSOVË (05.10.2011)
MBI KRIJIMTARINË E POETIT DHE PUBLICISTIT ZEQIR LUSHAJNga GJON NEÇAJ (05.06.2011)
NJË ARTIST SHQIPTAR QË ZGJEDH YJET E RINJ GJERMANË - PATRICK NUO (05.06.2011)
FTESË PËR PJESËMARRJE NË PROMOVIMIN E LIBRAVE TË DR. ROBERT ELSIE (05.04.2011)
POETI JETON KELMENDI PROMOVON NË BRUKSEL BOTIMET E REJA NË ANGLISHT DHE FRËNGJISHTNga SHQIPONJA DURO, Koordinatore e Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë (05.02.2011)
NGA JETA STUDENTORE E FRANK SHKRELIT"RINIA SHQIPTARE NË MËRGIM", REVISTA E HARRUAR E VITEVE '70Nga IDRIZ LAMAJ (05.01.2011)
ARDIAN BUJUPI - SUPERSTARI I GJERMANISË (04.29.2011)
NDAHET NGA JETA NJË NGA GRATË MË JETËGJATA SHQIPTARE (04.28.2011)
FTESË PËR PJESËMARRJE NË PROMOVIMIN E LIBRIT KUSHTUAR HEROIT TË KOMBIT AGIM RAMADANI - KATANA (04.26.2011)
MBRËMJE MUZIKORE ME PREZANTIM LIBRI, TEATËR, MUZIKË, FILM E APERO (04.25.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]