VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MALLI I PANGINJUR I AULON NACIT

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 01:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
MALLI I PANGINJUR I AULON NACIT

E Mërkurë, 05.14.2014, 02:34pm (GMT+1)




Tiranë, 14 Maj/ATSH/.- Festivali Ndërkombëtar "Ditët e Muzikës së Re Shqiptare" hap siparin te merkuren në mbrëmje   në Universitetin e Arteve Tiranë. Koncertin e parë të këtij Festivali do ta mbajë ansambli i Muzikës Bashkëkohore të Konservatorit të Udines, (Itali) , në  programin e të cilit do të ketë vepra të kompozitorëve bashkëkohorë italianë dhe tre vepra të kompozitorit shqiptar, resident në Itali, Aulon Naçi, njeherazi pjese e  Ekselences shqiptare , dhe  librit "Vlora Histori suksesi ", promovuar në një mbrëmjë Gala fund-javën e shkuar në qytetin e Vlorës .

Në fakt, shkolla e kompozicionit në sistemin akademik italian për Aulan Naçin ishte ishte një shkollë shumë e gjatë gati 10-vjeçare. Këtë gjë e dinte që në fillim, kështu që mori parasysh gjithçka, provime që zgjasnin edhe 12 orë, audicione, disiplinë dhe përkushtim konstant! Leksionet ishin të detyruara dhe individuale, kështu që mungesat do të ishin të pakta dhe të justifikuara; edhe përgatitja do të ishte nën vëzhgim të përhershëm.Është normale që në një ambjent të huaj ku studentët edhe profesorët bashkëjetojnë për një periudhë shumë të gjatë, e ke të vështirë që të tregosh brenda pak kohëve ato çfarë ti je në gjendje të bësh. Ai thotë në këtë interviste , se falë punës dhe profesionalizmit të përbashkët arrihet gjithçka.

Sot zotëron  dy tituj me rezultate maksimale, por mbi të gjitha një formim profesional cilësor i cili e bëri të shkonte edhe më tej si: pranimi për një vit studimi në një nga konservatorët më me emër në botë siç është "Mozarteum" në Salzburg,  dhe pranimi si asistent profesor për një periudhë 6-mujore në "Royal Conservatory" në Bruksel në vitin 2013. Sot krijimet e tij, janë interpretuar në festivale dhe përmbledhje muzikore të rëndësishme në Itali dhe jo vetëm. Disa nga ato janë: "Contemporanea 2007", "Contemporanea 2011" (Udine), "Paesaggi Sonori" (projekt i FVG), sezoni koncertor "Amici della Musica" në Udine; "Portrait Konzert 2008", recital i mbajtur në Wiener Saal të "Universität MozarteuSalzburg", në "Dudley Recital Hall", University of Houston, Moores School of Music, 2011. Ideali i statusit të artistit është të jetë "Qytetar i Botës" pikërisht sepse muzika ka aftësinë të transportojë në kohë edhe në distancë, por gjithsesi Aulon Naci ka qenë dhe është shumë i lidhur me qytetin e tij  të lindjes. Vlorën. Vitet e para kanë qenë më pragmatike, kthehej të paktën një herë në vit dhe ndjesia që ka ende kur kthehet është ajo e të mos larguarit kurrë. Por sa herë më duhet të niset  përsëri, ky është momenti më i vështirë.


 

 

 

Jeni larguar nga Shqipëria drejt Italisë për studime dhe sot jeni një emër i njohur jo vetem në botën muzikore italiane. Ishte fati i djalit nga Vlora, apo kurorëzimi i përpjekjeve të jashtëzakonshme?

Largimi nga Shqipëria ishte një mundësi e denjë në atë kohë për një rrugëtim të dëshiruar drejt botës së tingujve që nuk njeh kufij. Ishte ky një fat si rrjedhojë e përpjekjeve të jashtëzakonshme të nisura në fëmijeri, në të cilat kanë kontribuar faktorë të rëndësishëm si: përkushtimi, pasioni dhe vullneti, të ndërthurura mbi një bazë të fortë e të domosdoshme siç është talenti, duke bërë që ky rrugëtim të shkonte edhe më tej.

