VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ARIF SELMAN NEZAJ - PATRIOT, ATDHETAR DHE ANTIKOMUNIST I VENDOSURNga BEQIR SINA, New York

                                                                                      

E Djelë, 05.05.2024, 06:59pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

ARIF SELMAN NEZAJ - PATRIOT, ATDHETAR DHE ANTIKOMUNIST I VENDOSUR

Nga BEQIR SINA, New York


E Premte, 03.12.2010, 01:26pm (GMT+1)

 

Postmortum: Tri vjet më parë, më 6 mars 2007 në New York ndërroi jetë aktivisti i njohur i komunitetit, Arif Selman Nezaj

 

 

 

NEW YORK CITY : Duke lexuar nje kumtese qe mbajti keto dite zoteri Simon Miraka, Drejtori i Institutit te te Perndjekurve politike, ne Shqiperi, thuhej se "ndoshta per vete poziten e saj, larg kufijve tokesore dhe detare per t'u kontrolluar me lehte nga Sigurimi dhe organet e Diktatures, Lushnja, u percaktua si "epiqendra e kampeve te internimit". Por nga ana tjeter ekonomikisht, Lushnja ishte ferma me e madhe e kishte nevoje per krahe te lire pune. Keshtu te internuarit e ardhur nga kampe te ndryshme u vendosen si rober lufte te punonin ne disa sektore, si Saver, Plug, Gjaze, Çerme. Me vone nje pjese do te shkonin ne Gradisht dhe Grabjan. Mbas vdekjes se Stalinit trajtimi i te internuarve ndryshoi. Rrethimi me tela u hoq, por jo rrethimi i vertete: ai i pa dukshmi. Ky rrethim i ri quhej apeli. Per te gjithe te internuarit, Apeli thirrej dy here ne dite: nga policia dhe nga brigadjeri."

 

Ne njerin prej ketyre kampeve ne Saver - Lushnje u rrita edhe une, me familjen Neza, pasi ajo ishte nje nder ato familje, e cila i kaloi te gjitha keto qendra internimi e presekutimit, duke filluar prej  Beratit, Uznoves, Tepelenes, Porto-Palermos,fabrikes se Tullave, e tjer, se bashku me familjen time. Tri vjet me pare, me 6 mars 2007 ne New York, njeri prej pinjollve te kesaj familje, nderroi jete ne komunitetin shqiptare te Amerikes, ai ishte Arif Selman Nezaj.

 

Tash kur kane kaluar 45 vjetet e diktatures absolute, dhe shqiptaret  nga Shqiperia kan filluar te vijne ne Amerike, pas renies se komunizmit, jo me me motivin "Ne u arratisem nga ferri", eshte nder te kujtojme ata njerez qe sakrifikuan dhe u bene qendrestaret e antikomunizmit ne diaspore, "Ata qe u arratisen nga ferri komuniste" qe jetojne apo nuk jetojne me.  Arif Selman Nezaj u lind ne Puke me 2 shkurt 1922, dhe u arratise Shqiperia, per shkaqe politike me 1950. Ai pasi qendroi per disa vite ne Kosove, emigroje ne vendin kampion te lirise ne SHBA-se me 1967. Per t'ju bashkuara forcave te tjera nacionaliste ne diaspore.

 

 

Ketu ne emigracion ai tregojne ata qe e njohen, iu bashkua burrave me te mire te emigracionit nacionalist .Ai njihet ne komunitet si nje njeri fjalepak, e pune shume. Jeta e tij mund te permblidhet me tri fjale: bese, nder e burreri. Miku i tij Esad A.Rizai, thote se ata qe paten rastin t'a njohin ate kujtojne se "Gjithe jeten e tij ka qene aktiv duke filluar nga demonstratat e para kundra ish "Jugosllavise", per çlirimin e lirine e Kosoves, dhe demostrata kunder regjimit te Enver Hoxhes. Ai ne tubime kombetare e kudo tjeter ku ai mendonte se mund te ndihmohej çeshtja kombetare, u udhehoq nga ideali i tij per Shqiperin Etnike, per te gjithe shqiptaret."

 

 

Arif Neza, ka lene kujtime te mira, teksa ndihmonte njerezit  nevojtare, keshillonte te rinjte se si duhet te sillen ne jete dhe angazhohej vazhdimisht per forcimin e Federates Pan Shqiptare "Vatra", anetar i se ciles ishte per 40 vjet. Per disa vjet ai ishte kryetar i organizates "Blloku Kombetar Independent" ne New York, thone ne kujtimet e tyre bashkeluftetaret  e tij ne diaspore.

