VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË VENDIN E DOGONËVE

                                                                                      

E Hënë, 04.29.2024, 12:20pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
NË VENDIN E DOGONËVE
E Mërkurë, 10.19.2011, 09:26am (GMT+1)

Dogon, trashëgimi e kulturës botërore

Ekspozita e artit në Bon tregon objekte arti të popullit dogon, një nga kulturat më të rëndësishme të Afrikës.

Bandiagara është një qytet dhe njëkohësisht emri i një rajoni në shtetin afrikanoperëndimor Mali. Pllaja spektakulare e gjatë rreth 200 kilometra e Bandiagarës në vendin e pakicës dogon-e u fut së bashku me traditën e saj në vitin 1989 në listën e trashëgimisë botërore për kulturë dhe natyrë, UNESCO. Një ekspozitë mbi njerëzit dogonë dhe artin e tyre është hapur tani në Bon. Në sallën e ekspozitave dhe të artit të Republikës Federale më shumë se 270 skulptura, maska dhe objekte të përditshme nga koleksionet private dhe publike në gjithë botën tregojnë mjaft mirë se përse dogonët renditen në vendet me kulturën më të madhe të Afrikës.

Etnografi dhe histori arti

 

Arti i ekspozuar nga Afrika sjell një sfidë tjetër në krahasim më artin nga Evropa dhe bota perëndimore. Shpesh ajo në të kaluarën është interpretuar si një vizion i një bote të largët për të kënaqur një dëshirë për eksotizëm, ose mbahej shkencërisht si një ekspozitë në esencë etnografike. Në Bon do të kombinohet shija e artit dhe vizioni i diferencuar i një kulturë të huaj dhe kjo doli në pah dhe tërhoqi vemendjen, kur objektet e eskpozitës së pari u paraqitën këtë vit në muzeumin e Parisit, du Quai Branly. Jo vetëm arti dogon është treguar në Bon. Me krijimet e bëra nga balta e kuqe të vendosura në fotografi tre me shtatë metra të mëdha, vizitorët do të zhvendosen në atmosferën e Mali-t. Drejtori i ekspozitës Wolfger Stumpfe: "Ne deshëm t'i jepnim vizitorëve me këto foto të mëdha edhe përshtypjen se ku janë krijuar të gjitha këto vepra dhe që kjo është një qasje krejt ndryshe nga ajo në Quai Branly, ku ka qenë dhe stacioni i parë i ekspozitës sonë. Për veprat kishim pretendime thjesht në formen e një arti historik, thjesht estetik dhe ne thamë se po bëjmë një ekspozitë etnologjike. Prej vitesh ka një diskutim: janë këto objekte arti të vërtetë, janë sende përdorimi, apo janë objekte kulti, për të cilat vlerësimi është aq i lartë sa vlera e artit. Dhe për këtë nuk ka asnjë rezultat përfundimtar, asnjë përgjigje. Unë mendoj se janë të dyja, natyrisht janë gjëra, që nuk i përkasin një konteksti të artit si i yni, ku l'art pour l'art natyrisht që aty nuk ka vend. Por megjithatë janë objekte arti natyrisht.

Valle me maska në Tireli /vendi i dogonëve

Objektet janë jashtëzakonisht të ndryshme. Objekte të përditshme të dekoruara si kazma, që ndodhen pranë maskave mjaft të mëdha të përpunuara imët, që janë përdorur vetëm në vallet rituale, por që përdoren edhe sot. Skulptura të shumta ofrojnë një imazh në botën tradicionale të Dogon-it dhe të miteve të tyre, nganjeherë natyralist, nganjëherë qëllimisht i formuar në mënyrë abstrakte: "Ne qëndrojmë këtu para një çifti dogon, që është bërë një vepër arti dogone njohur në historinë e kulturës perëndimore."

Shumë artistë të perëndimit, nga Picasso deri tek Kirchner e Braques ishin inspiruar nga arti oqeanik dhe afrikan. Dhe ky çift tregon pikërisht këtë magjepsje. Aty tregohet në mënyrë shumë gjeometrike forma e trupave në kube dhe trekëndësha dhe kjo është diçka, që i përket artit modern të shekullit të 20-të.

Një pjesë e historisë së krijimit të Dogon-it

Dogon, ekspozita në Bonn

Në thelb kjo është e rëndësishme për qytetarët e Bonit, kur shohin me sy kritik këto dy ekspozita, një me art historik dhe një me art etnografik. Eksotizmit, voyeuristische Blick, kuriozët do të shmangeshin qëllimisht. Si një kundërpeshë janë paraqitur formatë të mëdha, që tregojnë skena nga e përditshmja moderne, një balerin i maskuar qëndron pranë një djali të vogël dogon, i cili mban të veshur një triko futbolli të Gjermanisë. Në një mur varet një radio tranzitor dhe direkt pranë kafka të thata majmuni.

