VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ÇFARË PO I IKËN UKRAINËS?

                                                                                      

E Mërkurë, 05.15.2024, 02:03am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
ÇFARË PO I IKËN UKRAINËS?
E Mërkurë, 11.27.2013, 07:39pm (GMT+1)


Marrëveshja e Asocimit, përfshirë një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse të Tregtisë së Lirë, nuk do të nënkuptonte një hyrje të menjëhershme dhe masive të parave të gatshme të Bashkimit Evropian, në Ukrainë.

BE-ja i kishte dhënë Ukrainës grante në vlerë një miliard euro mes viteve 2011-2013, dhe do t'i japë edhe një shumë prej 600 milionësh, nëse Kievi arrin të pajtohet për një marrëveshje financiare me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Për këto shuma, qëndrojnë jashtë kornizës së marrëveshjes.

Çfarë do të mundësonte kjo marrëveshje për Ukrainën, është hapja e tregut evropian, një treg me 500 milionë konsumatorë dhe një bruto prodhim të brendshëm (GDP) prej 12,9 trilionë eurosh, për kompanitë ukrainase.

Është e vështirë të analizohet paraprakisht se sa do të fitonte Kievi nga marrëveshja e Tregtisë së Lirë, por analizat e deritashme të kryera nga Bashkimi Evropian thonë se ekonomia e këtij shteti do të mund të shënonte një ngritje prej 6 për qind në GDP-së gjatë dekadës së ardhshme.

I njëjti studim sqaron se një ulje e tarifave dhe një rritje e konkurrencës do të ulte çmimet, duke nxitur një rritje të konsumit prej rreth 12 për qind gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm.
 
Çfarë përmban Marrëveshja?

Me nënshkrimin e marrëveshjes, Ukrainës do t'i duhej të miratonte rreth 350 ligje të Bashkimit Evropian. Disa nga to kanë të bëjnë me mbrojtjen e ambientit ose standardet e sigurisë në rrugë, por legjislacioni, i cili lidhet drejtpërdrejt me tregtinë, do të ishte pjesa më e rëndësishme e ligjeve të reja që ky vend do të duhej t'i miratonte.

Besohet se eksportuesit ukrainas do të kursenin rreth 500 milionë euro nga taksat e importit, nëse marrëveshja do të nënshkruhej.

Ukraina, në anën tjetër, ka një përparësi të lehtë në aspektin e taksave të importit. Kjo ndodh, ngaqë në kuadër të marrëveshjes, BE-ja do të hapte tregun e saj për produktet ukrainase brenda shtatë vjetësh, përderisa Ukraina do të kishte dhjetë vjet kohë për të hapur tregun e saj për produktet e BE-së, madje për sektorin e saj të automobilave deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Një shembull për këtë janë produktet nga lëmi i bujqësisë dhe industrisë, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare ndërmjet Ukrainës dhe BE-së. Në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, BE-ja do të hiqte menjëherë tarifat e importit për më se 80 për qind të eksporteve ukrainase të bujqësisë, ndërsa vendi do të ndërmerrte të njëjtin veprim vetëm për gjysmën e produkteve bujqësore që vijnë nga shtetet e BE-së.

Në rrafshin e industrisë, të dhënat janë edhe më favorizuese për Ukrainën, ngase BE-ja do të hiqte menjëherë tarifat për pothuajse të gjitha produktet ukrainase të këtij sektori, ndërsa Kievi do të duhej ta bënte të njëjtën vetëm për më pak së gjysmën e produkteve industriale të Bashkimit Evropian.

Me cilat ndryshime do të përballej Ukraina?

Ukrainës do t'i duhej të miratonte edhe një mori ligjesh të tjera, të cilat do t'i jepnin ekonomisë së këtij vendi një impuls pozitiv. Për shembull, Ukraina do të duhej t'i harmonizonte ligjet e saj të konkurrencës me ato të Bashkimit Evropian, që nënkupton se kartelet dhe monopolet, në teori, do të përballeshin me të njëjtat kufizime dhe norma ligjore.

