VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Sipërmarrësit shqiptaro-amerikanë falënderim Berishës që i takoi në Nju Jork

                                                                                      

E Premte, 05.03.2024, 08:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
Sipërmarrësit shqiptaro-amerikanë falënderim Berishës që i takoi në Nju Jork
E Shtunë, 10.03.2009, 02:01pm (GMT+1)

 

 

Voal-online -Kryeministri, Sali Berisha ka marrë sot një mesazh falënderimi nga Rrjeti Shqiptaro-Amerikan i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve (APEN) me qendër në New York.

Ky mesazh vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri Berisha ishte i pranishëm në një eveniment të zhvilluar në New York nga kjo organizatë për nder të Kryeministrit Berisha, gjatë vizitës së tij në SHBA.

Gjatë kësaj mbrëmjeje Berisha me të rinj e të reja të ardhur nga e gjithë SHBA, të cilët janë shkolluar dhe specializuar në Universitetet më të mira amerikane si dhe operojnë në nivelet më të larta të sipërmarrjes dhe botës akademike amerikane.

"I nderuar zoti Kryeministër Berisha,

Në emër të Rrjetit Shqiptaro-Amerikan të Profesionistëve dhe Sipërmarrësve (APEN), ju falënderojmë për pjesëmarrjen tuaj në evenimentin që ne organizuam për nderin tuaj në New York.

Rrjeti Shqiptaro-Amerikan i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve (APEN) është krenar që mundësoi pjesëmarrjen në këtë takim të shumë e shumë profesionistëve dhe sipërmarrësve të cilët u takuan me ju dhe që mundësoi edhe lidhjen e tyre më ngushtë me njëri-tjetrin.

Ky eveniment përbën një tjetër arritje për APEN, e cila që në themelimin e saj në vitin 2006 ka ndërmarrë një sërë iniciativash për komunitetin Shqiptaro-Amerikan.

Ne jemi mirënjohës për mundësinë që patëm për tu informuar nga ju mbi progresin dhe iniciativat e ndërmarra në Shqipëri, në mënyrë që të kemi më të qarta dhe prioritetet për të ardhmen" thuhej në mesazhin që i ka mbërritur kryeministrit, Berisha.

"APEN mbetet e vendosur për të mbështetur zhvillimin e arsimit dhe si sipërmarrjes në Shqipëri dhe do të çojmë më tej bashkëpunimin në zbulimin e hapësirave të reja në të mirë të shqiptarëve në të dy anët e Atlantikut.

Ne shpresojmë në një dialog të ardhshëm me ju dhe në zhvillimin e evenimenteve të tjera të paharrueshme si ky" përfundon mesazhin APEN drejtuar Berishës.

(http://www.keshilliiminstrave.al)

 

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Kontributi i diasporës shqiptare nuk matet dot prej apatridëveNga Frank SHKRELI (10.02.2009)
Shkolla shqipe në një ekspozitë fotografishNga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura - Zvicër (09.27.2009)
Myrtaj, keqkuptim disaorësh me "zakonet" shqiptare (09.27.2009)
Shqiptarët e Amerikës nderuan Ahtisarin me çmimin "Duart e Shpresës" (09.26.2009)
Nis procesi i riatdhesimit (09.25.2009)
Pasqyrë shqiptare në ekranin kanadez (09.24.2009)
Mbërrin "Shqiptarët në Itali", libri në shqip dhe italisht i studiuesit Arshi Ruçaj (09.20.2009)
Një ditë në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (09.17.2009)
Franca mbylli 'xhunglën' e emigrantëve (09.17.2009)
BBC: Rënia ekonomike godet emigracionin (09.08.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]