VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GRIMCA MALLI DHE FRESKI MARSI20 poezi nga PËRPARIM HYSI, SHBA

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 03:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

GRIMCA MALLI DHE FRESKI MARSI

20 poezi nga PËRPARIM HYSI, SHBA


E Mërkurë, 03.10.2010, 08:23pm (GMT+1)

 



                  1.Më gjeti

Më gjeti si Ahabi-Mbreti i judenjëve
(këtij nuk i hynte në sy mbretëria!)
Kërkonte vreshtën e Nabotit
S'e kishte... dhe vdiq nga mërzia.


Dhe mua nuk më ndahet mërzia
(jo se dua  vreshtën e Nabotit)
Mua më mungon Shqipëria
Që s'e kam  parë,kaluar motit

                  15 prill    2002


                    2.Udhët e fshatit tim


Ato udhët e fshatit tim,në një fshat,në Shqipëri
I kujtoj me përdëllim;sa të shtrenjta janë tani!
Dhe,në dimër,në kanë baltë apo pluhur kanë në verë
Në kurbet më duken mjaltë;në mos mjaltë,po janë sheqer


Në kurbet kam nostalgji,për çdo gjë nga vëndi im
Për Shqipëri kam dashuri;po këputet shpirti im
Po për fshatin më nget malli,se kam  kohë unë pa e parë
Copëra-copëra m'u bë xhani;gati t'ia marrë me të qarë.

                               7 prill 2002


                       3.Pse brengosem?

Kam arsye që të jem i  brengosur
Se malli për vëndin më kaploi
Shpesh herë ngjaj me një xhind të marrosur
Sikur  mëndja nga unë,iku,fluturoi.


Aq sa tunjatjetës ia kthej plaç
Trupi me morrnica dhe flokët ngrihen gjëmb
Mos më gjykoni si plak trazovaç
Por jam i brengosur,se shpirti më dhëmb

                             12 dhjetor 2003

                      4.Miq,hallin më qani!

Shpesh zë e pyes veten:
-Përse erdha unë këtu?   *
Pse s'e theva unë kokëshkretën
A t'i hyja unë me dru?!


Se e bëra porsi breshka
Kërkoi gozhdë tek nallbani
"Çfarë këkova,erdh i gjeta?!"
Miq,o miq,hallin ma qani.

*aludohet për mërgimin

                       18 dhjetor 2003

                  4.Ditët ikin

Ditët ikin si pakuptuar
Siç ikën e çahet një flluskë sapuni
Kjo ndodh se jam i stresuar
Dhe më duket sikur  ditët i merr lumi


I merr lumi dhe tutje i çon në det
(se unë ditët sikur fare nuk i shoh/!!!)
E ç'të shoh më parë këtu,në kurbet,
Kur këtu edhe veten time mezi njoh?!...

                      19 dhjetor 2003

                       5.Më prisni

Më prisni!Kam vënë krahë dhe po fluturoj
Drejt vëndit tim që me asnjë nuk e ndërroj
S'më trëmb oqeani;i madh,pa kufi
Më prisni,o miq,a s'jam zog unë tani?!

                           
19 dhjetor 2003

 



                           6.Si ta shtysh kohën?

Si ta shtysh kohën ,kur e ke me pashë
Edhe në ke  hall, me kë do ta qashë?
Shok nuk ke gjëkundi; s'bëhet fjalë për mik
Mërzia të mund dhe zë bëhesh nevrik.


Nervat t'u bënë tel dhe mënd po këputen
Sikur kam bërë turp dhe s'di ku të futem
Dua ta shporrë mërzitjen,ta heqë si çiban
Miq,t'ma dini hallin!Aha,sa keq që jam!

                              29 janar 2004

                            7.Mall

Oqeanin do ta thaj:do ta thaj a  do ta pi
Edhe frymën do ta mbaj,mu aty,në Shqipëri
Se më griu,më griu malli sa për miq dhe sa për shokë
Mu si eshkë më digjet xhani;trup e shpirt jam bërë ulok.

