VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GJERMANIA - MUNDËSI TË ARTA PËR MJEKËT E RINJ SHQIPTARË

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 05:43pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
GJERMANIA - MUNDËSI TË ARTA PËR MJEKËT E RINJ SHQIPTARË
E Hënë, 12.05.2011, 11:54am (GMT+1)

Mjeku Kreshnik Hajdari në zyrën e tij.

"Kam ardhur në Gjermani me mendimin për t'u kthyer në Tiranë, për të ndryshuar diçka atje dhe për t'u shërbyer pacientëve shqiptarë."- Mjeku i ri Kreshnik Hajdari tregon eksperiencën e tij në Gjermani.

Sëmundjet janë të njëjta në të gjithë botën. Ajo që ndryshon sot në mjekësi është mënyra e trajtimit të pacientit, kushtet e spitaleve dhe teknologjia që përdoret. Kjo gjë bën që mjekët ta kenë relativisht të lehtë të gjejnë një vend pune thuajse në çdo vend të botës, mjafton të njohin shumë mirë profesionin e tyre.

Këtë gjë mendoi edhe 31 vjeçari Kreshink Hajdari, para se të mbërrinte në Gjermani për të bërë specializimin e tij. Ai ka mbaruar Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitin 2005. Pas një stazhi pune për mjekësi familje në Spitalin e Lushnjës, qyteti i tij i lindjes, vendos për të bërë një hap më të sigurtë drejt të ardhmes profesionale duke kryer një specializim në mjekësi të brendshme në spitalin "Sankt Elisabeth Krankenhaus" në qytetin e vogël të Gerolstein.

Në shërbim të pacientëve

"Ishte një sfidë e madhe për mua. I kam thënë vetës një gjë: Nëse njerëzit në Gjermani e bëjnë këtë, mund ta bëj edhe unë. Duke qenë se këtu punohet më shumë se në Shqipëri mund të arrish shumë në një kohë shumë të shkutër. Dëshiroja të praktikoja më shumë dhe të isha më i aftë profesionalisht," tregon mjeku asistent Kreshnik Hajdari.

Në planet e tij të mëparshme nuk kishte qenë asnjëherë Gjermania, por këshilla e një miku dhe informacioni se ishte një vend i lirë në spitalin "Sankt Elisabeth Krankenhaus" në Gerolstein, bëri që për 5 muaj të mësontë gjuhën gjermane me anë të një kursi intensiv në qendrën e gjuhëve të huaja "Golden Future" në Tiranë dhe të aplikonte në internet.

"Spitali u përgjigj menjëherë. Erdha për të bërë intervistën e punës dhe më pranuan. Pasi u ktheva në Shqipëri për të bërë procedurat e nevojshme për vizën e punës u ktheva sërish në Gerolstein ku nxorra lejen e profesionit dhe atë të qendrimit. Fatmirësisht nuk ishte aq vështirë për shkak se këtu ka nevojë për mjekë."

Gjatë vizitës që i bëmë në ambjentet e spitalit, mjeku shqiptar përshëndetej nga të gjithë kolegët e tij ose pacientët dhe komunikimi ishte i rrjedhshëm, por nuk ishte kështu fillimi. Mjeku i ri na tregoi se në ditët e para e kishte shumë të vështirë të komunikonte, sepse i mungonte praktika e gjuhës gjermane. Situatat e vështira tashmë kanë kaluar falë ndihmës së kolegëve, por natyrisht edhe mosngurimit të tij për të pyetur dhe për të mësuar gjëra të reja.

"Në fillim kisha frikë se sa shpejt do të kapja ritmin e punës dhe se sa shpejt do mësoja si funksiononin gjërat, por falë ndihmës së stafit kjo frikë nuk ekziston më. Nuk ka bërryla nga kolegët. Ka një etikë pune që është shumë e mirë. Nuk ka nervozitet, nuk shkarkon asnjeri nervat mbi ty, madje as familjarët e pacientëve, ndryshe nga çndodh në Shqipëri sepse kjo përbën stres për mjekun. Këtu është një ambjent shumë i rehatshëm për të komunikuar dhe mbi të gjitha për të menduar më shumë për pacientin."

Pavarësisht se ka një ngarkesë më të madhe, të punosh në spitalet gjermane për Kreshnikun është shumë e lehtë, kjo falë sistemit të sigurimeve shëndetësore. Gjatë vizitës që ishte duke i bërë një pacientje, e cila kishte marrë të ftohtë në mushkëri, ai na tha se pacientët në spitalet gjermane vijnë shumë mirë të dokumentuar nga mjeku i familjes, ose nga mjeku i urgjencës që i ka dërguar.

