VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - HACKERA TË ETABLUAR - KLUBI KOMPJUTERIK SOT NJË INSTANCË E KËRKUAR EKSPERTËSH

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 07:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
HACKERA TË ETABLUAR - KLUBI KOMPJUTERIK SOT NJË INSTANCË E KËRKUAR EKSPERTËSH
E Mërkurë, 10.19.2011, 10:59am (GMT+1)

Logoja e Klubit Kompjuterik tëi Kaosit, nyja e kaosit.

Katër javë pas 30-vjetorit të tij të themelimit 'Chaos Computer Club' (CCC) po bën sërish tituj lajmesh: Ai ka zbuluar se software-i përdorur prej shtetit për mbikqyrje mund të jetë kundërkushtetues. Një retrospektivë.

Më të rriturve u kujtohet: Ka pasur një kohë pa internet. Nuk ishte se s'kishte kompjutera, ata quheshin Commodore C 64 ose Atari dhe kishin kapacitet llogaritës që e kalojnë sot edhe celularët më të vegjël. Tri dekada kanë kaluar, por kokat e zgjuara ndër bashkëmoshatarët e interesuar për teknikën filluan të kuptojnë që atëherë se ç'rol do të luante një ditë teknologjia e informacionit. Dhe disa prej këtyre mendjeve nga spektri alternativ i majtë u bashkuan: në zëdhënësin e kësaj lëvizjeje, të përditshmen 'taz' u botua një reklamë e vogël e cila bënte thirrje për një takim në Berlin më 12 shtator: "Në mënyrë që ne si të dhënë pas kompjuterave të mos bëjmë jetë kompjuterike të pakoordinuar e të varfër", thuhej në tekst. "Nja 20-25 vetë ishin mbledhur në redaksinë e 'taz'-it. Kujtoja se do bëheshim vetëm nja dhjetë. Fakti që kishin ardhur kaq shumë njerëz ishte një shenjë se kjo ishte ideja e duhur në kohën e duhur."

Bota e kompjuterave dhe ajo politike

Wau Holland i vuri vulën e vet Klubi Kompjuterik të Kaosit

Klaus Schleisik është me të drejtë krenar për efektin e thirrjes. Sot ai ndërton aparate elektronike për kërkime sizmike në det. Asokohe Schleisik e bëri reklamën si "Tom Twiddlebit", bashkë me tre të tjerë (ndër ta Wau Holland, me emër të vërtetë Herwart Holland-Moritz). Anarkisti gjenial i kompjuterave do ta karakterizonte për më shumë se 15 vjet si kryetar Klubin Kompjuterik të Kaosit, deri në vdekjen e tij në 2001 me vetëm 49 vjet. Schleisik donte më tepër një aleancë veprimi politik, ndërsa Wau Holland vinte nga një drejtim, ... "... ku bëhej fjalë për atë se si hapen dryna, si mund të përdoren telefonat pa paguar dhe gjëra të këtij lloji. Këtej erdhi e gjithë atmosfera e çuditshme, e papastër e hacker-ave." - thotë Schleisik.

Një nga kompjuterat Commodore

Pjesëtarët e Klubit Kompjuterik të Kaosit do të bëheshin të njohur pikërisht si hacker-a. Për të parën herë në nëntor 1984, me të ashtuquajturin "Btx-Hack". Btx është shkurtesa për Bildschirmtext (teletekst), një shërbim të dhënash në vitet 1980 i sipërmarrjes monopol atëherë Bundespost. Hacker-a nga mjedisi i Klubit Kompjuterik patën siguruar të dhënat e hyrjes dhe fjalëkalimin e Btx-it të Bankës së Kursimeve të Hamburgut. Me to hacker-at hynë në sistemin Btx dhe thirrën për një natë të tërë një faqe me pagesë të Klubit Kompjuterik të Kaosit. Mëngjesin tjetër 135.000 marka kishin kaluar nga llogaria e Bankës së Kursimeve në atë të klubit të hacker-ave. Klubi Kompjuterik i Kaosit e bëri publik cenin e sigurisë dhe i ktheu paratë. CCC-ja kishte bërë emër, por edhe një armik për vdekje: Bundespost-ën.

Instancë ekspertësh

Constanze Kurz, zëdhënëse e Klubit Kompjuterik tëi Kaosit dhe eksperte e Komisionit Anketë "Interneti dhe shoqëria digjitale"

Ndërkohë, pas 30 vjetësh Klubi Kompjuterik i Kaosit vlerësohet si instancë ekspertësh. Zëdhënësja e tij Constanze Kurz zë vend në Komisionin Anketë të Bundestags-ut "Interneti dhe shoqëria digjitale". Ajo dhe zëdhënësi tjetër i CCC-së Frank Rieger shkruajnë rregullisht për teknikën digjitale në gazetën Frankfurter Allgemeine - sikurse bënë tani mbi software të supozuar mbikëqyrjeje të përdorur nga shteti. CCC-së i qenë dërguar anonimisht disqe kompjuterash nga persona të përgjuar prej shtetit. Analiza e software-it nxori (sipas CCC-së) se autoritetet ligjvënëse shkelin kushtetutën. Bashkë me gazetën Frankfurter Allgemeine CCC-ja e bëri skandalin e të dhënave publik.

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NË VENDIN E DOGONËVE (10.19.2011)
BALANSIMI DELIKAT ME PROTESTUESITNga HEATHER MAHER (10.18.2011)
"OCCUPY WALL STREET": NGRIHEN KAMPE TË PROTESTUESVE (10.17.2011)
UNIVERSITETI I MERILANDIT FITOI "DHJETËGARËSHIN DIELLOR 2011" (10.16.2011)
KUSH E KA SHKRUAR BIBLËN? (10.16.2011)
KIAMETI, MEGJITHATË, TË PREMTEN E ARDHSHME?! (10.15.2011)
MULLAHËT KUNDËR MONARKËVE - KONFLIKTI I VAZHDUESHËM NË GJI (10.15.2011)
MONGOLIA - VEND I PASUR, NJERËZ TË VARFËR (10.14.2011)
TOKIO HOTEL - NJË GRUP ADOLESHENTËSH DREJT SUKSESIT BOTËROR (10.12.2011)
ISHULL I VOGËL, HISTORI TË MËDHA - ISLANDA VENDI I FTUAR NË PANAIRIN E LIBRIT 2011 NË FRANKFURT (10.12.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]