                             14 shkurt 2004


                         8.Sa do më pëlqente

Sa do më pëlqente që të kisha një shtëpi
Aty,mes pyllit,ku këndojnë zogjtë
Një kopsht dhe një bahçe të kem përbri
Dhe një çair ku të kullosin dhëntë a loptë.


Se unë brez pas brezi jam fshatar
Dhe s'ndahem dot nga peizazhi fshatarak
Ta dini,ta dini sa malli më ka marrë
Nga që asgjë nga këto s'kam,bëhem zëmërak.

                         25 shkurt 2004

                        9.Unë jam heroi i "Shkretirës tartare"   *

Siç duket,historinë e "Shkretirës tartare"
Dino Buzzati e ka shkruar për mua?!!!
A s'erdha për pak dhe mbeta për fare
Në këtë vënd të largët,nga vëndi që dua.


Pra,unë jam ai oficeri i mbushur me shpresë
Se ja,për pak,e nga këtu do shkoj
Po mbeta kaq kohë(vjete gati pesë?!)
Më thoni tani nga ai sa dalloj?!...

*Vepër e Dino Buzzatit

                                           4 mars 2004

                         10.Mëndja ime

Mëndja ime-britmë lufte
Tërë kohës në alarme
Nisem unë si plumb pushke
Për t'u sosur asaj ane


Asaj ane,andej,larg
Për matan oqeanit
Sepse shpirtin e kam plagë
Plagë e kam atë prej mallit


As më trëmb aspak largësia
Oqeani sa një pikë
Oqean  më është dashuria
Në Shqipëri nisem vërtik

                  10 mars 2004

 

 

 

                 11.Trupi yt

 

Trupi yt- purtekë dyfeku

Sytë të shkruar dhe vetëm qeshin

Nga mos më "ikë" tepeleku

Sytë e shkruar po më "përqeshin?!"

 

 

Unë "përqeshjen" s'e duroj

Ndaj dhe sulem,të "hakmerrem"

Pa më thuaj,moj shpirte,moj

Pse ndër këmbët e tua "shkrehem?!"

 

 

Do të "shkrehem",domosdo

"Dyluftimi" qe i  egër

Syri i shkruar,mos më ngacmo

Se s'duron ashiku i vjetër

 

 

S'e lë hakën unë pa marrë

Po në sulm:bjerë a vdis

Ja,kështu,o syri  i shkruar

Shkoi kjo"punë" dhe u bitis.

 

                  2 mars 2006

 

             12.Hutim

 

Më hutove,bukuri

Sado plak,po lashë mëndjen

Dhe mos duket hiç çudi

S'e zotëroj tani,më gjëndjen.

 

 

E humbas fare pusullën

Si Xhaferri,thonë,simiten

Edhe ndjek pas teje gjurmën

Që të shoh,qoft edhe "hijen"

 

 

Edhe "hija" më mjafton

Aq imazhi më ka prekur

Bukuria më verbon

Dhe tani që jam i vjetër.

 

 

Edhe pres i mbushur shpresë

Mbase dukesh përsëri

Shpresa vdes kur unë të vdes

Më hutove,bukuri!...

 

             8 mars 2006

 

 

               13.Viatnamezia Nga!

 

 

E njoha në shkollë viatnamezen Nga

E njoha,ç'e njoha,po mëndja më la.

Më bëri për vete buzëqeshja fëminore

Se qe e gjitha:si freski mëngjesore.

 

 

Kur fliste,nis,skuqej sikur kish bërë turp

Një tjetër,më të bukur?Nuk shihni.Jo.Nuk.

Me mollëzat e faqeve made in Azi

Më hëngri,më bloi, me syrin e zi.

 

 

Po buzët e fryra,mafishe,me tul

E zë vietnamezen dhe e puth me vrull

E kapa me dorë dhe qe valë e ngrohtë

Zë gjaku me gulçe në timen aortë.