Jo vetëm aspekti i perëndimorëve nga Afrika do të tematizohet aty, por edhe aspekti Dogon në Perëndim: "Ne kemi intervistat tona të fundit, ku janë inçizuar dogonët, duke iu drejtuar atyre gjashtë pyetje të ndryshme: Per shëmbull, a u pëlqen atyre që kjo eskpozitë kaq e madhe shfaqet në Paris dhe në Bon? Përgjigjet e dogonëve nga njëra anë tregojnë se ata janë shumë krenarë që për kulturën e tyre tregohet një vemendje kaq e madhe, ku 200 000 vizitorë kanë parë eskpozitën, kur ishte e hapur në Paris. Pala tjetër thotë se janë të inatosur, që nuk kanë rast që këto objekte, të cilat janë paraqitur këtu, t'i shohin vetë, edhe pse ata në fakt përfaqësojnë traditën dhe kulturën e tyre.

Si e vlerësojnë dogonët ekspozitën?

Art dogon, derë në Mali

Jo vetëm që pjesa më e madhe e dogonëve ndoshta nuk kanë mundësi të udhëtojnë për në Europë, sepse u mungojnë paratë, por edhe për shkak të barrierave politike, ata do të pengoheshin për të realizuar këtë. Sepse ata duhet të marrin vizë për të udhëtuar. Dhe për një vizitë në eskpozitë në fakt nuk mund të marrësh vizë. Për situatën aktuale, që po kalon vendi, Dogoni dëshiron të tërheqë vemendjen me ekspozitën e dytë: një kub i madh në masën pesë me pesë metra i Organizatës humanitare për të uriturit në botë përpiqet të krijojë në një mënyrë tjetër një lidhje të artit me Mali-n. Sonja Eberle nga Organizata humanitare për të uriturit në botë thotë: "Këtu do të mund të binin daullet, këtu do të mund të sprovoheshin aromat, këtu mund të shikosh filma dhe sidomos mund të hysh në kontakt direkt me njerëzit në vendin Dogon: Mund të hysh në bisedë online, mund të kontaktosh përmes funksionit komentues me njerëzit në këmbim të drejpërdrejtë duke pyetur se çfarë ka sot në mesditë në Dogon."

Dhe kjo zakonisht nuk është shumë. Qysh prej vitit 2004 deklaron përfaqësuesja e organizatës humanitare në ndihmë të të uriturve në botë, Dogoni është vendi, që është rrënuar vazhdimisht nga thatësira. Po ashtu nga efektet e ndryshimit të klimës: "Mali i takon sot një nga dhjetë vendeve më të varfëra, që ka kjo botë. Ne ndihmojmë shumë konkretisht aty njerëzit për ta ndryshuar këtë situatë. Por për këtë duhet që njerëzit që janë këtu ta kenë të qartë dhe të kuptojnë menjëherë se çfarë ndodh aty si është e përditshmja aty, çfarë do të thotë për të qenë Bandiagra në treg, çfarë do të thotë të jesh një fermer apo të merresh me një artizanat të vogël."

Kështu eskpozita tashmë e diferencuar e artit , kulturës dhe historisë së Dogonit në Bon do të plotësohet edhe me një aspekt të rëndësishëm. Por çfarë nuk mund të shmangesh është, që thjesht mund të shijosh pamjen e skulpturave të këndshme estetike dhe të maskave.

Autor: Günther Birckenstock/Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: Angjelina Verbica

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BALANSIMI DELIKAT ME PROTESTUESITNga HEATHER MAHER (10.18.2011)
"OCCUPY WALL STREET": NGRIHEN KAMPE TË PROTESTUESVE (10.17.2011)
UNIVERSITETI I MERILANDIT FITOI "DHJETËGARËSHIN DIELLOR 2011" (10.16.2011)
KUSH E KA SHKRUAR BIBLËN? (10.16.2011)
KIAMETI, MEGJITHATË, TË PREMTEN E ARDHSHME?! (10.15.2011)
MULLAHËT KUNDËR MONARKËVE - KONFLIKTI I VAZHDUESHËM NË GJI (10.15.2011)
MONGOLIA - VEND I PASUR, NJERËZ TË VARFËR (10.14.2011)
TOKIO HOTEL - NJË GRUP ADOLESHENTËSH DREJT SUKSESIT BOTËROR (10.12.2011)
ISHULL I VOGËL, HISTORI TË MËDHA - ISLANDA VENDI I FTUAR NË PANAIRIN E LIBRIT 2011 NË FRANKFURT (10.12.2011)
"RRUGA E RE E MËNDAFSHIT" - INTENSIFIKIMI I TREGTISË DO TË NDIHMOJË NDËRTIMIN E AFGANISTANIT DHJET VJET PAS FILLIMIT TË LUFTËS (10.12.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]