VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JETË E RICIKLUESHM​E U SHFAQ NË FESTIVALIN III TË FILMIT SHQIPTARO-​AMERIKAN NË NEW YORK

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 09:06pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 
JETË E RICIKLUESHM​E U SHFAQ NË FESTIVALIN III TË FILMIT SHQIPTARO-​AMERIKAN NË NEW YORK
E Djelë, 10.12.2014, 02:01pm (GMT+1)



Filmi me metrazh të shkurtër "Jetë të Riciklueshme" me regji nga regjizorja nga Tirana Blerina Goce, u shfaq në natën e dytë të Festivalit të III-të të Filmit Shqiptaro Amerikan,, "Albanian American Festival" në Nju Jork . AFF e hapi siparin e tij në metropolin e botës këtë fund javë me filmin "Hero" dhe do të zgjasë 8 ditë në qendrën e kinemasë "SVA" në Chelsea - Manhattan NYC. Dokumentari i Goces, vjen përsëri në Nju Jork. Ai bart mbi vete një temë sociale dhe flet për vështirësitë dhe rrezikun e një familjeje dhe lagjeje në Shqipëri, e cila rrezikohet nga ndotja dhe mbeturinat në ambientin përreth saj.

Filmi i shkurtër dokumentar : "Jetë të riciklueshme - Recycled life" i Blerina Goce, zgjat (runtime) 22 minuta dhe është realizuar në periferi të kryeqytetit të Shqipërisë në Tiranë, në vitin 2012

Ky film, i cili ka fituar çmimin e dokumentarit më të mirë në festivalin "Young Albanian Filmmakers Festival" në Nju Jork- The Theater Producers Club, Dhjetorin e kaluar, duke "kaluar" oqeanin mbërrin përsëri në konkurrim në Festivalin e Filmit Shqiptar në Nju Jork.

Dokumentari cek një temë të mprehetë sociale, e cila flet për vështirësitë dhe rrezikun e një familjeje, që banon në një lagje periferike të kryeqytetit të saj në Shqipëri dhe jeton me rrezikun nga ndotja dhe mbeturinat në këtë ambient.

Aktiviteti i mbeturinave plastike të kompanisë së riciklimit duket se është mjaft i rrezikshëm për disa njerëz në Gjokaj, një fshat ky i ndërtuar në periferi të Tiranës, Shqipëri. Protagonistët e këtij filmi jetojnë në shtëpinë e tyre, në afërsi të vendit, ku bëhet riciklimi i tyre nga një kompani, por duket se jeta nuk është më e sigurt nga rreziku i ndotjes. Dokumentari tregon se riciklimi i mbeturinave është sigurisht diçka e nevojshme dhe e vlefshme për shoqërinë, por vetëm kur ndiqen rregullat e përpunimit të tyre. Në qendër të filmit është e vendosur familja e Rexhep Shehit, e cila duhet të paguajë për jetën e vet, vetëm për faktin se shtëpia e tyre është afër me këtë "fabrikë të përpunimit të mbeturinave". Bimët e tyre janë tharë, për shkak të ujit të ndotur. Një foshnjë e vogël është anëtar i ri i kësaj familjeje. Dhe kështu lind pyetja në këtë film dokumentar :"A mund të jetë e shëndetshme jeta në këtë mënyrë ?!"

Ndërsa, ata janë në një dilemë: të shesin shtëpinë e paraardhësve të tyre (edhe pse vullneti i fundit i tyre është, për të jetuar në atë vend dhe në atë shtëpi) dhe të fillojnë një jetë të re në Tiranë apo të vazhdojnë të jetojnë çdo ditë me mbeturina të rrezikshme?

Dokumentari përballet me problemet dhe tregon historinë të parë nga sytë e familjes Shehi, nga sytë e pronarëve të kompanisë së riciklimit dhe nga gjykimi i ambientalistëve në Shqipëri.

Duke folur me regjisoren nga Tirana, Blerina Goce, e cila ka ardhur enkas në Nju Jork, për të marrë pjesë në Festivalin e Filmit Shqipëtar tregon se filmi i saj "Jetë të riciklueshme - Recycled life" u prit mjaft mirë, sipas përshtypjeve të publikut , i cili pati interes.

