NJË NGA GJASHTË INVALIDËT SHQIPTARË TË ZVICRËS - I RREMË
E Mërkurë, 10.16.2013, 09:10am (GMT+1)
Prishtinë, 16 tetor - Nga të gjitha shtetet e rajonit, Zvicra ka përzgjedhur Kosovën për një pilot projekt të hetimit të pensionistëve të rremë invalidorë. Nga gjashtë raste të hetuara, një ka dalë të jetë pensionist i rremë invalidor. Zyrtarët zviceranë nuk ia tregojnë identitetin, por shpjegojnë se atij personi, pensioni i është bllokuar dhe të njëjtit i është kërkuar kthimi i parave. Numri i madh i shtetasve të huaj që kanë punuar në Zvicër, por pensionin e shfrytëzojnë në vendet e origjinës, nuk e ka penguar shumë shtetin e pasur helvetik.
Megjithatë, dyshimet se shumë prej këtyre pensionistëve kanë mashtruar autoritetet zvicerane, duke e përfituar e shfrytëzuar pensionin e parakohshëm invalidor, ka shtyrë Zvicrën të veprojë (foto nga arkivi).
www.voal-online.ch
|