VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HUMBJE E RËNDË NË FAMILJEN E DR. SELAHEDIN VELAJNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 08:24pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
 

HUMBJE E RËNDË NË FAMILJEN E DR. SELAHEDIN VELAJ

Nga FRANK SHKRELI


E Shtunë, 10.16.2010, 10:07pm (GMT+1)

Në foto: Drini Velaj 

Një lajm i zi dhe një pikëllim i thellë u përhap në radhët e miqve dhe të dashamirësve të familjes së patriotit, anti-komunistit dhe mikut Dr. Selahedin Velaj. Djali i tij, Dr. Drini Velaj ndërroi jetë në një aksident tragjik në moshën 42-vjeçare. Të gjithe pyesim se si vdekja e pamëshirshme e mori këtë lule të bukur nga kjo jetë, atëherë kur një gjë e tillë nuk pritej aspak. Kësaj rradhe fati u tregua krejtësisht i pamëshirshëm. Jeta e tij qe fatkeqësisht tepër e shkurtë e u shua tepër shpejt. Zbrazëtia që ka lënë pas Drini në familjen Velaj nuk mund të plotësohet me asgjë. Dr. Selahedin Velaj dhe familja e tij ishin pjesë e pandarë e komunitetit; konsiderohej si e jona, pasi kjo familje nga jugu i Shqipërisë ishte e pajisur me cilësi të rralla kombëtare dhe virtyte të larta njerëzore. Dr. Selahedin Velaj dhe familja e tij ndau me të gjithë ne --nga të gjitha trojet shqiptare -- nga Kosova e nga Malësia, të këqijat dhe vuajtjet e mërgimit. Karakteri i kësaj familjeje tërhiqte çdonjenin, prandaj humbjen e Drinit e qan natyrisht e gjithë familja, e qan babai i moshuar Selahedini, e qajnë e shoqja dhe fëmijët, por në të njëjtën kohë e vajtojnë miqtë e familjes dhe e qan i gjithë komuniteti shqiptaro-amerikan.

Fjalët në këto raste kaq të dhimshme nuk dalin lehtë. Por Familjes Velaj dhe mikut të dashur Dr. Selahedin Velajt, me të cilin shtigjet e vështira të historisë sonë të hidhur na bënë të njihemi në Amerikën e largët -- duke marrë pjesë në zinë që e goditi kaq rëndë -- i paraqes atij dhe farefisit mbarë ngushëllimet dhe ndjenjat e mia më të forta të përdhimtimit dhe ndjenjat ma të thella miqësore. Shpirti i Drinit pushoftë në paqe dhe ju Zoti u dhashtë kivet.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR RIATDHESIM MES KOSOVËS DHE NORVEGJISË (10.15.2010)
NJOFTIM MORTOR: U NDA NGA JETA AKSIDENTALISHT DRINI VELAJ (10.15.2010)
AUSTRIA AKUZOHET PËR SHKELJE TË TË DREJTAVE TË FËMIJËVE (10.14.2010)
KËRKOHET ANGAZHIM MË I MADH PËR PENSIONET E KOSOVARËVE NË ZVICËR (10.13.2010)
GJITHÇKA ME KOHËN, MADJE DHE MË E AVANCUAR SE KOHAMe VERA KURTIN, mësuese e edukimit special me fëmijët autistë në SHBA, bisedoi SOKOL DEMAKU (10.12.2010)
NË ZVICËR FILLUAN PËRGATITJET PËR SHËNIMIN E 30 VJETORIT TË DEMONSTRATAVE TË VITIT 1981Nga NEFAIL MALIQI (10.11.2010)
PROVA E KOMBIT!Nga RAIMONDA MOISIU (10.11.2010)
NË GJYQ E DREJTA E VOTËS PËR EMIGRANTËT (10.11.2010)
KOSOVA LETRARE DHE VLERA TË REJA SHQIPTARE NË REVISTAT RUMUNENga BAKI YMERI (10.10.2010)
BRITANI: NJË GRUP NOBELISTËSH KUNDËR PLANIT TË QEVERISË PËR EMIGRACIONIN (10.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]