VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Emigracioni i preferuar nga shumë shqiptarë

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 11:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Emigracioni i preferuar nga shumë shqiptarë
E Enjte, 08.20.2009, 02:58pm (GMT+1)

 

Një pjesë jo e vogël e shqiptarëve thonë se do të ishin të gatshëm të emigronin, në kërkim të kushteve më të mira të jetesës dhe mundësive të punësimit në vendet e tjera të botës.

Sipas raportit të Gallup Balkans Monitor, i publikuar së fundmi, më shumë se një e treta e shqiptarëve preferojnë të largohen nga vendi.

Mes të rinjve kjo shifër është edhe më e lartë: gati gjysma e tyre do të donin të jetonin jashtë Shqipërisë për shkak të mundësive më të mëdha për formim profesional dhe punësim në vendet e tjera.

Tashmë nuk flitet më për emigracion masiv si dy dekada më parë. Por raporti thekson se ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ku gatishmëria për të emigruar ka shënuar rënie, në Shqipëri ajo mbetet ende thuajse në të njëjtin nivel.

Durim Hatibi, specialist në drejtorinë e Emigracionit në Ministrinë e Punës, thekson se nuk ka shifra të sakta për largimet nga Shqipëria çdo vit për arsye emigracioni.

"Tendenca për të emigruar ka ndryshuar në varësi të situatës ekonomike dhe politike. Qëndrueshmëria e zhvillimeve në Shqipëri ka bërë që së fundmi të shohim një lloj rënieje në dëshirën për të emigruar", thotë Hatibi.

Raporti thekson se të ardhurat nga emigrantët janë shumë të rëndësishme për familjet shqiptare.

Sipas tij, rreth 44 për qind e familjeve në Shqipëri thonë se kanë të afërm jashtë shtetit dhe përfitimet që vijnë prej tyre llogariten në rreth 160 euro në muaj.

Kriza e fundit ekonomike pati ndikim të konsiderueshëm në reduktimin e të ardhurave nga emigracioni. Shumë emigrantë humbën punën dhe shumë punonjës sezonalë nuk arritën të gjejnë mundësi punësimi si çdo vit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë vitit të fundit të ardhura nga emigrantët janë ulur me 6 për qind.

Specialisti Hatibi vë në dukje se në këto kushte shqetësimi më i madh i Ministrisë së Punës është që emigracioni të jetë i kontrolluar dhe i menaxhuar, në mënyrë që të sjellë përfitime për emigrantët, familjet e tyre dhe shtetet pritëse.

"Ne duam që atyre shtetasve shqiptarë që kanë vendosur të emigrojnë, t'u krijojmë të gjitha kushtet dhe lehtësitë e nevojshme në mënyrë që të emigrojnë në mënyrë të sigurt e të kontrolluar. Ne duam të luftojmë emigracionin e paligjshëm", thekson Hatibi.

Dy dekada pas hapjes se kufijve, emigracioni mbetet ende një ëndërr për shqiptarët. Shumë prej tyre do të zgjidhnin të jetonin jashtë, edhe pse lidhjet me Shqipërinë dhe të afërmit mbeten gjithnjë të forta.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Ditari i një mediatori kulturor të rimëkëmbur (II)Nga Alfred Papuçiu (08.19.2009)
Skënder Sherifi: Si e ndalova Claude Levi-Strauss-in të vijë në Shqipëri më 1970 (08.18.2009)
Si kanë shtegtuar shqiptarët (08.16.2009)
"Gazeta e Athinës" - identiteti i përshtatur me sukses me emigrantët shqiptarë (08.15.2009)
Qeveria e Kosovës pranon të firmosë pakt me Zvicrën për riatdhesim të emigrantëve (08.15.2009)
Kronikë besnike e idealizmit të kulluar shqiptarNga Skënder Buçpapaj (08.10.2009)
HISTORIA E SHKURTËR E VATRËS, VEPËR E REFAT XH. GURRAZEZIT I (08.10.2009)
REFAT XH. RRUGAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA II (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA III (08.10.2009)
REFAT XH. GURRAZEZI: HISTORIA E FEDERATËS VATRA IV (08.10.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]