VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Trysni nostalgjikësh me helm të sheqerosurNga Kostaq Xoxa

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 05:29am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

Trysni nostalgjikësh me helm të sheqerosur

Nga Kostaq Xoxa


E Djelë, 10.04.2009, 08:15am (GMT+1)

 

 

Dihet se vajtja e kryeministrit Berisha në SHBA është një ngjarje për diasporën shqiptare në Amerikë. Një analisti me kulturë të së së majtës shqiptare duket se ia ka fajin kryetari i "Vatrës", që kjo pritje ka qenë kaq e hareshme për kryetarin e PD-së shqiptare dhe shoqëruesit e tij. Thamë se kjo xhelozi ndaj diasporës, veçanërisht ndaj asaj më të vjetrës, mëtohet të përshfaqet "me kulturë". Por kjo nuk do të thotë se nuk e nxjerr kokën edhe nostalgjia e shkruesit të artikullit, nostalgji e cila është bërë një dukuri me pasoja dëmprurëse për demokracinë e vërtetë shqiptare.

 

E bukura është se shkrimi të cilit po i referohemi kërkon të bëhet i besueshëm për lexuesin, duke u vetëparaqitur autori i komentuesit si zemërgjerë, me vizion të hapur, jofanatik. Shkruan se diasporës i ka mbetur ora në Luftën II Botërore: Kësaj shoqërie shqiptare, pra, i paska "mbetur ora në mendësinë e ndarjes së kahershme të luftës së ftohtë: ballistë-partizanë, veriorë-jugorë, komunistë-antikomunistë, fetarë-afetarë".  Përmend "luftën e ftohtë" në vend të "luftës së klasave". Mbase se kërkon të ndërkallë në frazat e tij një zemërgjerësi fiktive, duke mos përmendur shkaqet  dhe e autorësinë të antagonizmit ballist-partizan, komunist-antikomunist, fetar-afetar. Me fjalë të tjera: këta antagonizma paskan ardhur nga diku, andej nga Marsi dhe jo nga një regjim mizor, që e përçau popullin "me ne, ose kundër nesh", si edhe me "antikomunistët janë fashistë". Këtij farë regjimi i dilet në mbrojtje në mënyrë hipokrite. Madje në shkrimin që po shqyrtojmë, përmendet edhe rrafshimi i institucioneve fetare, kur dihet se  shkruesi, si propagandist i kohës së perënduar, e quante fenë si  opium për popullin, duke cituar Marksin. Autori i shkrimit, që në titull, i cilëson vatranët e sotëm si "sahatin e mbetur të diasporës". Flet me patos për bashkimin e diasporës dhe bën sikur nuk e di se përçarja ka ardhur nga doktrina e luftës së klasave, sui generis në Shqipëri, domethënë markë me vete si askund në Europën ish-komuniste.

 

Mund ta përligjim, në njëfarë mënyre, këtë prirje për bashkim, nëse shkaktarët e mynxyrës, mëkatarët e pakorrigjueshëm, do të kishin kërkuar ndjesë, në orvatjen e Rexhep Qoses, për të ulur në të njëjtën tavolinë mëkatarët (në krye të tryezës) dhe ish-të përndjekurit politikë (në bisht të saj), në forumin në të cilin u hodh poshtë kategorikisht kërkesa  fillestare e bishtit të tavolinës që, si pikënisje, të procedohej me një shprehje publike, që të kishte në thelb kërkimin e ndjesës nga ana e të molepsurve në krimin komunist.

 

Titulli "Karagjozi i "Vatrës", ose sahati i mbetur i diasporës", duket si një hapje e pafajshme, sepse Agim Karagjozi është kryetar i "Vatrës". Por hileja është e trashë. Sepse mllefi i fshehur depërton nga kornizat  e përlotura me dhimbje të shtirë se unifikimi i popullit duhet të ishte detyra parësore e Diasporës në SHBA. Ja një frazë e autorit të shkrimit, Kiço Blushi: "Duket se na tremb (është një eufemizëm. Do të thotë e tremb diasporën) bashkëjetesa në grup se dyshojmë (se dyshoni), njëlloj si në diktaturë (në cilën diktaturë, thuaje!) se bashkëjetesa na jep më shumë pasiguri sesa garanci. Të paktën këtë mendësi komuniste lipsej ta kishte thyer e shkulur diaspora e vjetër".