 

 

Puth e puth e bot,nuk ndjeja të ngopur

Dhe ajo më puthte;me të qemë "rrokur"

Rrokur e pushtuar,se aq shumë u "nxehëm"

Dhe si në çdo betejë,më pas dhe u "shkrehëm..."

 

 

                            9 mars 2006

 

 

                      14.Katerina

 

Ç'të ka gjetur Katerina që më rri menduar

Mos mendon,moj Kateriana.dashurinë e shkuar?

Shkoi e vajti dashuria,për ne Katerinë

Se ka  ardhur pleqëria dhe nuk ka më kthim.

 

 

S'ka më kthim në kohë të shkuar;s'ka,moj Katerinë!

Ajo kohë,tash,ka perënduar dhe kem nostalgjinë.

Nostalgjia na pushton;mbi ne vë domenin

Edhe zë dhe na mundon,sa mbajmë dot helmin.

 

 

Englendisemi kot së koti,futur në mendime

Ç'bie sahati,s'e sjell moti, o moj  mikja ime

Ndaj mendimet sikterisi;përzëre trishtimin

Dashuria shkoi,bitisi;dëgjo,Përparimin!

 

 

Lëre mëndjen të marrë brinjën si dele e trullosur

Dashuria na la hijen;mjaft kemi kullotur

Shih me sy e plas me zëmër;shkoi kjo"punë" e vajti

Zëre se ja"qe në ëndër";na ka ikur vakti...

 

                           10 mars 2006

 

                        15.Sytë e trëmbur

 

I shoh sytë e "trëmbur" dhe dua të di shkakun

Se sa nuk jam çmëndur,të madh kam merakun

Më thuaj,moj ashike, ma hiq kasavetin

Se ta dish,moj mike,po jap selametin.

 

 

Se nuk  dua të shoh tek ti hiç shqetësim

Rënkoj dhe bëj "oh!",për ty,shpirti im

Kur shoh sytë e "trëmbur";trëmbem edhe unë

Në bëj si i çëmndur,më ka zënë me shkumë

 

                        10 mars 2006

 

 

 

                     16.Nostalgji

 

 

Ku do jesh,o mikja ime;ku do jesh tani?

Se jam kapur nostalgjie,aq sa vet e di

Mëndja ime bërë tufan,ka arsye pse

Zë e bredh si me revan:si kalë hergjele.

 

 

Çan e çan që nga largësia,edhe mbrrin tek ti

E ka kapur nostalgjia,mike,moj,.për ty!

Dashuri që i mposht vitet,aq e aq dekada

Si një zjarr që hiç nuk fiket,si nëpër balada

 

 

Rrri i fshehur gjithmonë zjarri dhe s'i duket flaka

Se në zëmrat tona malli,jo,jo:nk u mpaka.

Sado erdhi pleqëria,sado nga ti larg

Porse mëndje mu tek mikja;për të imi varg.

 

                        15 mars 2006

 

 

                        17.Symëshqerra

 

 

Më kalon një symëshqerrë,edhe bën sikur s'më sheh?!

Sikur vrarë të jemi prerë(vrarë e prerë të jemi ne/!)

Më kalon me çap të rëndë;aq të rëndë,sa tundet vëndi

Domethënë,ka vënë "pëndë";ndaj dhe mua gati më çmëndi.

 

 

Edhe sulem pas asaj;tani unë jam tërë inat

Se s'e kam hiç kollaj(ende "bukën" s'e ha thatë!!!)

Dua që qejfin t'ia tregoj që s'ma vari asnjë çikë

Se më çmëndi,më tërboi(të hakmerrem dua dhe pikë)

 

 

Por inati qe i madh,dhe "mundësia" qe e vogël

Se i lart më qe ai "gardh",dhe më erdhi mëndja rrotull

E pandeha shesh me lule(ja,e zura symëshqerrën)

Ah,ç'më bëre,velahule!E kujtoj dhe zë tmerrën.