 

 

Kur kujtojme kete tri vjetor te vdekjes se tij - nuk kemi se si mos te kujtojme edhe ate se aq vend i kishte lene vetes, ai siç i themi ne shqiptaret, sa qe ne ceremonine mortore per te ndjerin, me 7 shkurt 2007, kishin ardhur te merrnin pjese qindra bashkatdhetare jo vetem nga New York-u, New Jersey,  por edhe nga Detroit-i, Connecticut, Uashingtoni, Teksasi, Arizona, Illinoi dhe California. Erdhen te gjithe t'i jepnin lamtumiren e fundit, bashkeluftetarit, shokut dhe mikut te tyre te mire e te paharruar Arfi Selman Nezajt. Erdhen e moren pjese edhe perfaqesues nga Federata Pan Shqiptare " Vatra", me ne krye kryetarin e saj Agim Karagjozi, nenkryetari,dr Gjon Buçaj, nen kryetari Agim Rexhaj,  anetaret e kryesise Zef Balaj, Hajdar Tonuzi, Sejdi Bitiçi me vellaun Mustafen, Uran Kostreci, Marjan Cubi, Januz Ndreu, Leke Mirakaj, Muhamet Omari etj.

 

Ndersa,  nga Levizja e Legalitetit, merrte pjese Musli Mulosmani me familje, Sami Mulosmani, Adriana Myftia (bashkeshortja e te ndjerit dr. Fuat Myftia) me vajzen Feriden, Nderim Kupi, Ndrec Gjergji; nga Blloku Kombetar Independent merrnin pjese, kapiten Nue Gjonmarkaj, dr. Gjon Buçaj, Zef Prenocaj, Pjeter Balaj, Pjeter Nue Beqir Buçaj; nga Fondacioni i Shoqerise Shqiptaro Amerikane, Qazim Gashi, Mark Lekay etj.; Merrnin pjese edhe aktivistet, i ndjeri  Ahmet Berdynaj, Ibrahim Uka etj. Nga New Jersey per t'i dhene nderimet e fundit te ndjerit kishin ardhur Esat Bajraktari, Genc Bajraktari, Mithat Gashi, Pajazit Lita etj; Nga Detroit-i me pranine e tyre nderuan Kujtim Qafa me vellezer dhe nenen, ndersa nga California Ilir Lita.

 

Ne kujtimet e tij per Arif Selman Nezen, ne ceremonine e varrimit  Dr. Gjon Buçaj tha se familja Nezaj ka humbur njeriun e shtrenjte, babain, bashkeshortin dhe gjyshin. Ndersa, une tha ai dhe shume te tjere jemi sot deshmitare se sa e rende eshte humbja e nje miku. Ai qe nje mik me kuptimin e plote te fjales. "Ai ishte nje njeri i ndershem, nje burre i tradites shqiptare, nje besnik i idealeve te kombit, i familjes, i mikut, njeri i cili deshi familjen, shoqerine, atdheun, çmoi traditat e mira shqiptare. Kur i ndjeri ndahet prej kesaj bote duke na lene kujtimet me te mira dhe duke na lene ne nje fare menyre edhe amentin qe t'i çmojme cilesite e mira te njeriut, idealet, t'i çmojme jo vetem tolerancen po edhe miqesine e keto do te jene ngushellimi per ne e familjen Nezaj", thote dr. Buçaj dhe shtoi se Arifi ishte me te vertete njeri per t'u nderuar.

 

Sakaq, duke folur per emigrimin e z. Nezaj , dr. Buçaj ka kujtuar se ai la vendin e kaloi ne Kosove dhe kjo nuk ishte gje e lehte. Pasi ne ate kohe "Shume shpetuam kryet, por edhe shume humben kryet ose rane ne burgjet e tmerrshme te diktatures enveriste".  Per ne qe shpetuam tha ai, "Ka qene fat qe ish - "Jugosllavia" me 1951 nenshkroi nje marreveshje ne Gjeneve per strehimin e refugjateve, e kjo ka shpetuar shume prej atyre qe u arratisen nga Shqiperia, megjithese, ish"Jugosllavia" ka gjete menyra per te zhdukur njerezit. Arifi edhe kur erdhi ne Amerike, sipas dr Buçajt, u perpoq per te miren e shoqerise, familjes dhe kombit. Ishte ne radhen e pare te perkrahjes per institucionet fetare, ndihmoi xhamine, ndihmoi kishen, Komitetin "Shqiperia e lire", Federaten "Vatra" etj. Aktivitetin politik Arifi e zhvilloi ne nje parti politike "Bllokun Kombetar Indipendent". Ka qene besnik i idealeve te kombit, besnik i çdo gjeje qe eshte pozitive e njerezore", tha dr. Buçaj.

 

Kryetari i shoqates Vatra, inxh. Agim Karagjozi teksa foli per te ndjerin kujtoje ditet kur ata kishin bashkepunuar me te, ne Federaten "Vatra",: e quajti me fat ate kohe qe punuan se bashku me burra te tille si Arif Neza"

 

  

"Ai qe besnik me plot kuptimin e fjales, shqiptar i patundur per shqiptarine. Kishte traditen e familjes: fisnik, besnik e trim." tha kreu i Vatres zoteri Agim Karagjozi. Musli Mulosmani,, njeri preri veteranve te monarkise ne mergim, patriot e atdhetar i shquar  tha se une e njoha Arif Nezen per me shume se 50 vjet." Ai qe nje burre i tradites e i vuajtjeve, ka flour per Nezajn, Mulosmani duke shtuar se ai nuk ka kursyer as per qendrat fetare, e as per organiztata nacionaliste, Arif Nezaj ishte nje antikomunist i perbetuar." Ndersa, Zef Mirakaj pasi ka vene ne pah tiparet e tij ka the se "Arif Nezaj ka qene mik i ngushte i tij dhe i te pareve te tij, duke theksuar se njeriu nuk vjen ne kete jete as me kalem e as me pushke. Ai vjen si krijese e Zotit per te lene gjurmet e veta ne kete jete te perkohshme."

