VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LOS ANXHELOS - SHQIPTARI BËN BUJË ME SHPIKJEN E NJË RRJETI SOCIAL

                                                                                      

E Martë, 05.14.2024, 05:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
LOS ANXHELOS - SHQIPTARI BËN BUJË ME SHPIKJEN E NJË RRJETI SOCIAL

E Martë, 10.29.2013, 08:10am (GMT+1)



Shqiptari nga Kosova Labinot Bytyqi, profesionist i teknologjisë që jeton në Los Angeles, është duke hyrë në histori me shpikjen e një platforme të re të komunikimit dhe shërbimeve. Shpikja e tij shkon përtej rrjeteve sociale të komunikimit.

Platforma e quajtur "Solaborate", e zhvilluar nga kompania e tij, tashme e disponueshme në internet në versionin publik Beta, ofron dhjetëra lloje të shërbimeve për kompani, ekspertë të teknologjisë dhe përdorurës të thjeshtë të rrjeteve sociale, që mund ta shfrytëzojnë për video-thirrje direkt nga shfletuesi.

Prezantimi i këtij projekti është përhapur në qindra media në mbarë botën, duke e raportuar si një arritje të madhe në fushën e teknologjisë. Në maj të këtij viti, Solaborate, që është pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosovo (ICK), pranoi kapital fillestar në një vlerë prej 1 milion dollarë amerikanë, para këto që janë përdorur nga kompania për të perfeksionuar platformën, duke e ngritur atë nga versioni Beta privat në atë Beta publik.

Si pjesë e këtij hapi, Solaborate tashmë ofron edhe thirrje audio, video konferenca, ndarje të dokumenteve, ndarje të ekraneve kompjuterike së bashku edhe me aftësitë sociale dhe ato të bashkëpunimit përmes integrimeve të lehta por të fuqishme me Facebook, LinkedIne, Twitter dhe Google+. Solaborate është një mënyrë e re që komuniteti i teknologjisë të jetë edhe më produktiv.

Profesionistët dhe kompanitë e teknologjisë ftohen që të lidhen, bashkëpunojnë dhe të zbulojnë mundësi teksa e krijojnë një eko sistem rreth produkteve dhe shërbimeve. Në versionin publik Beta do të shfaqen kompanitë kryesore globale si Apple, Google, Microsoft, SAP, Facebook, IBM, Samsung dhe Cisco.

Përdoruesit tashmë mund të postojnë në mur, të përcjellin ngjarje, kompani apo persona, mund të dërgojnë mesazhe, të ndajnë përmbajtje të ndryshme dhe të bëjnë shumë gjëra të tjera.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË PREZANTIM I GJITHANSHËM KULTUROR NË VARA TË SUEDISËFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU (10.27.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (2)Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (10.25.2013)
ZGJEDHJET LOKALE NË KEBEK DHE NE SHQIPTARËTNga AJET NURO (10.25.2013)
ILTJAN NIKA - SHQIPTARI TETËMBËDHJETËVJEÇAR ME MEDALJE BRONZI NË KAMPIONATIN BOTËROR TË ÇIKLIZMIT (10.23.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (1)Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (10.22.2013)
ALBULENA KRASNIQI  GARON NË 'THE VOICE OF GERMANY' (10.18.2013)
SHQIPTARI NGA THETHI SHËNON SUKSES NË HOLLYWOOD (10.18.2013)
SPORTISTËT E KOSOVËS NË GJERMANI - AMBASADORË QË I NDIHMOJNË VENDIT (10.17.2013)
SHPËTIMI I HEBREJVE - NË TË MIRË TË IMAZHIT TË SHQIPTARËVE NË ZVICËR (10.16.2013)
NJË NGA GJASHTË INVALIDËT SHQIPTARË TË ZVICRËS - I RREMË (10.16.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]