VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Pakica kombëtare shqiptare në Kroaci, urë lidhjeje midis dy vendeve

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 01:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Pakica kombëtare shqiptare në Kroaci, urë lidhjeje midis dy vendeve
E Premte, 05.22.2009, 08:04am (GMT+1)

- Presidenti Topi takohet me bashkësinë shqiptare në Kroaci - 

Presidenti i Republikës, Bamir Topi vlerësoi se "pakica kombëtare shqiptare në Kroaci, përbën një urë lidhjeje dhe bashkëpunimi tradicional mes dy vendeve". 
     Sipas zyrës së shtypit pranë presidencës, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Kroaci, Kreu i Shtetit dhe Zonja e Parë, Teuta Topi u takuan me një përfaqësi të bashkësisë shqiptare që jetojnë dhe punojnë në këtë vend. 
     Gjatë takimit, Presidenti Topi vlerësoi kontributin që ka dhënë kjo pakicë për pavarësimin e Kroacisë dhe për demokratizimin dhe fuqizimin ekonomik të shoqërisë kroate. 
     Duke u ndalur te marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve, Kreu i Shtetit theksoi faktin se "Presidenti Mesiç është një avokat i jashtëzakonshëm i shqiptarëve dhe çështjes së Kosovës dhe kjo është një garanci shumë e madhe për zhvillimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë".
     Presidenti theksoi gjithashtu, rëndësinë që kanë ruajtja dhe thellimi i vlerave tradicionale shqiptare si paqja, harmonia dhe bashkëjetesa fetare, ruajtja dhe pasurimi i gjuhës shqipe nëpërmjet arsimit të brezave të rinj, traditat dhe zakonet shqiptare etj. 
     Për sa i përket reformave të ndërmarra në Shqipëri, Presidenti nënvizoi konsensusin e gjerë dhe bashkëpunimin midis mazhorancës dhe opozitës për arritjen dhe përmbushjen e standardeve integruese dhe realizimin e aspiratave të shqiptarëve për integrimin në familjen e madhe evropiane. 
     Përfaqësuesit e bashkësisë shqiptare në Kroaci vlerësuan arritjet dhe transformimin rrënjësor të Shqipërisë gjatë viteve të fundit, sidomos anëtarësimin me të drejta të plota në NATO dhe rrugëtimin e pandalshëm drejt Bashkimit Evropian.
      Në këtë takim u disktua dhe mbi situatën në rajon, veçanërisht mbi realitetin e ri gjeopolitik pas krijimit të shtetit të Kosovës. Në këtë drejtim, bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë dhe rolin moderator të faktorit shqiptar në Ballkan në funksion të ruajtjes së paqes dhe qëndrueshmërisë afatgjatë, duke synuar gjithmonë rritjen dhe zhvillimin ekonomik, si dhe integrimin e të gjitha vendeve të rajonit në strukturat euro-atlantike./m.m/k.sh/
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Bienalia e Pragës: Shqipëria dhe Kosova bashkohen në kryeqytetin çekNga Alfred Milot Mirashi (05.18.2009)
Lidhja shqiptare në Botë, Kuvendi Zvicër organizon veprimtarinë e promovimit të Fjalorit të Gjuhës Shqipe të autorit Mehmet Elezi (05.12.2009)
Veprimtari përkujtimore për veprën e Akademikut Bedri DedjaNga Alfred Papuçiu (05.11.2009)
Më 9 maj në Neuchatel Zvicër (05.07.2009)
Në Boston përkujtohet Faik Konica, njeriu i letrave, atdhetari i flaktë (05.01.2009)
Vështrim sociolinguistik për emrat e përveçëm të fëmijëve shqiptarë në diasporë   Nga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura-Zvicër (04.25.2009)
Kera Dioguardi zbulon se kur ka qenë e re ka pasur probleme të çrregullimit të të ngrënit (04.23.2009)
Greqia merr masa kundër emigracionit (04.23.2009)
Artur Tashko, ngjyrat e kubistit kthehen në "Zenit" (04.21.2009)
Prifti grek emigrantit të mitur : Je shqiptar dhe mysliman (04.20.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]