 

                             15 mars 2006

 

                          18.Era e ngrohtë e marsit

 

 

Era e ngrohtë e marsit ta zbërtheu fustanin

Mua aq më tramaksi,sa nuk dhashë xhanin

Se të doli gjiri cullak,na përjashta

S'duroj se jam"plak;",o moj,që të qafsha!

 

 

S'duroj se kam "cipë",jam në moshë të shkuar

Më të rëntë një pikë,se më ke shkalluar

As që e mbulove(ty,xhani,ta dashka)

Ah, se ç'më  tundove!Plasa,mike,plasa...

 

                          17 mars 2006

 

 

                        19.Pastaj

 

 

Buzën seç ta dhashë,se aq shumë ngulmove

Por mëndjen sa s'lashë(po më tej ç'kërkove?)

Më kërkove gjiriin;ta dhashë,ma kafshove

Sa nuk lashë fiqirin,aq"keq" ma punove.

 

 

Domosdo që thirra,aq mua më dhëmbi

Se desh më ra"pika",kur më hyri "gjëmbi"

"Gjëmbi" seç më shpoi,sa më "përcëlloi"

Unë mbeta pa gojë dhe ti,po pa gojë...

 

                            17 mars 2006

 

                      20.Gruaja dhe lulja

 

Dhe ngjan një grua me lulen

Sa ç'ngjan një pikë me pikën

A nuk "fishken" e "thahen" të djya

Po nuk " u vaditën?!..."

 

 

                        10 mars 2010

 

--

Shënim për autorin

 

Përparim Hysi ka lindur në vitin 1943 në fshatin Peshtovë të Fierit. Ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi me korespondencë dhe ka punuar 41 vjet arsimtar në fshatra. Në vitet 1996-2000 ka punuar si inspektor në Drejtorinë e Arsimit në Fier ku mbulonte gjuhë-letërsinë. Në vitet e pluralizmit ka botuar vëllimet me poezi "Regëtimat e dashurisë", "Prushi i dashurisë", "'Luftë' me dashurinë", "Më piku dashuria" dhe e ka gati vëllimin poetik "Kot jam i vdekshëm". Ka dhjetë vjet që ka mërguar në Amerikë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Shkruan gjithashtu tregime, recensione për librat, artikuj e të tjerë.

Përparim Hysi


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
AKTIVITETI PATRIOTIK I KISHËS SË SHËN PALIT DETROIT NUK MUND TË ERRËSOHET NGA VIDEOMONTAZHET ANTISHQIPTARE (03.07.2010)
E bija e Akademik Ali Hadrit, Lumi Hadri - Devine, është nderuar me çmimin OTTY (Falënderim prej Qytetit Tonë)Nga BEQIR SINA, New York (03.04.2010)
SENATORE E DIASPORËSNga KËZE KOZETA ZYLO (03.01.2010)
LIDHJA E ARSIMTARËVE DHE PRINDËRVE SHQIPTARË "NAIM FRASHËRI" VAUD (02.23.2010)
ME ADEM ZAPLLUZHËN, KUR MITET VAJTOJNËNga MONIKA MURESHAN* (02.22.2010)
FLAMURI I KOSOVËS SË LIRË VALVITET NË QIELLIN E BOSTONITNga ROZI THEOHARI, Boston (02.21.2010)
KUSH ISHIN ATA...QË IU BESUEN KOMUNISTAVE..?Nga FRITZ RADOVANI, Melbourne (02.20.2010)
DYVJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS FESTOHET ME MADHËSHTI NË BASHKINË E NEW YORKUTNga KËZE KOZETA ZYLO (02.19.2010)
NEW YORK: KREMTIMI I DYVJETORIT TË PAVARËSISË SË KOSOVËS MIDIS SHQIPTARËVE TË AMERIKËSNga BEQIR SINA, New York (02.18.2010)
ZËRI I ATDHEUT DHE SHPIRTI I DASHURISËNga BAKI YMERI (02.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]