Jeni ish-nxënës i shkollës së muzikës në Vlorë...

Ai që nuk kujton, nuk jeton! Kujtimet i japin kuptim jetës dhe jetë veprave të mia. Një ndër krijimet e mia të para, sonata për piano në tre kohë, titullohet "MALL", fjalë që në gjuhën shqipe ka një forcë emocionale të madhe, ashtu si dhe vetë kujtimet të cilat ngacmojnë fantazinë edhe bëjnë që natyrshëm lapsi të shtrojë mbi pentagram tingujt e së tashmes, duke mbajtur gjallë të kaluarën. Aty gjendet edhe fëmijëria ime, e përmbledhur: nga zilja e parë te pianot e vjetra, nga zhurmat e korridorëve te portretet e profesorëve, duke veçuar midis tyre, profesorin tim të parë, Vasil Çunin.

Muzika që në fëmijëri, nga piano apo flauti ishin prirja juaj apo orientimi i prindërve?

Që në moshë shumë të vogël vihej re dëshira dhe interesimi im për të ndjekur rrugën e muzikës, duke qenë pjesëmarrës në të gjitha aktivitetet kulturore artistike që zhvilloheshin në qytetin tim të lindjes. Hapat e para u hodhën në shkollën 8-vjeçare për te vazhduar më tej në Shtëpinë e Pionierit, deri te koncertet dhe festivalet e fëmijeve ku fillimisht kam marrë pjesë si këngëtar dhe më vonë si krijues, duke u vlerësuar në pjesën më të madhe me çmime kryesore. Formimi im profesional si instrumentist dhe si kompozitor do të përforcohej në Lice. Rol kryesor ka pasur edhe familja, e cila më ka përkrahur në të gjitha aspektet, duke evidentuar faktin se ata do të ishin një hallkë e munguar e zinxhirit të traditës muzikore familjare, për shkak të sistemit të asaj kohe, por duke u ndalur tek e kaluara dhe pikërisht një brez më herët, një përfaqësues i tradites muzikore do të ishte gjyshi, i cili në moshë tepër të re vazhdoi studimet për violinë në Vjenë, duke reflektuar edhe në pjestarët e tjerë në familje ku muzika do të ishte prezente edhe nëpermjet instrumenteve reale si fizarmonika, violina, gramafoni edhe disqet që në atë kohë ishin një luks i ndaluar!

Le të qëndrojmë pak te kronologjia e jetës suaj studentore nga Tirana në Itali...

Vitet e fundit të liceut kanë qenë shumë intensive. Si të gjithë bashkëmoshatarët e mi, ideja e një të ardhmeje më të sigurt apo dëshira për të ecur në botën e artit në një vend ku mundësitë ishin tepër të vogla, bëri që fillimisht të frekuentoja kurse perfeksionimi në Tiranë. Në këtë mënyrë përballja në konkursin e pranimit në një konservator të një prej shteteve simbol të traditës muzikore ndërkombëtare do të ishte më e lehtë. Kështu ndodhi! Arrita të bëhesha pjesë e klasës së kompozicionit në konservatorin e Udines nën guidën e prof. Renato Miani-t.

Por papritur gjendesh në një botë tjetër, me instrumente shprehës krejt të rinj edhe faktorë të jashtëm të cilët do të ndikonin pozitivisht në formimin personal edhe profesional, edhe pse, fillimisht i rrethuar nga një "kaos" i nisur nga hiçi që të ngacmonte edhe të ftonte të bëheshe pjesë e tij duke përdorur pikat e tua më të forta.