Flitet për mendësi komuniste! A thua se Kiço Blushi ishte ndër ata që, me rastin e festimit të 28 Nëntorit të vitit 1991 në Vlorë ishte i mendësisë  që të ngrihej flamuri kombëtar në atë datë festive, pa yllin e kuq! Epilogu i një romani që sapo ka dalë, përkujton saktësisht  kohëra të diktaturës dhe të pasnëntëdhjetës, duke bërë fjalë për këtë festë në të cilën, sipas një vendimi të Shoqatës Kombëtare të ish-të përndjekurve Politikë, flamuri të ngrihej pa simbolin e komunizmit. Demokratët republikanë, Shoqata "Çamëria" dhe Sindikatat e Pavarura u bashkuan me këtë vendim. Citojmë: "Komunistët, ndonëse kishin ndërruar emër qysh në qershor, iu kundërvunë Shoqatës. S'do mend, bashkë me anëtarësinë e Partisë së Punës, trashëgonin edhe mendësinë (italiku jo në roman) e saj të hershme. Me ta u bashkuan të gjelbrit e Namik Hotit. Në darkën e datës 27, krerët e majtë të Komitetit urdhëruan Ndërmarrjen Komunale në Vlorë të ngrinte flamurin me yll, në Shtizën e Lulishtes. Zemërimi i popullit ishte i madh (...) aq më tepër që ishin ndarë fletushka në të cilat thuhej se Flamuri do të ngrihej pa yll. Atëherë hyri në veprim shpirti rebel i qytetit.  Dy të rinj iu qepën shtizës, e ulën Flamurin për tokë, ia prenë yllin pesëcepash të cilin e dogjën dhe ashtu, pa shenjën e komunizmit, e ngritën sërish. Veprimi i dy të rinjve  u prit me duartrokitje të fuqishme. Policia nuk ndërhyri".

 

Në këtë citim fjala nostalgji e hershme të përket edhe ty, z. Kiço. Apo ti ishe për ngritjen e flamurit pa yll! Kur Edvini bënte apoteozën e Enver Hoxhës në Pezë, a protestove ti, zoti Kiço Blushi? Po kur muret e ministrisë së Jashtme dhe të institucioneve të tjera në një vend "demokratik" si yni u mbushën me portrete të E. Hoxhës, a ishe edhe ti në manifestimet e ditëpërditshme të të vuajturve të regjimit despotik, për zhbërjen e kësaj panorame nostalgjike? A do të na trallisni sesi ishit pozicionuar? Po për vëllimet e njëpasnjëshme të një tipografie luksoze nga ana e Nexhmijes, ku Enveri na del patriot i madh, paçka se vasaliteti i tij ndaj Titos kishte marrë përmasa aq groteske, sa t'i ofronte shokut Tito detyrën e Sekretarit I të PPSH-së, ti a i quajte këta  libra mashtrues si përçapje për të vazhduar propagandën e kahershme të shefes së institucionit të ashpërsimit të luftës së klasave? Apo u revoltuat sadopak për dorëzimin e kreyepostit numër një të hierarkisë shqiptare një jugosllavi?  Kuislingu nuk arriti gjer këtu!

Prandaj mos u mundoni t'ia ngjisni nostalgjinë komuniste diasporës shqiptare, se do të ishte një paradoks, ndërsa keni dhënë prova se jeni vetë një nostalgjik i diktaturës.

