E Premte, 04.18.2014, 04:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
"New York Times": RUSIA HAKMERRET KUNDËR SHTETASVE AMERIKANË

E Martë, 10.25.2011, 04:08pm (GMT+1)


Ministria e jashtme e Rusisë ka njoftuar se e ka konfirmuar listën e shtetasve amerikanë, të cilëve do t’u ndalohet hyrja në Rusi, në shenjë të hakmarrjes ndaj miratimit të së ashtuquajturës lista Magnicki, në Shtetet e Bashkuara.

Sipas kësaj liste, janë vënë sanksione kundër zyrtarëve rusë, që kishin qenë të ndërlidhur me vdekjen e avokatit, Sergei Magnicki, në vitin 2009.

Në listën e re të Rusisë gjenden zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, që kishin qenë të implikuar në krime kundër shtetasve rusë si dhe për shkelje të tjera të të drejtave të njeriut, tha zëdhënësi Aleksander Llukasheviq, në komentet e publikuara.

Ai, si fokuse të mundshme, ka përmendur torturën e të burgosurve, burgosjen e paligjshme në Guantanamo dhe vrasjen e civilëve në Irak dhe Afganistan.

Këto komente e theksojnë paqartësinë që gjendet në rrugën për ripërtëritjen e raporteve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, me ndryshime politike në zhvillim e sipër, në të dy vendet, dhe dyshimet në rritje për njërin nga qëllimet e Rusisë, atë të pranimit në Organizatën Botërore të Tregtisë.

"Çështja nuk ka përfunduar... nëse Shtetet e Bashkuara e zgjedhin rrugën e konfrontimit me viza, ne do të duhet ta zgjerojmë këtë listë", tha zoti Llukasheviq.

"Kjo nuk është zgjedhja jonë", tha ai dhe shtoi se "ne dëshirojmë dialog të sinqertë dhe të respektueshëm dhe veprime interaktive më të fuqishme në të gjitha fushat, përfshirë atë të vizave".

Ai më tutje theksoi se "do të jetë e papranueshme nëse lojërat politike, me involvimin e listave të zeza të rusëve, e anulojnë dinamizmin pozitiv, që së fundit ka ekzistuar në marrëdhëniet ruso – amerikane".

Para tre muajve, administrata Obama kishte shpallur se disa zyrtarëve rusë u ishte ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara lidhur me vdekjen e Sergei Magnickit, që ishte njëri nga kritikët më të rreptë të politikës ruse lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut.

Derisa Departamenti amerikan i shtetit kishte vendosur ndalim të dhënies së vizave lidhur me rastin Magnicki, një grup dypartiak i senatorëve ka kërkuar masa shumë më të rrepta, që do të përfshinin edhe bllokimin e pasurisë së zyrtarëve rusë në Shtetet e Bashkuara.

I ndjeri Magnicki, 37 vjeçar, kishte punuar si këshilltar në kompaninë ndërkombëtare të investimeve, Hermitejgj Kapital, që kishte pasur mospajtime të ashpra me autoritetet ruse.

Zoti Magnicki ka dëshmuar në gjyq se zyrtarë të lartë të policisë kishin vjedhur dokumente nga kompania dhe i kanë përdorë ato për tatime të rrejshme në vlerë prej 230 milionë dollarësh.

Magnicki ishte arrestuar nga disa zyrtarë, të cilët ai i kishte akuzuar, dhe ishte mbajtur për 11 muaj në paraburgim dhe i ishte refuzuar dhënia e kujdesit shëndetësor. Ai kishte vdekur në burg në vitin 2009.

Autoritetet kanë premtuar hetime gjithëpërfshirëse, por vetëm dy mjekë të burgut janë akuzuar për keqbërje.

Zoti Llukasheviq e ka dënuar ashpër vendimin e Departamentit amerikan të shtetit dhe, siç theksoi ai, "fushatën në vazhdim në Shtetet e Bashkuara lidhur me vdekjen tragjike të Magnickit". (f. b.)

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË LOJË NDIHMON NXËNËSIT PËR TË MËSUAR BAZAT E MENAXHIMIT TË FINANCAVE PERSONALE (10.24.2011)
STUDIUESIT AMERIKANË THONË SE MAKINAT E VOTIMIT MUND TË MANIPULOHEN (10.24.2011)
KURDËT E TURQISË DHE SHKALLËZIMI I KONFLKTIT MES TYRE (10.24.2011)
NË KËRKIM TË GJURMËVE: TRASHËGIMI KULTURORE GJERMANO-HEBREJE NË GJITHË BOTËN (10.23.2011)
NUK TINGËLLON ASPAK GJERMANE... GRUPI POP ERIK & ME (10.23.2011)
PËRPJEKJA PËR TË MBIJETUAR E BIZNESEVE TË VOGLA NË NJU XHERSIPronarët e bisneseve e ndjejnë vështirësinë ekonomike: ata përpiqen të gjejnë mënyra për të ruajtur klientelën (10.22.2011)
"ZYRAT STATISTIKORE NË GJERMANI KANË PËRVOJË SHUMË TË MADHE ME RUAJTJEN E TË DHËNAVE" (10.20.2011)
LUFTA E FTOHTË DHE MARRËDHËNIET MIDIS DY BLLOQEVE KUNDËRSHTARE (10.20.2011)
NJË KANTINË NË KALIFORNI KONKURON ME SUKSES NË TREGUN E VERËRAVE (10.19.2011)
HACKERA TË ETABLUAR - KLUBI KOMPJUTERIK SOT NJË INSTANCË E KËRKUAR EKSPERTËSH (10.19.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2014  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30      
 

 
VOAL
[Shko lart]