VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË SUNDERN TË GJERMANISË BËHET ZBULIMI I SHTATORES SË NËNË TEREZËS

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 04:47pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NË SUNDERN TË GJERMANISË BËHET ZBULIMI I SHTATORES SË NËNË TEREZËS
E Hënë, 11.28.2011, 05:25pm (GMT+1)

28.11.2011  

Në qendër të qytetit Sundern në landin e Renanisë Veriore-Vestfalisë në një ceremoni festive të shtunën (26.11.), para kishës katolike St. Johannes, është bërë zbulimi i shtatores së nobelistes Nënë Tereza.

"Ne sot po bëjmë zbulimin e një skulpture të bronztë të Nënë Terezës. Kjo shtatore me siguri dikënd e befason, sepse kjo dhuratë vjen nga marrëdhëniet me komunitetin shqiptar, që jeton dhe punon në Sundern. Secili qytetar e njeh hijen e lehtë të Nënes Terezë. Unë besoj se vetëm një pakicë e di, se Nëna Terezë ka origjinë shqiptare. Të 200 shqiptarët, që jetojnë sot në Sundern , atdheut të tyre të dytë, Sundernit, sot po i japin një dhuratë të mrekullueshme, shtatoren e Nënës Terezë", u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku i Sundernit, Detlef Lins. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe konsulli i Republikës së Kosovës në Frankfurt mbi Majn, Astrit Zemaj, zëvendësministri për Kulturë, Rini dhe Sport në qeverinë e Kosovës, Hajdin Abazi, si dhe kryebashkiaku i komunës së Malishevës, Isni Kilaj.

Zbulimin e shtatores së punuar nga skulptorja Marlies Hof e bënë kryebashkiaku i Sundernit, Detlef Lins dhe Hajdin Abazi, zëvendësminisër për Kulturë, Rini dhe Sport i Kosovës. Zëvendësministri Hajdin Abazi, duke folur për humanisten shqiptare Nëna Terezë, tha se "ajo ishte e vogël me trup, mirëpo në shtatin e saj të vogël kishte një shpirt të madh... Kjo shtatore e Nënës Terezë me modesti madhështore do të na kujtojë nevojën e pashueshme midis njerëzve për dashuri, respekt të ndërsjellë, për bashkëjetesë dhe për ndihmë ndaj njëri tjetrit", theksoi z. Abazi.

Ndërkaq Astrit Zemaj, konsul i Kosovës në Frankfurt, tha se: "Nëna Terezë është nënë e gjithë botës. Ne jemi shumë krenarë që si komb i vogël botës ia kemi dhënë një njeri të madh!"

Në pamundësi për të marrë pjesë në këtë aktivitet Valter Ibrahimi, ambasador i Shqipërisë në Berlin, të pranishëmve u kishte dërguar një telegram urimi, ku ndër të tjera shkruante: "Iniciativa juaj për vendosjen e shtatores së Nënë Terezës në qendër të qytetit Sundern është një iniciativë, që krenon çdo shqiptar, që jeton në Gjermani dhe më gjerë."


Pas zbulimit të shtatores, kryetari i komunës së Sundernit, Detlef Lins, ka shtruar një drekë pune për mysafirët kosovarë dhe gjermanë. Me atë rast Fadil Bytyqi, kryetar i shoqatës gjermano-kosovare, kryebashkiakut i dorëzoi certifikatën për shtatoren e Nënës Terezë.


Autor: Halil Rrustemaj

Redaktoi: Esat Ahmeti

(http://www.dwelle.de)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MODELI "BOSHNJAK" I FESË ISLAME - I PËRSHTATSHËM PËR EVROPËN?! (11.27.2011)
NË BEOGRAD JETOJNË 1 492 SHQIPTARË!? (11.26.2011)
SHËNIME UDHËTIMI NGA ITALIANga ÇELIK PETRITI (11.24.2011)
PRESIDENTI NAPOLITANO: "FËMIJËT E EMIGRANTËVE, NËNSHTETAS ITALIANË" (11.23.2011)
Bisedë me artistin e mirënjohur z.Robert Aliaj Dragot KISHA FRIKË NGA ËNDËRRAT E MIA...Bisedoi KEZE KOZETA ZYLO (11.22.2011)
KRIZA NË EUROZONË ZVOGËLON REMITENCAT NË KOSOVË (11.21.2011)
MERKEL KËRKON ZBARDHJEN E VRASJEVE NGA "VRASËSIT E QEBAPAVE" (11.21.2011)
LIBËR QË PASQYRON NDËRKOMBËTARIZIMIN DHE SENSIBILIZIMIN E ÇËSHTJES SË KOSOVËS NGA MËRGATA SHQIPTARE NË AMERIKËNga MIKEL GOJANI (11.20.2011)
EDHE NJË SHTETAS I KOSOVËS, VIKTIMË E NEONAZISTËVE (11.20.2011)
VAZHDON INTERESIMI I QYTETARËVE TË KOSOVËS PËR EMIGRIM (11.19.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]