Ukrainës do t'i duhej të miratonte edhe një sistem të ri të kontrollimit të ndihmave dhe subvencioneve shtetërore, të ngjashëm me atë të BE-së, përfshirë një autoritet të pavarur, i cili do të mbikëqyrte këtë fushë në praktikë.

Ukraina, sikur edhe BE-ja, do të duhej të raportonin në baza vjetore, shumën e përgjithshme, llojin dhe mënyrën e shpërndarjes së ndihmave shtetërore. Rregullat e subvencioneve shtetërore do të ishin të zbatueshme në të gjithë sektorët, përjashtuar bujqësinë dhe peshkatarinë.

Në kuadër të marrëveshjes, parashihet edhe themelimi i një mekanizmi për trajtimin e mospajtimeve eventuale. Ky mekanizëm do të bazohej në modelet e Organizatës Botërore të Tregtisë, por do të kishte autoritet për të vendosur limite më strikte në procedurat e arbitrazhit, sidomos në ato që lidhen me mosmarrëveshjet urgjente.

Ukrainës do t'i duhej të miratonte legjislacionin e tashëm dhe atë të ardhshëm të BE-së, sa i përket prokurimit publik. Me përjashtim të prokurimit në sferën e mbrojtjes, ofruesit ukrainas të shërbimeve do të kishin qasje të plotë në tregun e prokurimit publik të BE-së, i cili përbën më shumë se 2 trilionë euro, ose 19 për qind të buxhetit të GDP-së së BE-së.

A është Marrëveshja e Asociimit e Ukrainës e ndryshme nga ato për vendet e Ballkanit Perëndimor?

Në njërën anë, këto dy lloj marrëveshjesh janë të njëjta, në kuptimin që ato iu krijojnë vendeve nënshkruese qasje në tregun e BE-së dhe iu kërkojnë atyre miratimin e masave të nevojshme ligjore.

Por, këto janë të gjitha ngjashmëritë mes tyre. Vendet e Ballkanit perëndimor, sigurohen nëpërmjet Marrëveshjes së Asociimit, se do të bëhen vende anëtare një ditë. Kjo nënkupton që këto shtete duhet të harmonizojnë të gjitha ligjet me ato të Bashkimit Evropian.

Një kërkesë e tillë parasheh edhe fonde shtesë nga ana e BE-së. Parashihet që BE-ja do të harxhojë deri në dhjetë herë më shumë, për shembull, për Serbinë, sesa për Ukrainën.(rel)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 27 nëntor?8 para erës së re - VDIQ POETI LATIN HORACI (11.27.2013)
EMIGRANTË TË LUMTUR - 'TË KESH, TË DUASH DHE TË JESH' (11.27.2013)
KINA KËRKON PORTËN LINDORE PËR NË EVROPË (11.26.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 26 nëntor?1789 - NJË DITË KOMBËTARE FALËNDERIMESH SHPALLET NË SHTETET E BASHKUARA (11.26.2013)
A PRITET NJË REVOLUCION I RI I PORTOKALLTË NË UKRAINË? (11.26.2013)
SHTYPI - A ËSHTË FRANCA RACISTE? (11.26.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 25 nëntor?1850 - LINDI GUSTAV MEYER, GJUHËTAR GJERMAN, PIONIER I ETIMOLOGJISË SHQIPE (11.25.2013)
UKRAINË - TRAGJEDIA E MILIONA TË VDEKURVE NGA URIA, E SHKAKTUAR NGA STALINI (shoqëruar me fotogaleri) (11.25.2013)
PROSOPAGNOSIA - PAAFTËSIA PËR TË NJOHUR FYTYRAT (11.25.2013)
SHBA - TË EVITOHET KONFLIKTI PËR ARKTIK (11.25.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]