VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (2)Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU

                                                                                      

E Premte, 05.17.2024, 11:25am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (2)
Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU

E Premte, 10.25.2013, 09:58am (GMT+1)



Kështjella Mbretërore Kallmar

Regjioni më i pasur me liqej

Në Krahinën SmÃ¥land një ndër qytetet më të njohura më kohë është qyteti Kalmar. Historia e kësaj krahine daton nga koha romakëve pra diku ne vitin 500 para krisht. Kalmar është qytet mbretëror me kalan e njohur të tij. Ky është një ndër qytetet më të madha të mesjetës të Suedisë, ku tregtarët gjerman vinin dhe bënin eksporte hekuri. Shumë qytete të kësaj krahine janë shkatërrue në perioda të ndryshme kohore dhe atë krysisht nga fuqia e zjarrit dhe luftës.

SmÃ¥land është një peizazh fantastik dhe shumë i pasur për Suedinë me liqenet që ka e që lë mbresa të pashlyera edhe tek vizitorët të cilët nuk janë të pakët në këto anë.

Ndodhemi në mbretërinë e Crystalit, në mbretërinë ku qelqi është ai i cili zbukron edhe jetën, i jep shpirt punës dhe cdo gjëje këtu. Në këto vise prodhimi i qelqit ka marrë lulëzim që në 1742. Së bashku me dizajnet dhe dizajnerët si dhe me të fryerit në qelq këtu sfida fillon dhe vazhdimisht është potenciale që suveniret, enët dhe gjësendet prej qelqi të jenë atraktive për vizitorët dhe blersit.

Do të jetë një përvojë unike përshkimi i këtij segmenti natyrorë, dhe ajo mund të përjetohet vetëm në këto zona të Mbretërsisë sudeze.

Liqenet, fushatë e gjëra, malet jo të larta por karakteristike për nga përbërja e drunjëve përdoren rëndom dhe shfrytëzohen për turizëm, dhe kjo kthehet në një shëtitje të paharruar. Ju do të mbeteni pa fjalë nga natyra e mrekullueshme, shpatet e veshura me gjelbërim, thyerjet që krijon natyra me ato bukurit e rralla të cilat se vështirë njeriu mund ti përjetoi dikundi.

Ndoshta për banorët vendas që e përshkojnë çdo ditë këtë rrugë dhe janë mësuar me panoramat e shpateve të maleve, nuk është ndonjë ndjesi e veçantë, por për të gjithë ata që nuk kan patur asnjëherë rastin ta vizitojnë këtë krahinë të mrekullueshme, do të ndjejnë një përjetim të paharrueshëm.

Kështjella Mbretërore në qytetin Kalmar një mrekulli rasti për vizitoret në mënyrë që të njihen më të kaluarën e këtij vendi nordik.

Kalaja në Kalmar daton që nga viti 1100. Ajo ishte këtu që nga koha e Unionit të Kalmar që u nënshkrua në vitin 1397 dhe tashmë në kohën e mbretit Vasa në vitin 1500, kalaja mori pamjen e saj aktuale.

ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZGJEDHJET LOKALE NË KEBEK DHE NE SHQIPTARËTNga AJET NURO (10.25.2013)
ILTJAN NIKA - SHQIPTARI TETËMBËDHJETËVJEÇAR ME MEDALJE BRONZI NË KAMPIONATIN BOTËROR TË ÇIKLIZMIT (10.23.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (1)Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (10.22.2013)
ALBULENA KRASNIQI  GARON NË 'THE VOICE OF GERMANY' (10.18.2013)
SHQIPTARI NGA THETHI SHËNON SUKSES NË HOLLYWOOD (10.18.2013)
SPORTISTËT E KOSOVËS NË GJERMANI - AMBASADORË QË I NDIHMOJNË VENDIT (10.17.2013)
SHPËTIMI I HEBREJVE - NË TË MIRË TË IMAZHIT TË SHQIPTARËVE NË ZVICËR (10.16.2013)
NJË NGA GJASHTË INVALIDËT SHQIPTARË TË ZVICRËS - I RREMË (10.16.2013)
NJOFTIM DHE FTESË PËR BASHKËPUNIM (10.12.2013)
QYTETET GJERMANE VUAJNË NGA RRITJA E NUMRIT TË EMIGRANTËVE TË VARFËR (10.12.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]