Titullin "Karagjozi i Vatrës" e keni shkruar ashtu, pa të keq, si mbiemër të kryetarit të Vatrës, zotit Agim Karagjozi, apo keni shfrytëzuar mbiemrin, për të bërë një mësymje ekuivoke  hipokrite? Nëse doni édhe të bëni sarkazma, édhe të hidhni gurin e të fshihni dorën, kjo do t'ju kthehet në bumerang. Sepse jo pa qëllim keni edhe fjalinë "Diaspora jonë ka mbetur në dorën e Karagjozëve!". Vërtet që Diaspora jonë fillimisht i bëri një pritje kortezie edhe Ramiz Alisë, duke ushqyer shpresat - që i përgënjeshtroi koha, -  se personi që i mbeti përkohësisht në qafë demokracisë, do të mund të bënte diçka për pluralizmin. Si President i një vendi me diktaturë të shembur, do të mund të kuptonte édhe se e kishte për detyrë të jepte një kontribut  për ta flashkur, jo për ta stimuluar nostalgjinë, e një ish-regjimi tanimë anakronik. Por  Diaspora nuk kishte përse ta sajdiste më tej R. Alinë, (as nostalgjikët rreth tij) kur ky  i kishte vënë vetes si synim që të ishte Mefistofeli i demokracisë shqiptare, në mbrojtje të tërthortë, madje edhe të drejtpërdrejtë të diktatorit E. Hoxha dhe në deklarimet se Shqipëria nuk ishte as Lindje, as Perëndim! Zëdhënës i klimës nostalgjike në vendin tonë qé bash Ramiz Alia. Fill pas rrëzimit të statujës së E. Hoxhës në Tiranë, më 20 shkurt 1991, më 22 shkurt Ramizi dekretoi Këshillin Presidencial për konsolidimin e një qeverie hibride, për t'i bërë ballë lëvizjes dhe veprimtarisë demokratike, që po bëhej dita-ditës e më e papërballueshme. Kryetar i këtij Këshilli u caktua vetë Ramizi, me anëtarë Fatos Nanon, Haxhi Lleshin, Rexhep Meidanin, Kiço Blushin e tre të tjerë.  (Kastriot Dervishi, "Historia e Shtetit Shqiptar, 1912-2005, faqe 800 ). Pra, askush nuk mund të presë leksione të një demokracie të njëmendët, nga një patericë e Ramiz Alisë, si K. Blushi.  Për krahasim, kryeministri i qeverisë komuniste  të Hungarisë, Miklos Nemeth, rreth një vit e gjysmë më parë nga koha e Këshillit Presidencial te ne, bëri një akt historik për vendin e tij. Miklos Nemeth, pra, hapi kufirin me Austrinë dhe Hungaria më 10 shtator, lejoi disa qindra mijëra refugjatë të kalonin kufirin. Judith Latham i VOA-s (Zërit të Amerikës) e quan me vlerësim të merituar këtë akt  të guximshëm demokratik, për ndryshimin e pamjes së Europës Qendrore dhe Lindore. Ne, shqiptarëve, ndryshe nga të gjitha vendet komuniste të Europës,  na pllakosi mallkimi stalinist, kur vendet homologe kishin bërë destalinizimin, qysh në rezolutat e Kongresit XX të PK(b) të BS-së. Te ne u ruajt figura e Stalinit, në funksion të moslëshimit të karrigeve nga E. Hoxha dhe nga klika e tij. Siç nuk e mohon as R. Alia në kujtimet e tij, ishte i njohur, ndërkaq, antishqiptarizmi i Stalinit, që e kishte quajtur Shqipërinë plaçkë tregu dhe ua kishte ofruar jugosllavëve për gëlltitje. Ky qëndrim satanik është bërë i njohur nga Eduard Kardelji, Milovan Gjilasi, Didieri dhe nga mjaft libra kujtimesh,  të personave pranë Stalinit. Atëherë përse ia ruajtëm Statujat këtij satrapi antishqiptar, gjer në proceset demokratike, kur i përfshiu  uragani antikomunist shqiptar?

 

