E Hënë, 05.13.2024, 10:25pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
NË TIRANË PËRUROHEN DY VEPRA ME 1100 FAQE TË SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE SHQIPTARË NË SUEDI
Nga Prof. MURAT GECAJ

E Enjte, 10.31.2013, 03:14pm (GMT+1)


Nga e majta: H.Ibrahimi e M.Gecaj

Dje në mesditë, në sallën kryesore "Unesco", të Muzeut Historik Kombëtar, në Tiranë, u organizua përurimi i veprave "Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare", nr.1 e nr. 2, të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë "Papa Klementi XI-Albani", Suedi. Merrnin pjesë shkrimtarë e poetë, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës, përfaqësues të shoqatave të ndryshme, nga media e shkruar dhe ajo elektronike, mësues e nxënës të shkollave 9-vjeçare e gjimnazeve të kryeqytetit e tjerë. Gjithashtu, ishin të pranishëm afër 20 anëtarë të kësaj Shoqate, të ardhur posaçërisht nga Suedia.

Veprimtarinë përuruese e hapi koordinatorja, Saranda Iseni dhe pastaj të gjithnë u ngritën në këmbë, kur u dha Himni i Flamurit Kombëtar. I pari e mori fjalën Hysen Ibrahimi, kryetar i ShShAKSh-Suedi, i cili i informoi të pranishmit, për veprimtaritë e zhvilluara nga kjo Shoqatë dhe botimet e shumta të anëtarëve të saj, si në prozë e poezi. Në shenjë respekti e mirënjohjeje për punën e asaj Shoqate, atij iu dhurua një buqetë me lule të freskëta. Ndërsa z.Ibrahimi shpalli vendimin e ShShAKSh-Suedi, se janë pranuar "Anëtarë-Nderi" të kësaj Shoqate dhe u dorëzoi "Mirënjohje" e buqeta me lule, për bashkëpunimin frytdhnës dhe librat që ata kanë botuar, me temë nga jeta në Suedi, shkrimtarit të njohur V.Kona dhe publicistit e studiuesit, M. Gecaj. Ndërsa piktorja Lule Bajraktari u dhuroi atyre nga një punim të saj të bukur, me tematikë atdhetare.


Pame nga salla, ku u zhvillua veprimtaria...

Në vijim, prof. M.Gecaj përshëndeti në emër të kryesisë së Shoqatës së Arsimtarëve të Shqipërisë, ku është kryetare Yllka Beçi e ai sekretar I Përgjithshëm dhe u ndal në lidhjet e vendosura me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë, në Suedi e me Qendrën Kulturore Shqiptare "Migjeni", në Boras, si dhe tregoi për vizitat e ndërsjellta.

Letrën përshëndetëse për këtë tubim, dërguar nga albanologu suedez dhe miku i shqiptarëve, Ullmar Qvick, e lexoi Xhavit Çitaku, anëtar i Kryesisë së ShShAKSh "Papa Klementi XI Albani"-Suedi. Pas tij, prof. Fetah Bahtiri (Suedi) foli shkurtimisht rreth punës së bërë, për mbledhjen e krijimeve dhe botimin e dy veprave, "Thesar Kombëtar" (Nr.1 e Nr.2) dhe tregoi projektet botuese për të ardhmen.

Me interes u ndoq përshëndetja e arsimtarit veteran të shkollës shqipe në Suedi, mag. të filologjisë Sadullah Zendeli-Daja, zv. kryetar i kësaj Shoqate dhe autor i disa disa librave e fjalorëve voluminozë. Pas fjalës së tij, Gjergj Loka, nxënës i shkollës 9-vjeçare "7 Marsi" të kryeqytetit, ku është drejtoreshë Dave Marku, recitoi vjershën "Shqipëria ime".