Kurorëzimi, një diplomë Bachelor dhe një diplomë Master, të dyja me nderimet më të larta. Ç'do të thotë kjo për një shqiptar që ndihet i vlerësuar, edhe pse jo në vendin e tij?

Shkolla e kompozicionit në sistemin akademik italian ishte një shkollë shumë e gjatë gati 10-vjeçare, por këtë gjë e dija që në fillim, kështu që mora parasysh gjithçka, provime që zgjasnin edhe 12 orë, audicione, disiplinë dhe përkushtim konstant! Leksionet ishin të detyruara dhe individuale, kështu që mungesat do të ishin të pakta dhe të justifikuara; edhe përgatitja do të ishte nën vëzhgim të përhershëm.

Është normale që në një ambient të huaj ku studentët edhe profesorët bashkëjetojnë për një periudhë shumë të gjatë, e ke të vështirë që të tregosh brenda pak kohëve ato çfarë ti je në gjendje të bësh. Falë punës dhe profesionalizmit të përbashkët arrihet gjithçka. Sot zotëroj dy tituj me rezultate maksimale, por mbi të gjitha një formim profesional cilësor i cili më bëri të shkoja edhe më tej si: pranimi për një vit studimi në një nga konservatorët më me emër në botë siç është "Mozarteum" në Salzburg,  dhe pranimi si asistent profesor për një periudhë 6-mujore në "Royal Conservatory" në Bruksel në vitin 2013.

Ndjesia më e bukur vjen pasi je realizuar dhe rikthehesh në ambientet ku ke kaluar një periudhë të rëndësishme të jetës dhe vlerësimi që të bëhet është po aq i rëndësishëm sa bëhet pjesë e historikut të atij instituti, por mbi të gjitha duke marrë parasysh edhe prejardhjen, shija e mirë që ti lë, vlen më shumë!

Ndërkohë kompozimet në Itali janë mbajtur në mbledhje të rëndësishme muzikore ndërkombëtare...


Po, krijimet e mia janë luajtur në festivale dhe përmbledhje muzikore të rëndësishme në Itali dhe jo vetëm. Disa nga ato janë: "Contemporanea 2007", "Contemporanea 2011" (Udine), "Paesaggi Sonori" (projekt i FVG), sezoni koncertor "Amici della Musica" në Udine; "Portrait Konzert 2008", recital i mbajtur në Ëiener Saal të "Universität MozarteuSalzburg", në "Dudley Recital Hall", University of Houston, Moores School of Music, 2011.

Në gushtin e vitit 2012 isha (u bëra) protagonist i një koncerti recital si kompozitor i vetëm i Festivalit Ndërkombëtar Muzikor "Nei Suoni Dei Luoghi", i mbajtur në kështjellën Kromberk (në bashkëpunim me Institutin e Kulturës Kulturni Dom në Nova Gorica, Slloveni, duke shkuar në Bruksel e më tej, si dhe në transmetime radiofonike, si Radio Koper, Radio Slovenija, Radio RaiUno, Radio Onde Furlane, Taukay Web Radio etj., duke kujtuar edhe bashkëpunimet e rëndësishme me solistë e ansamble të niveleve muzikore ndërkombëtare si: "Ex Novo Ensemble", (protagonistë të rëndësishëm të muzikës bashkëkohore italiane), Giuseppe Garbarino (Klarinetist, dirigjent dhe kompozitor, një nga figurat e shquara të muzikës italiane), Aldo Orvieto (pianist i Ex Novo Ensemble), Sonia Visentin (soprano), Ardita Statovci (pianistja shqiptare me famë botërore), Ventaglio D'arpe (orkestra e vetme e harpave në Evropë, e formuar nga 24 harpiste) etj.

Shumë i ri dhe i suksesshëm, cili është çelësi i suksesit dhe dinjitetit tuaj profesional, edhe pse në një vend të huaj?