 

Mireo thot Zef Mirakaj : "Kjo eshte nje dite e dhimbshme por njekohesisht, do ta ndiejme veten krenare per nje njeri qe pat shpirtin e njeriut ashtu siç e ka krijuar ati i gjithepushtetshem per ta kaluar ne kete bote dhe po shkon ne duart e tij ashtu si e nisi ne kete jete", tha Mirakaj.

 

Per te kujtuar Arif Selman Nezen, ka folur edhe Zef Balaj, edhe ky nje aktiviste i njohur i komunitetit, i cili theksoi se Arifin e njoha per 55 vjet si nje burre te tradites shqiptare, beses dhe burrerise. Keto virtyte te tij mbeten te paharrueshme per te gjithe ata qe e njohen. "Arifi qe nje atdhetar dhe antikomunist i vendosur", citohet te kete thene Balaj.

 

 Ndersa per njeriun qe shpenzoi afro tri dekada ne burgjet enveriane, zoteri Uran Kostrecin, Arif Nezaj do te ishte nje nga burrat e mire dhe nje nga vatranet e vjeter ne New York, qe sa here e therriste kombi aty do te gjendje edhe ai. "Ai qe nje nacionalist, nje antikomunist i vertete, nje njeri i dashur per shoket e tij. Edhe pse nuk qe shume i pasur, ai ishte i gatshem per te kontribuar materialisht sa here qe Federata "Vatra" kishte nevoje. Vdekja e tij eshte nje humbje per gjithe nacionalizmin shqiptar. "Vatra" humbi nje nga vatranet me te mire te saj", thote Uran Kostreci.

 

Nipi i te ndjerit, Ilir Lita, e ka percjellur kujtimin e tij per Arif Selman Nezajn, me lot ne sy duke sjelle ne kujtese jeten e gjyshit me te cilin kishte qene i lidhur aq shume. "Arifi, qe nje baba, gjysh e stergjysh i mrekullueshem - nuk kam fjale se si ta pershkruaj kete njeri kaq te dashur per familjen dhe te gjithe ata qe e njohen", thote ai.

 

 

Biri i te ndjerit, Ahmet Nezaj, flete me thjeshtesi se babai i tij gjithe jeten u mundua te bente mire e asnjehere nuk beri keq. Arif Nezaj la pas vetes 6 femije: Abdullahun, Ahmetin, Xheven, Fatimen, Floren dhe Nexhmijen; bashkeshorten, Xhemilen, vellezerit ne Shqiperi: Avdiun dhe Tahirin me familje, nipat mbesat ne Shqiperi e Amerike dhe te aferm te tjere.

 

 

 

Arif Selman Nezaj (rreshti i parë, djathtas) me bashkëshorten Xhemilen dhe vajzën Florën (rreshti i parë). Rreshti i dytë nga e majta: djali Ahmeti, vajza Xheva, djali Abdullahu, vajzat Fatimja dhe Nexhmija

 

 

Arif Selman Nezaj, në Kosovë më 1995

 

 

Arif Selman Nezaj në moshën e rinisë në Shqipëri

 

 

Arif Selman Nezaj në një aktivitet në komunitet
Beqir Sina


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FILOSHQIPTARËT E BUKURESHTIT: VIKTO MARIN BASARABNga BAKI YMERI (03.11.2010)
GRIMCA MALLI DHE FRESKI MARSI20 poezi nga PËRPARIM HYSI, SHBA (03.10.2010)
AKTIVITETI PATRIOTIK I KISHËS SË SHËN PALIT DETROIT NUK MUND TË ERRËSOHET NGA VIDEOMONTAZHET ANTISHQIPTARE (03.07.2010)
E bija e Akademik Ali Hadrit, Lumi Hadri - Devine, është nderuar me çmimin OTTY (Falënderim prej Qytetit Tonë)Nga BEQIR SINA, New York (03.04.2010)
SENATORE E DIASPORËSNga KËZE KOZETA ZYLO (03.01.2010)
LIDHJA E ARSIMTARËVE DHE PRINDËRVE SHQIPTARË "NAIM FRASHËRI" VAUD (02.23.2010)
ME ADEM ZAPLLUZHËN, KUR MITET VAJTOJNËNga MONIKA MURESHAN* (02.22.2010)
FLAMURI I KOSOVËS SË LIRË VALVITET NË QIELLIN E BOSTONITNga ROZI THEOHARI, Boston (02.21.2010)
KUSH ISHIN ATA...QË IU BESUEN KOMUNISTAVE..?Nga FRITZ RADOVANI, Melbourne (02.20.2010)
DYVJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS FESTOHET ME MADHËSHTI NË BASHKINË E NEW YORKUTNga KËZE KOZETA ZYLO (02.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]