Sokol Demaku, shkrimtar e publicist, drejtues i revistës dhe emisioneve të radios "Dituria, në gjuhën shqipe, solli dëshmi për veprimtaritë e Qendrës Kulturore Shqiptare "Migjeni", në qytetin Boras të Suedisë. Pastaj, Halim Laçi nga rrethi i Krujës, i përshëndeti të pranishmit me një rapsodi popullore, e cila u duartrokit nxehtësisht nga të pranishmit.

Kopertinat e veprave të ShShAKSh-Suedi

Në vazhdim, drejtoresha e bibliotekës së qytetit të Durrësit, prof. Flora Dervishi, shkrimtare e studiuese, foli për vlerat e shumta të dy veprave, që u përuruan, të cilat së bashku janë me rreth 1.100 faqe. Po këtyre librave ua kushtoi diskutimin e tij edhe drejtuesi i një shkolle në rrethin e Tiranës, Petrit Xhaja dhe foli për përshtypjeve të tij, nga një vizitë e bërë sivjet, në Suedi.

Pastaj përshëndetën pjesëmarrësit në këtë përurim, mbresëlnës dhe të veçantë, për jetën e kryeqytetit tonë: Sabri Maxhuni-Novosella, autor i disa librave dhe pronar i llixhave në Kllokot të Kosovës; veprimtarja e njohur për çështjen shqiptare, Qibrije Hoxha; Gani Bytyçi dhe Fadil Geci, i cili premtoi se do ta saponsorizojë botimin e vëllimit nr.3, të librit "Thesar Kombëtar".

Këtë veprimtari përuruese, për librat "Thesar Kombëtar", nr.1 e nr.2, e mbylli prof. Osman Ahmetgjekaj (Suedi). Ndërsa H.Ibrahimi njoftoi se, për biblioteka dhe shoqata të ndryshme, do të dhurohen disa nga këto vepra, si dhe libra të autorëve V.Kona e M.Gecaj, me tematikë nga vizitat e tyre në Suedi.

Në mbyllje, pjesëmarrësit i kaluan disa çaste së bashku, në koktejin e shtruar nga kryesia e ShShAKSh "Papa Klementi XI-Albani"-Suedi.
Nesër, përurimi i këtyre dy librave do të bëhet në qytetin e Durrësit, me kujdesin e drejtoreshës, F.Dervishi. Gjithashtu, mysafirët shqiptarë nga Suedia, do të vizitojnë atje shkollat 9-vjeçare "Demokracia" e "Iliria".

Tiranë, 30 tetor 2013

Prof. MURAT GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PIKTORI GJERGJ PALI RIKTHYER PAS 26 VITESH ME EKSPOZITËN 'UDHËTIMI' - SI E THYEM KUFIRIN ME KAMION MË 1988 Biri i Zef Palit, autorit të tekstit të këngës “Luleborë”, tregon dënimin e të atit dhe heqjen e autorësisë (10.30.2013)
LOS ANXHELOS - SHQIPTARI BËN BUJË ME SHPIKJEN E NJË RRJETI SOCIAL (10.29.2013)
NJË PREZANTIM I GJITHANSHËM KULTUROR NË VARA TË SUEDISËFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU (10.27.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (2)Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (10.25.2013)
ZGJEDHJET LOKALE NË KEBEK DHE NE SHQIPTARËTNga AJET NURO (10.25.2013)
ILTJAN NIKA - SHQIPTARI TETËMBËDHJETËVJEÇAR ME MEDALJE BRONZI NË KAMPIONATIN BOTËROR TË ÇIKLIZMIT (10.23.2013)
NJË UDHËTIM MAGJEPSËS NË VERIUN E LARGËT (1)Pjesë në vazhdime nga libri i autorëve ROVENA VATA dhe SOKOL DEMAKU (10.22.2013)
ALBULENA KRASNIQI  GARON NË 'THE VOICE OF GERMANY' (10.18.2013)
SHQIPTARI NGA THETHI SHËNON SUKSES NË HOLLYWOOD (10.18.2013)
SPORTISTËT E KOSOVËS NË GJERMANI - AMBASADORË QË I NDIHMOJNË VENDIT (10.17.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]