Për një kompozitor thuhet se suksesi vjen pak më vonë, historia e muzikës botërore ka dëshmuar fakte mbi këtë realitet, por një pikë e rëndësishme është origjinaliteti. Të jesh origjinal është një faktor që bën diferencën, së bashku me faktorë te tjerë siç janë: kërkimi i vazhdueshëm i elementëve të rinj pa rënë pre e ndikimit dhe e mos shkëputjes nga standardet dhe klishetë e së kaluarës, por duke i studiuar si potencial i vetëm i të pasuruarit, pa humbur identitetin. Gjithashtu, fantazia është një faktor shumë natyral dhe personal që paralel me instinktin prodhojnë emocion, të cilin ne e perceptojmë nëpërmjet dëgjimit dhe jo vetëm, sepse në një krijim që mund të zgjasë edhe vetëm pak minuta rëndësi të veçantë kanë aspekti viziv, perceptimi i kohës, akustika dhe psikoakustika, interpretimi, ngjyrat shprehëse dhe lëvizjet. Ndoshta suksesi për mua ekziston te fakti që unë e konsideroj të përfunduar krijimin atëherë kur lind mendimi. Në mendim përmblidhen të gjithë faktorët e lartpërmendur!20121123_171846

Janë disa tituj interesantë si "Vaj dhe det" apo dhe krijime të tjera. Është frymëzimi juaj tërësisht shqiptar ?

Titujt për mua janë elemente që nuk duhen nënvlerësuar, janë kornizë që i japin identitet veprave muzikore sikur të ishin piktura. Disa tituj janë në shqip, sepse që në bulëzën fillestare krijimi ka mbartur një element, motiv, kujtim apo imazh tërësisht shqiptar, siç është edhe kuinteti për flaut, klarinetë, violinë, violinçel dhe piano, të cilin ju e përmendët; "Vaj dhe det" një antitezë muzikore edhe emocionale, deti vaj dhe vaj deti; dy stade emotive krejt ndryshe nga njëri-tjetri, madje po të analizojmë të dyja fjalët në një kontekst më letrar ato marrin ngjyra të tjera. Në këte mënyrë personifikohen edhe në partiturë.

"Udhëkryq" (Për Arditën) titullohet kështu vepra për piano e kompozuar për pianisten shqiptare nga Kosova, Ardita Statovci.

Në këtë vepër përshkruhet situata historiko politike në të cilën gjendej shteti aktual i Kosovës, që më 17 shkurt 2008 vendosi të shpallte pavarësinë përtej rreziqeve që e kanosnin, duke bërë që vendi të ndodhej në një udhëkryq të vërtetë.

Ky krijim ndahet në dy pjesë; në të parën prezenca e motorit luftarak është shumë evidente dhe akumulon energji, në të dytën përshkruhet një moment i brishtë ku vajtimi për të rënët dhe dëshira për paqe dhe liri nuk njeh kufij.

Kjo ndërthurje kuptohet jo vetëm në partiturë, por edhe nga kryqëzimi efektiv i shpeshtë i duarve të pianistes në tastierë duke përcjellë një virtuozizëm pianistik.

"Poseidon" Perëndia e ujit e derdhur në partiturë; një vepër për violinë solo, ku në disa etapa teknike perceptohen dhe përshkruhen ujërat natyrale që i japin ekzistencë jetës, të cilat janë deti, shiu, loti.

Pse sipas jush publiku duartroket krijimtarinë tuaj dhe kritika është përshëndetëse?


Nuk e di, por çdo krijim ka historinë e vet ashtu si dhe vetë jeta e cila nis nga një embrion, rritet dhe zhvillohet, arrin në një kulminacion dhe më pas ka një dekadencë ku fillon dhe shuhet dalëngadalë derisa heshtja e pushton. Por në brendësi të saj ka kontraste ngjyrash, kreshendo dhe dekreshendo, ritme të ngadalësuara dhe të përshpejtuara dhe ndoshta duke konsideruar të tillë një vepër muzikore, ajo arrin të depërtojë dhe të transmetojë emocion te publiku edhe te kritika.

