VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Një rrugë në Bronx riemërohet Rruga Nëna Tereze

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 05:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Një rrugë në Bronx riemërohet Rruga Nëna Tereze
E Hënë, 08.31.2009, 10:55am (GMT+1)

 

New York, 31 gusht. Një rrugë në qytetin Bronx të New York-ut prej dje ka marrë emrin "Rruga Nëna Tereze", me një vendim të këshilltarëve të Bashkisë së New York-ut dhe një lobimi të angazhuar të shqiptaro-amerikanëve.

 

Emrin e humanistes shqiptare do ta mbajë këndi ku ndeshen avenytë Lydik dhe Holland në lagjen Pelham Parkway në Bronx, një lagje me një përqindje mjaft të madhe të banorëve shqiptaro-amerikanë dhe bizneseve të tyre.
"Nëna Tereze ka qenë një inspirim për miliona njerëz në gjihë botën," tha James Vacca anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut i cili, bashkë me Esad Rizain, udhëheqës i fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, qenë edhe shtytësit kryesorë të kësaj nisme.
Në ceremoninë ku ishin mbi 300 veta, pjesëmarrësit në emër të qeverisë së Kosovës i përshëndeti Arsim Bajrami, ministër i administratës publike, duke e quajtur këtë "˜një rrugë të afrimit të mëtejmë, një urëlidhëse e miqësisë së përhershme shqiptaro-amerikane.'
Kryetari i Bashkisë së Bronxit dy milionësh, Ruben Diaz Jr., foli për shqiptaro-amerikanët si një komunitet shumë vital dhe sipërmarrës, ndërsa Nënën Tereze e quajti shembëlltyrë të sakrificës për gjithë botën.
Në këtë ceremoni folën edhe anëtarë të tjerë të këshillit bashkiak të New Yorkut, ndërsa u kënduan edhe hymnet e Amerikës dhe të shtetit shqiptar. RTK

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Intervistë me kryeredaktorin e gazetës Dielli Dalip Greca (08.29.2009)
Emigrantët shqiptarë të Greqisë dërgojnë më pak para në atdhe (08.27.2009)
Lumturia zvicerane dhe shqiptarët: Ditari i një mediatori kulturor (III)Nga Alfred Papuçiu (08.26.2009)
Tragjedia e vërtetë e emigrantëveNga Shpëtim Zinxhirija (08.26.2009)
Riatdhesimi i kosovarëve deri në 2010ën (08.24.2009)
BE me politika të reja të migrimit (08.24.2009)
Me artistin shqiptar Kreshnik Xhiku (08.23.2009)
Emigracioni i preferuar nga shumë shqiptarë (08.20.2009)
Ditari i një mediatori kulturor të rimëkëmbur (II)Nga Alfred Papuçiu (08.19.2009)
Skënder Sherifi: Si e ndalova Claude Levi-Strauss-in të vijë në Shqipëri më 1970 (08.18.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]