"Pacientët janë shumë të sjellshëm, ndihmues dhe nuk mërziten me pyetjet që iu bën. Të japin shpjegime shumë të mira. Kanë zgjedhur t'i bëjnë nder vetes. Janë të edukuar dhë të mirëinformuar."

Në Gjermani një rol të rëndësishëm luajnë sigurimet shëndetësore dhe për këtë arsye mjekësia ka të tjera ritme. Kreshniku thotë se në një kohë sa më të shkurtër duhet të diagnostikosh pacientin, ta trajtosh dhe ta nxjerrësh nga spitali. Mjeku i ri nuk ndihet i kufizuar në ushtrimin e profesionit të tij në spitalin "Sankt Elisabeth Krankenhaus" në Gerolstein.

"Këtu nuk do të mendosh se sa do të kushtojë ajo analizë apo ai trajtim që kërkon për pacientin, sepse gjithçka mbulohet nga sigurimet, kështu që je më i lirë. Në një kohë shumë më të shkurtër mund të vesh një diagnozë të saktë. Ndërkohë e kundërta ndodh në Shqipëri, shumë pacientë nuk kanë mundësi të kryejnë analiza sepse kushtojnë dhe duhet të mendohesh mirë para se t'i kërkosh diçka."

Ambjent pune kolegjial - mjeku Kreshnik Hajdari lëvdon bashkëpunimin me kolegët gjermanë

Jo vetëm sistemi i sigurimeve, por edhe infrastruktura e spitaleve dhe përgatitja akademike e stafit është shumë më e mirë se sa ajo që Kreshinku ka lënë në Shqipëri. Ai na tregon se në çdo spital të Gjermanisë gjen një profesor sepse shefat e pavionëve duhet të kenë titull akademik, ndërkohë në Shqipëri mjekët e mirë janë të përqëndruar vetëm në Tiranë, ndërsa në rrethe ka mungesë të theksuar specialistësh. Por sipas tij, që edhe në Shqipëri të ketë një sistem shëndetësor tërësisht në shërbim të pacientit duhet të ndryshojnë dy gjëra: Mentaliteti i çdo mjeku, që duhet t'i shërbejë sa më mirë pacientit dhe jo ta shikojë si një profesion ku mund të bëjë para dhe duhet të ndryshojë totalisht skema e sigurimeve shëndetësore.

"Kam ardhur në Gjermani me mendimin për t'u kthyer në Tiranë, pavarësisht se atje mund të ketë më shumë probleme. Më pëlqen të jetoj në Shqipëri, për të ndryshuar diçka atje dhe për t'u shërbyer pacientëve shqiptarë."

Kreshniku është duke jetuar në Gerolstein me bashkëshorten e tij Donikën, por nëse krahason Tiranën me qytezën e vogël në Gjermani, ai na tregon se i mungon gjallëria e kryeqytetit shqiptar. Jo vetëm gjallëria, por edhe diçka tjetër shumë e rëndësishme për të: puna në media. Publiku në Shqipëri e ka parë si spiker lajmesh në televizione të ndryshme dhe shumë pak e dinë që ai është edhe një doktor.

"Media është ëndërra në sirtar. Është një eksperiencë shumë e bukur dhe do të dëshiroja ta vazhdoja. Tani jam i përqëndruar tek mjekësia, por ndoshta në të ardhmen mund të bëj edhe një edicion lajmesh në televizionet gjermane."

Autor: Amarildo Topi

Redaktoi: E. Xhani

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARATË E EMIGRANTËVE - REMITANCAT SI FAKTOR EKONOMIK (12.04.2011)
 SI U KREMTUA DITA E FLAMURIT NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (12.03.2011)
GRUAJA E DYTË ME ORIGJINË SHQIPTARE FITON NË ZGJEDHJET LOKALE SI ANËTARE E KOMITETIT TË SHKOLLAVEWORCESTER, MA – SHBANga ARTUR VREKAJ (11.29.2011)
MARTESAT KOSOVË-DIASPORË, NDËRTIM FAMILJESH, APO PAZARE? (11.29.2011)
"GJURMË SHQIPTARE NË GJERMANI" - EMIGRANTËT SHQIPTARË FESTOJNË 28 NËNTORIN (11.28.2011)
NË SUNDERN TË GJERMANISË BËHET ZBULIMI I SHTATORES SË NËNË TEREZËS (11.28.2011)
MODELI "BOSHNJAK" I FESË ISLAME - I PËRSHTATSHËM PËR EVROPËN?! (11.27.2011)
NË BEOGRAD JETOJNË 1 492 SHQIPTARË!? (11.26.2011)
SHËNIME UDHËTIMI NGA ITALIANga ÇELIK PETRITI (11.24.2011)
PRESIDENTI NAPOLITANO: "FËMIJËT E EMIGRANTËVE, NËNSHTETAS ITALIANË" (11.23.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]