Jetoni në Udine të Italisë, sa afër dhe larg Vlorës dhe Shqipërisë jeni?


Ideali i statusit të artistit është të jetë "Qytetar i Botës" pikërisht sepse muzika ka aftësinë të transportojë në kohë edhe në distancë, por gjithsesi kam qenë dhe jam shumë i lidhur me qytetin tim të lindjes.

Vitet e para kanë qenë më pragmatike, kthehesha të paktën një herë në vit dhe ndjesia që kam ende kur kthehem është ajo e të mos larguarit kurrë, por sa herë më duhet të nisem përsëri, ky është momenti më i vështirë.

A kanë firmën shqiptare projektet tuaja për të ardhmen?

Po. Në këtë periudhë ndodhem në Shqipëri edhe pikërisht në Tiranë, sepse në 14 Maj, në sallën e Universitetit të Arteve të Bukura, do të jem protagonist i një koncerti të veçantë me muzikë bashkëkohore. Do të luhen kryesisht krijime të miat por edhe të disa autorëve italianë. Për sa i përket anës interpretative, instrumentistët do të vijnë nga Italia, por s'do të mungojnë bashkëpunimet me artistë me emër të muzikës shqiptare duke uruar edhe dëshiruar që të kemi sa më shumë realizime të tilla në të ardhmen. Dhe me këtë rast ftoj dashamirësit e muzikës klasike bashkëkohore të bëhen pjesë e këtij eventi me prezencën e tyre.

Si e konsideroni iniciativën e Albanian Excellence për prezantimin e historive të suksesit, mendoni se do të kontribuojë në shfrytëzimin e potencialeve të këtij qyteti, por që jetojnë jashtë Shqipërisë?

E konsideroj si një iniciativë interesante dhe të domosdoshme ashtu si dhe kontributi që jep si për artistët që prezantohen në mënyrë dinjitoze te audienca, ashtu edhe për kontributin që i jep audiencës në prezantimin e jetës artistike dhe artistëve të vendit të tyre kudo që ata ndodhen. Shpresoj që iniciativa të tilla të jenë më të shpeshta në mënyrë që institucionet përkatëse të jenë të informuara. Gjithashtu uroj që në një të ardhme të ketë sa më shumë bashkëpunime në fushën e artit dhe publikut t'i ofrohen më shumë aktivitete konkrete sepse është ai i pari që e ndjen mungesën dhe duhet të jap vlerësimin me prezencën e tij, duke berë që arti të mos vdesë kurrë!


Faleminderit!

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AFATET LIGJORE KUFIZOJNË VOTIMET E MËRGATËS (05.14.2014)
REPLIKË E DETYRUARNga RAIMONDA MOISIU (05.12.2014)
NGA BORÃ…SI I SUEDISË DONACION PËR LEXUESIT E VEGJËL TETOVARË (05.11.2014)
AVOKATËT NË NDIHMË TË FËMIJËVE PA DOKUMENTE (05.09.2014)
SHBA - E DREJTA E FËMIJËVE TË EMIGRANTËVE PËR ARSIM (05.09.2014)
STUDENTËT MËSOJNË NË SHTËPINË E REFUGJATËVE (05.08.2014)
DEPORTIMET NË SHTETET E BASHKUARA (05.06.2014)
Të rinjtë që enden rrugëve të Greqisë, tani në festivalin më të madh të filmitDY TË RINJ EMIGRANTË SHQIPTARË ÇOJNË NË KANË FILMIN GREK 'XENIA' tyre shqipta (05.05.2014)
QEVERIA GJERMANE DO TA ASHPËRSOJË TË DREJTËN E AZILIT (05.01.2014)
ARBA KOKALARI - 27 VJEÇARJA SHQIPTARE QË KANDIDON PËR ANËTARE TË PARLAMENTIT EVROPIAN (05.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]