VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - DRAMA DRAMATIKE E MËRGIMTARËVE SHQIPTARË NË ZVICËRNga SAIME ISUFI

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 11:21am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

DRAMA DRAMATIKE E MËRGIMTARËVE SHQIPTARË NË ZVICËR

Nga SAIME ISUFI


E Enjte, 06.24.2010, 01:00pm (GMT+1)

Në veprën e fundit të pedagogut Mahir Mustafa Emi -, Immi -, Remi -dramë leximi me sfond sociokulturor të mërgatës shqiptare në Zvicër, autori është përpjekur dhe me përpjekjet e tij ka arritur të hyjë thellë në problemet dhe preokupimet e shumta që kanë kaluar dhe vazhdojnë të përcjellin tri gjeneratat e mërgimtarëve shqiptarë të ardhur në Zvicër.

Drama në fjalë, nuk është thjeshtë vetëm dramë leximi, por një dramë dramatike që ka përcjellur e po përcjell mërgimtarët tanë për tre breza me radhë, të cilët mërgimin e mësynë jo për të shtrirë rrënjët në të, por për t'u "kthyer" sa më shpejt në atdhe. Ndodhi e kundërta, ata nuk u kthyen por i ngulën rrënjët këtu, pa e kuptuar as vetë se si kaluan vitet. Duke menduar se do të ktheheshin sa më shpejt në atdhe, ata as nuk bënë përpjekje për t'u integruar, duke u "ruajtur" kështu nga asimilimi.

Mahir Mustafa në këtë dramë, ka hyrë thellë në psikologjinë e mërgimtarëve, duke qenë edhe vetë mërgimtar por edhe si studiues e intelektual, ka bashkëjetuar me hallet dhe problemet e tyre; duke na ardhur me këtë studim të suksesshëm me thekse të veçantë: integrimin. Integrimi, ky proces të cilin shqiptarët duhet ta mishërojnë, të punojnë, për t'ia lehtësuar vetes dhe fëmijëve të tyre më shumë jetën në një vend të huaj; nëse kanë vendosur të rrojnë në të; kanë lëshuar dhe vazhdojnë të lëshojnë rrënjët në të. Intergrimi është bërë termi më i përfolur sot për sot në Zvicër dhe nuk ka se si të jetë ndryshe në këtë kohë globalizimi të fshatit të vogël, siç e quan edhe autori botën në këtë dramë; ku për fat të keq shpeshherë këtë term shqiptarët e ngatërrojnë me asimilimin. Prandaj duhet punë, prandaj duhet vazhduar me studime të tilla sikurse nisma e mbarë e Mahir Mustafës, i cili ka prekur të gjitha aspektet e jetës së mërgitmarëve tanë në Zvicër, por të cilat aspekte mbetet të studiohen dhe të thellohen secili veç e veç dhe më me hollësi.

Mahir Mustafa, siç diti të na befasojë shumë herë në cilësinë e kryetarit të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë "Naim Frashëri" në Zvicër, na befasoi për të mirë edhe me këtë vepër, por do të dijë të na befasojë edhe me vepra e studime të tjera në lëmin e aspektit psiko-social të mërgimtarëve tanë në Zvicër, me të cilët ai ka qenë gjithmonë i pashkëputur.

Drama "Emi-, Immi-, Remi- lexohet me një frymë, pasi secili nga ne gjen një pjesë të jetës së tij ; gjen fqiun e tij, familjarët e farefisin, shoqërinë e rrethin e gjerë shoqëror shqiptar. Secili nga ne është pjesë e kësaj drame, prandaj ajo duhet lexuar patjetër, së pari nga ne, pastaj edhe nga ata të huaj që kanë të bëjnë me shqiptarët siç janë mësimdhënësit në radhë të parë, por edhe nga të tjerët.

Mesazhi i kësaj drame është i qartë: aty ku jeton, aty duhet ndërtuar jeta si duhet. - Shqiptarë duhet të integrohen në Zvicër, me këmbë në tokë e me zemër në atdhe.

16.06.2010

MERGIMI

Mërgimi

Mund të quhet

Largim.

Mund të quhet

Braktisje

e imazhit

të Atdheut

Kur braktisja

Zgjat shumë.

Mund të quhet

Sfilitje

Por për çfarë?!

Për një vend

Me ëndrra të bukura?

Jo!

Pë rnjë qetësi

Shpirtërore ?

Jo !

Për para

Më shumë ?

Po !

Për vuajtje

Më shumë ?

Po !

Për rehati

Më të mirë ?

Jo !

Për pasuri ?

Jo !

Sepse pasuri

Nuk bëri kurrë !

Atëherë

Shikoni

Mirë

Përgjigjet

Dhe do ta kuptoni

Ç'është mërgimi...

Saime Isufi, 16.06.2010

SAIME ISUFI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EMIGRANTË SHQIPTARË TË KTHYER NGA GREQIA (06.22.2010)
20 QERSHORI, DITA NDËRKOMBËTARE E REFUGJATIT (06.20.2010)
SHKRIMTARJA KËZE KOZETA ZYLO MERR ÇERTIFIKATËN E MIRËNJOHJES PËR BAMIRËSI (06.15.2010)
DIKUR TË GATSHËM PËR KONFLIKT - KTHESA E TË RINJVE SHQIPTARË NË MYNIH (06.15.2010)
NJË PËRURIM I KOSOVËS LETRARE NË BUKURESHTNga BAKI YMERI (06.14.2010)
NJOFTIM PËR TRYEZËN E RRUMBULLAKËT ORGANIZUAR NGA BISHZ MË 12 QERSHOR 2010 (06.10.2010)
MIJËRA SHQIPTARË NË PARK, NË FESTIVALIN "DITA E TRASHËGIMISË SHQIPTARE" NË NJU JORKNga BEQIR SINA, New York (06.08.2010)
VALON BEHRAMI NË GAZETËN "20 MINUTEN": NË PRAG TË AFRIKËS SË JUGUT 2010 - PËRKUSHTIMI PËR ZVICRËN, KOSOVËN, FAMILJEN DHE FUTBOLLIN (06.04.2010)
HISTORIANI ANDREAS ERNST, LIGJËRATË PËR PROCESIN E SHTETFORMIMIT TË KOSOVËS DY VJET PAS PAVARËSISË (05.31.2010)
SA E DUAM BASHKIMIN KOMBËTAR NE SHQIPTARËT?Nga XHEVAT REXHAJ (05.29.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]