Në korrik të vitit 2008 isha në Budapest. Më bëri përshtypje një park i lulëzuar, me një bukuri të rrallë, - kushedi sa hektarësh, -  në qendër të të cilit ishte një lapidar me një shtizë me flamur hungarez, që kishte një vrimë rrethore, me rreze rreth 20 centimetrash. Një çift turistësh francezë iu përgjigjen pyetjes sime, duke më thënë se ishte emblema komuniste, që ishte hequr nga flamuri hungarez, në shpërthimin e 1956-s. (Për krahasim, te ne u bë nami që të hiqej ylli i kuq në flamurin kombëtar, kur édhe regjimi kolaboracionist në kohën e pushtimit italian, i hoqi shpatat e liktorit, duke përfituar se italianët nuk e kishin vënë vendimin në faqet e Gazetës Zyrtare italiane. Në kohën e Regjencës, as që u interesuan gjermanët për t'i bërë ndonjë marifet flamurit tonë. Këto të vërteta nuk u interesojnë nostalgjikëve sepse mos, vallë, na del kolaboracionizmi i nënrrogozshëm i kohës kur zotër në vendin tonë ishin emisarët e Titos, më  i egër se kolaboracionizmi i njëmendët, i dhjetëfishuar nga kriteret e shpërdorimit të termit, kur kolaboracionistë u shpallën edhe nacionalçlirimtarët (Shefqet Beja, Edip Tërshana, Gjergj Kokoshi, Enver Sazani, e të tjerë, e të tjerë). Në këtë shkrim plot karamele të helmuara, përmendet edhe "njeriu i ri", jo si pjellë monstruoze e regjimit të E. Hoxhës, por si një dobësi karakteri e personave të diasporës sonë (!), që i shihnin vëllezërit e tyre komunistë, si Pavlik Morozovë apo si Lejfenë! Ka fraza të tilla ky shkrim, si "pamundësia jonë tragjike, thuajse gjenetike, për mosunifikim...", fjali që kërkojnë të "përkthehen: përemri "jonë" duhet nënkuptuar "e tyre" dhe domethënia ka të bëjë me çudinë se përse nuk na duan neve, mëkatarëve. Është tragjike, po; por gjenetike, e injektuar në gjak, e trashëguar përmes indoktrinimit, përbën  ujqërit që kanë veshur lëkurën e deles.  Ata që krijuan diasporën e vjetër e lanë familjet këtu. Vëllezërit, motrat, nënat, baballarët, xhaxhallarët, tezet, hallat, madje edhe miqtë, kanë pësuar këtu, në atdheun-amë, tmerret e krimit komunist: burgjet, kampet e internimit, urrejtjen, përbuzjen, torturat e përbindshme, urinë, grabitjen e pasurisë. Më shumë akoma: zhdukjen e eshtrave! Tani mëkatarët kërkojnë mirëkuptimin ndaj tyre, që nuk shfaqin as molekulën e pendesës! "Kur s'ju rropëm të gjallë", ndihen ende shprehjet nga ata që janë bërë milionerë në demokraci. Përkundrejt atyre që e pinë kafen një herë në javë! Si qenkan mosbesues këta të diasporës? psherëtin lakeu i Këshillit Presidencial të Ramiz Alisë. Shihni çfarë shkruan: "Nëse do të bësh hajër këtej (lexo: në diasporë), mos u ngatërro me shqiptarët, se do të gjesh belanë!".  Kanë gjetur belanë mëkatarët, që shohin kudo emblemat e komunizmit; kanë gjetur belanë ata që i çojnë fëmijët e tyre nëpër universitetet më të kushtueshme të jashtme, kanë gjetur belanë ata të cilëve u janë grabitur pronat e trashëguara nga pronari i ri (nga grabitësi komunist); kanë gjetur belanë ata, fëmijët e të cilëve nuk mund të shkolloheshin, për biografi të keqe"! Këto janë tallje të pamëshirshme me fastkeqësinë...Pastaj shkrimtari ynë del nga tema dhe  hyn në propagandë: "A ka një vend tjetër si Shqipëria, ku (...)një kriminel vret katër oficerë policie në mes të plazhit?". Na shndërrohet si borgjezi bujar i Molierit, me çuditë e tij idioteske:  - "Pse prozë është kjo që flasim unë e ti?".  Ne i themi Kiços: "A ka dëgjuar ai se një birbo 14-vjeçar në ato vende të qytetëruara vret jo katër por katërdhet shokët e tij të klasës?".

 

Duhet bërë lista emërore e mujsharëve me kallashë të '97-s që  jo vetëm kanë vrarë  e kanë bërë kërdinë sa u ka dashur qejfi, por edhe kanë pirë gjak njeriu e kanë prerë koka njerëzish, si vampirët që ia kaluan Drakulës! Sepse, të azdisur me të tre gishtat lart, vranë e thanë "na vranë. Prenë e thanë "na prenë" .Dogjën e thanë "na dogjën". Grabitën e thanë "na grabitën". Ky është portreti i njeriut të ri, zoti Kiço. Mos mallëngjeni naivët!

...

Kostaq Xoxa


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Sipërmarrësit shqiptaro-amerikanë falënderim Berishës që i takoi në Nju Jork (10.03.2009)
Kontributi i diasporës shqiptare nuk matet dot prej apatridëveNga Frank SHKRELI (10.02.2009)
Shkolla shqipe në një ekspozitë fotografishNga Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura - Zvicër (09.27.2009)
Myrtaj, keqkuptim disaorësh me "zakonet" shqiptare (09.27.2009)
Shqiptarët e Amerikës nderuan Ahtisarin me çmimin "Duart e Shpresës" (09.26.2009)
Nis procesi i riatdhesimit (09.25.2009)
Pasqyrë shqiptare në ekranin kanadez (09.24.2009)
Mbërrin "Shqiptarët në Itali", libri në shqip dhe italisht i studiuesit Arshi Ruçaj (09.20.2009)
Një ditë në zyrat e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (09.17.2009)
Franca mbylli 'xhunglën' e emigrantëve (09.17.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]