Vitin e kaluar, ndërsa ajo ka folur për shtypin shqiptar, ka deklaruar se "Shqipëria, është para një momenti të madh, që hap një epokë të re në historinë tonë, atë të europianizimit dhe si i tillë, filmi dokumentar normalisht ka shumë për të reflektuar dhe adresuar për këto probleme të zhvillimit. Shpresoj që institucionet e filmit në Shqipëri të zgjohen dhe të jenë në një hap me kinemanë shqiptare. Në fund të fundit shpresoj që të gjithë të kemi mundësinë dhe mbështetjen për të bërë filma qoftë dhe duke ngjallur debatin publik për çështje që shqetësojnë realisht shoqërinë tonë,"

Goce është shprehur se, "Shoqëria shqiptare vitet e fundit po përballet me problemet mjedisore, që sa vijnë e bëhen më të mprehta. Prej kohësh po kerkoja të gjeja mjetin më të mirë për të shprehur pikërisht disa shqetësime të miat dhe jo vetëm. Mundësia mu krijua me ëorkshopin për kineastë të rinj të organizuar nga Akademia "Varaan" dhe Televizioni Francez Arte, në ambientet e Akademisë "Marubi" dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Unë, pasi fitova konkursin dhe m'u miratua projekti, m'u desh të përballesha jo vetëm me vështirësitë e natyrshme të trajtimit të kësaj teme, por edhe me pengesa të shumta, për të cilat mu desh t'i drejtohem për mbrojtje Zyrës së të Drejtave të Autorit. Ndoshta kjo është rrjedha normale e filmave dokumentarë, që atakojnë interesa të caktuara," .

Ndërsa, të premten në natën e dytë të Festivalit të Filmit Shqiptar në Nju Jork - pas shfaqjes se filmave pati një seancë pyetje-përgjigjesh për filmat, gjë që e bëri më mikpritëse atmosferën.

Blerina, e ka quajtur veten me fat që Ambasada Amerikane i mundësoi një vizë për të vizituar kryeqendrën e botës - Nju Jorkun. "Shfaqja e filmit në qytetin e New Yorkut, është një mundësi e mirë për përballje me publik më të gjerë, se ai thjesht brenda Shqipërisë. Ndjehem me fat që Ambasada Amerikane në Tiranë më mundësoi marrjen e vizës dhe munda të vizitoj kryeqëndrën e botës - një nga qendrat botërore të kinematografisë nga kanë dalë kineastë nga më të famshmit e botës, New Yorkun".

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË NJËVJETORIN E SHOQATES KULTURORE SHQIPTARE „NEXHMIJE PAGARUSHA“ NË SOLINGENNga AGIM GASHI (10.07.2014)
A DUHET HESHTUR PËR ASIMILIMIN GJUHËSOR TË FËMIJËVE NË MËRGIM?Nga ABDURRAHIM ASHIKU (09.29.2014)
MBRËMJE KULTURORE SHQIPTARE NË LIDKÖPING TË SUEDISËNga SOKOL DEMAKU (09.25.2014)
ARGJENTINË, KRYEPESHKOPI ALEKSANDËR - ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT KUDO QË JANË (09.24.2014)
LIGJ ME EFEKT 10 MINUTËSH PËR AZILKËRKUESIT? (09.24.2014)
VATRA- PROPOZIM PËR EMËRTIME RRUGËSH APO INSTITUCIONESH ME EMRA VATRANËSH TË SHQUAR (09.19.2014)
SHQIPTARJA IA VË FLAKËN SHTËPISË NË AMERIKË - MË FEJUAN PA DËSHIRËN TIME (09.18.2014)
SINDI ARIFI - E BUKURA E ZVICRËSPortret i miss Zvicra Frankofone 2014 (09.12.2014)
NJË BALONË NË AJËR, NJË MIQËSI MË SHUMËFotoreportazh nga SOKOL DEMAKU, Suedi (09.05.2014)
EMIGRIMI - MBI 10 MIJË VETA LARGOHEN ÇDO VIT NGA KOSOVA, KRYESISHT TË RINJ E TË REJA (09.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]