VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - PARATË E EMIGRANTËVE - REMITANCAT SI FAKTOR EKONOMIK

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 03:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
PARATË E EMIGRANTËVE - REMITANCAT SI FAKTOR EKONOMIK
E Djelë, 12.04.2011, 01:33pm (GMT+1)

Shuma e përgjithshme, që dërgohet çdo vit nga emigrantët në familjet e tyre në atdhe, është kthyer në një faktor ekonomik. Ajo është gati tri herë sa ndihma për zhvillim që japin vendet e pasura.

Banka Botërore e vlerëson shumën e transfertave të emigrantëve në të gjithë botën në 325 miliardë dollarë në vit. Kjo shumë është tri herë më e madhe se ndihma zyrtare për zhvillim, që japin vendet e pasura në gjithë botën.

Barbara C. është një rast tipik i emigrantit që mbështet familjen nga jashtë. Polakja punon prej rreth 20 vjetësh në Gjermani dhe dërgon rregullisht para në shtëpi.

"Shumë gra dërgojnë para në Poloni, pasi fëmijët janë ende në shkollë ose nuk kanë punë fikse. Shumë paguajnë banesën në Poloni, nëse kanë një të tillë, ose gjëra të tjera, të nevojshme për jetesën."

Çdo muaj ajo i dërgon 300 deri 400 euro djalit të saj, që jeton në Poloni. Ai nuk ka arritur të gjejë punë me kohë të plotë dhe është i varur nga paratë që i dërgon e ëma, për të përballuar jetesën. Më parë, thotë Barbara C., ajo ka ndihmuar edhe mamanë e saj:

"Në Poloni pensionet janë vërtet shumë të vogla. Nganjëherë njerëz që kanë punuar 44 vjet si mamaja ime, marrin vetëm 150 euro në muaj pension. Kjo shumë mjafton vetëm për të paguar banesën."

Barbara thotë se në Gjermani ka mundur të gjejë gjithnjë punë. Pastrueset janë të kërkuara, në gastronomi, hotele apo familje. Ajo është e kënaqur me jetën e saj në Gjermani, dëshëron të qëndrojë këtu dhe të shkojë herë pas here për vizitë në atdhe.

Polonia ndërkohë është klasifikuar nga Banka Botërore si një nga vendet me të ardhura të larta. Por jo të gjithë përfitojnë nga rritja ekonomike, dhe ashtu si djali i Barbaras, vazhdojnë të jenë të varur nga paratë që dërgojnë familjarët nga jashtë.

Remitancat faktor ekonomik

Rreth një e treta e remitancave nga BE-ja shkojnë në vende të tjera të BE-së dhe dy të tretat dhe vende jashtë BE-së, kryesisht vende në zhvillim.

Këto transferta kanë një karakteristikë: ato shkojnë direkt nga njerëzit tek njerëzit, asnjë shtet nuk përcakton se si duhen dhënë paratë:

ëë

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Thomas Liebig ekspert për migracionin në OECD

"Remitancat kontribuojnë në zhvillimin e vendeve të origjinës së migrantëve, por paratë shpenzohen kryesisht për konsum dhe jo për investime produktive. Megjithatë konsumi është koncept relativ. Një frigorifer konsiderohet mall konsumi, por mund të kontribuojë në përmirësimin e situatës së shëndetit të një familje. Shumë investojnë në arsimin e fëmijëve. Paratë që jepen për shkollën konsiderohen vërtet si konsum, por mund të shihen edhe si një investim afagjatë në kapitalin njerëzor të vendit", thekson eksperti për çështje të migracionit, Thomas Liebig nga OECD.

Megjithatë është e vështirë të tregosh një lidhje direkte mes remitancave dhe zhvillimit ekonomik në vendet e origjinës, mendon eksperti.

ë

Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Efekte të padëshiruara të remitancave - rritja e çmimeve dhe inflacionitGjithashtu nuk duhet harruar se migrantët ekonomikë nuk vijnë nga familjet më të varfëra në vendet e tyre. Më të varfërit në pjesën më të madhe të rasteve nuk janë në gjendje të paguajnë shpenzimet e udhëtimit për të shkuar jashtë vendit. Madje ata vuajnë nga disa pasoja të remitancave, pasi transfertat nga diaspora shkaktojnë rritjen e çmimeve, dhe si pasojë të inflacionit.

Kështu për shembull shumë migrantë investojnë për blerjen e një shtëpie në atdhe. Në këtë mënyrë çmimet për truallin dhe për ndërtimin rriten dhe më pas blerjen e një banese mund t'ia lejojnë vetes vetëm ata që kanë të afërm jashtë dhe që marrin prej tyre rregullisht para.

Transfertat nuk mund të zëvendësojnë investimet direkte dhe ndihmën për zhvillim

Në disa vende remitancat nga diaspora janë kthyer në një nga faktorët kryesorë të ekonomisë. "Por për ekonominë mund të jetë e rrezikshme nëse importohet gjithnjë më shumë nga sa mund të prodhojë vetë vendi", paralajmëron Thomas Liebig nga OECD. Në rastin më të mirë, problemi zgjidhet me kohë, me rritjen e zhvillimin ekonomik në vendet e origjinës. Një shembull për këtë është rasti i Turqisë:

"Shembulli Gjermani - Turqi e tregon këtë mjaft mirë. Para 50 vjetësh, kur filloi migracioni i punës, transfertat e parave nga Gjermania ishin një faktor i rëndësishëm ekonomik. Por pak nga pak ndikimi i tyre u bë gjithnjë e më i vogël, dhe sot ato nuk luajnë thuajse asnjë rol në ekonominë turke."

Në përgjithësi transfertat private të parave nga jashtë nuk kanë qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik të një vendi. Këtë funksion e kanë para së gjithash investimet direkte dhe ndihma për zhvillim. Sipas Bankës Botërore remitancat duhet të luajnë atë rol që kanë pasur gjithnjë: ndihmë direkte nga njerëzit për njerëzit.

Autor: Helle Jeppesen / E. Xhani

Redaktoi: Aida Cama

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
 SI U KREMTUA DITA E FLAMURIT NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (12.03.2011)
GRUAJA E DYTË ME ORIGJINË SHQIPTARE FITON NË ZGJEDHJET LOKALE SI ANËTARE E KOMITETIT TË SHKOLLAVEWORCESTER, MA – SHBANga ARTUR VREKAJ (11.29.2011)
MARTESAT KOSOVË-DIASPORË, NDËRTIM FAMILJESH, APO PAZARE? (11.29.2011)
"GJURMË SHQIPTARE NË GJERMANI" - EMIGRANTËT SHQIPTARË FESTOJNË 28 NËNTORIN (11.28.2011)
NË SUNDERN TË GJERMANISË BËHET ZBULIMI I SHTATORES SË NËNË TEREZËS (11.28.2011)
MODELI "BOSHNJAK" I FESË ISLAME - I PËRSHTATSHËM PËR EVROPËN?! (11.27.2011)
NË BEOGRAD JETOJNË 1 492 SHQIPTARË!? (11.26.2011)
SHËNIME UDHËTIMI NGA ITALIANga ÇELIK PETRITI (11.24.2011)
PRESIDENTI NAPOLITANO: "FËMIJËT E EMIGRANTËVE, NËNSHTETAS ITALIANË" (11.23.2011)
Bisedë me artistin e mirënjohur z.Robert Aliaj Dragot KISHA FRIKË NGA ËNDËRRAT E MIA...Bisedoi KEZE KOZETA ZYLO (11.22.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]