E Martë, 05.14.2024, 11:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

STARTOJNË AKTIVITETET PËR 100 VJETORIN E SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NË BUKURESHT

Nga BAKI YMERI


E Djelë, 03.11.2012, 10:24am (GMT+1)

 

Klubi Boema 33, që ndodhet në zemër të Bukureshtit, është shndërruar në një vatër mikpritëse të kulturës shqiptare dhe vlerave të saj. Në kuadrin e kësaj qendre janë zhvilluar një serë manifestimesh kulturore me prezantime librash të përkthyera nga gjuha shqipe në gjuhën rumune dhe anasjelltas. Tryeza e parë e miqësisë rumuno-shqiptare, me praninë e dashamirëve të Shqipërisë dhe Ambasadës Shqiptare në Bukuresht, u mbajt para disa vitesh, me rastin e xhirimeve të Televizionit të Kosovës në Bukuresht, Konstancë e disa qendra tjera, ku sot e kësaj dite jetojnë bijtë dhe bijat e rilindësve tanë. Pasuan pastaj prezantimi i veprave të disa poetëve nga Kosova si Basri Çapriqi, Miradije Ramiqi, Halil Haxhosaj, Fehmi Kelmendi e tjerë, ndërsa lansimi i parë i një poeti kosovar (Sali Bashota), u mbajt në kuadrin e Muzeut të Letërsisë Rumune, që ndodhet në afërsi të restorantit "Boema 33" (2005).

Takimi i 8 marsit 2012, me dashamirës të kulturës shqiptare, ishte dhe startim i kremtimit të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë dhe kontinuitet i afirmimit të kulturës shqiptare në trojet rumune. Me këtë rast u çel seria e re e manifestimeve shqiptare në veri të Danubit, me prezantimin e revistës Shqiptari, të disa antologjive me autorë të përbashkët, të disa veprave të autorëve rumunë të rikënduar në gjuhën shqipe, dhe të disa autorëve nga Kosova dhe diaspora shqiptare, të botuara në Bukuresht. Manifestimin në fjalë e nderuan edhe disa dashamirë të kulturës shqiptare, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, si dhe sopranoja e mirënjohur shqiptare, artistja lirike Arlinda Morava, me nismën e së cilës dhe me mbështetjen e Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë u krye ky manifestim.

Këtë takim të përzemërt e nderuan edhe krijues të mirënjohur rumunë, si Mihai Antonesku, poet, romansier dhe eseist, autor i librit "Dardania e zemrave tona", poetët Florin Kostinesku dhe Gabriel Vinçenciu Malaesku, diplomati Gjergj Bukura (Gheorghe Bucura, një mik i madh i Kosovës dhe kulturës shqiptare), Ambasadori Alexandru Mica, poeteshat Viorela Kodreanu, Ane Maria Bezhliu si dhe një numër i konsideruar miqsh e dashamirësh të shpirtit shqiptar në këtë vatër të motshme të rilindësve tanë. Me këtë rast Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë i dorëzoi znj. Arlinda Morava një Diplomë Shkëlqesie, me motivacionin: "Për promovimin e kulturës shqiptare në Rumani", dhe në gjithë Europën.

BAKI YMERI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KRITIKA NDAJ STUDIMIT PËR INTEGRIMIN E MYSLIMANËVE (03.09.2012)
“ Economist”: EMIGRIMI ILEGAL: PIKAT KUFITTARE (03.09.2012)
"BLUE CARD" PËR TË HUAJT ME KUALIFIKIM TË LARTË (03.04.2012)
MANIFESTIM SHKOLLOR PËR NDER TË 17 SHKURTIT DHE 7 MARSIT (02.28.2012)
PORTRETI I PIANISTES DORINA PORODINI (02.26.2012)
NËNA E TETË FËMIJËVE FIKRIE PLAVA (02.26.2012)
PATËR MARJAN LORENCI, PRIFTI I MISIONIT KATOLIK NË SHTUTGART (02.15.2012)
KUR DIKUSH E TEPRON, NUK MUND TË â€œGJËMOJ”SHUMË, NDËRKAQ KARAKTERISTIKË E IMJA ËSHTË SINQERITETI, RESPEKTI DHE SAKTËSIA-thotë mësuesi, përkthyesi, shkrimtari dhe publicisti në mërgim Fetah Bahtiri Nga SOKOL DEMAKU (02.13.2012)
KËTO DITË DOLI NGA SHTYPI EDHE NJË FJALOR I DOBISHËM, ZBAVITËS DHE ME NJË PËRDORIM TË THJESHTË ME AUTOR SADULLAH ZENDELI-DAJANga SOKOL DEMAKU (02.11.2012)
SI MUND TË PËRFITOJNË SHËRBIMET SHËNDETËSORE EMIGRANTËT E KTHYER NË SHQIPËRI (02.09.2012)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]