VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KËRKOJNË AZIL SI KOSOVARË E NUK JANË NGA KOSOVA

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 12:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
KËRKOJNË AZIL SI KOSOVARË E NUK JANË NGA KOSOVA
E Premte, 12.16.2011, 04:40pm (GMT+1)

Prishtinë, 16 dhjetor Kushti i BE-së për Kosovën që të zbatojë marrëveshjet e riatdhesimit, nga i cili varet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën, është vlerësuar barrë shumë e rëndë për shtetin kosovar. Aktualisht 45 për qind e kosovarëve jetojnë në kufirin e varfërisë, ndërsa 18 për qind e tyre jetojnë në varfëri të skajshme. Këto të dhëna të paraqitura në Raportin e Zhvillimit Njerëzor të Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit çdo i gjashti kosovar nuk ka mundësi të blejë as ushqim, nuk janë duke çuar peshë te shtetet e BE-së, të cilat e kanë lidhur procesin e liberalizimit të vizave me atë të riatdhesimit të kosovarëve nga shtetet e tyre.

Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, e pranon se shteti nuk do ta ketë të lehtë të përkujdeset për të riatdhesuarit, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike në vend. Por, sipas tij, ky është kusht të cilin institucionet duhet ta përmbushin për të fituar liberalizimin e vizave. "Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për një riintegrim të suksesshëm të personave të riatdhesuar. Kthimi i tyre do ta rëndojë më tej situatën në përgjithësi ekonomike dhe sociale, për shkak se një numër i tyre nuk kanë vendbanim dhe punë...Megjithatë, ne jemi të vetëdijshëm se pa përmbushjen e këtij procesi rrezikohemi të mbesim peng në liberalizmin e vizave", ka thënë ministri Makolli. Ai ka vlerësuar se procesi i riatdhesimit po përcillet me disa vështirësi, pasi që shumë qytetarë të vendeve fqinje që nuk kanë leje qëndrimi në BE, janë deklaruar si shtetas të Kosovës duke kërkuar azil.

Sipas tij, kjo ka bërë që kërkesat për azil në emër të kosovarëve të arrijnë në rreth 10 mijë.

Shifër zyrtare për kërkesat e azilkërkuesve nga Kosova për në shtetet e BE-së, gjatë vitit 2010 dhe 2011, nuk ka as Ministria e Punëve të Brendshme. Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Islam Caka thotë se Kosova është e detyruar që t'i zbatojë të gjitha marrëveshjet dypalëshe për riatdhesimin e personave, të cilat MPB-ja i ka nënshkruar me Shqipërinë, Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Danimarkën, Austrinë, Norvegjinë, Slloveninë, si dhe me shtetet e Beneluksit ( Belgjikën, Holandën dhe Luksemburgun) e gjithashtu edhe me Çekinë, Malin e Zi, Suedinë dhe Finlandën.

(http://www.koha.net)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KAMPE REFUGJATËSH, PROCEDURA TË GJATA AZILIMI (12.16.2011)
CRÉPEAU: MBROJTJE PËR EMIGRANTËT SHQIPTARË POR EDHE ATA TË HUAJ NË SHQIPËRI (12.16.2011)
Nga 96 azilkërkues në muajin nëntor, deri në mesin e dhjetorit janë evidentuar vetëm 5 rasteMALMSTROM: SHQIPËRIA, ULJE TË NDJESHME TË AZILKËRKUESVE  (12.15.2011)
"DUAM TË SHKOJMË NË STAMBOLL" - GREKËT EMIGROJNË NË TURQI (12.15.2011)
PROMOVOHET LIBRI "11 MINUTA PARA ORËS '11 OSE MIRAZHI I SUKSESIT TË LDKsë" I AUTORIT SHEFQET DIBRANI (12.15.2011)
E QETË DHE E PËRMALLUR - FJORALBA TURKU PREZANTON ALBUMIN E SAJ TË DYTË NË MYNIH (12.14.2011)
"JETA LARG VENDLINDJES ËSHTË E VËSHTIRË, POR KUR NJERIU PËRSHTATET, TË BËHET EDHE E BUKUR" (12.14.2011)
TERRORIZMI I KRAHUT TË DJATHTË NGA PERSPEKTIVA E EMIGRANTËVE NË GJERMANI (12.10.2011)
Manifestim kantonal (27 nëntor 2011) në Lozanë:ORGANIZIM MADHËSHTOR NË LOZANË PËR NDER TË DITËS SË FLAMURITFotot: LULI IMERI, Përgatiti. ISNI IDRIZI (12.08.2011)
Manifestimi kantonal (27 nëntor 2011) në Lozanë:PROGRAMI I PËRBASHKËT SHKOLLOR PËR NDER TË DITËS SË FLAMURITFotot: LULI IMERI, Përgatiti: ISNI IDRIZI (12.08.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]