VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 dhjetor?563 - KISHA BIZANTINE HAGIA SOFIA NË KONSTANDINOPOJË U BEKUA PËR HERË TË DYTË PAS SHKATËRRIMIT NGA TËRMETET

                                                                                      

E Djelë, 05.19.2024, 03:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 24 dhjetor?
563 - KISHA BIZANTINE HAGIA SOFIA NË KONSTANDINOPOJË U BEKUA PËR HERË TË DYTË PAS SHKATËRRIMIT NGA TËRMETET

E Mërkurë, 12.25.2013, 10:42am (GMT+1)


563 - Kisha bizantine Hagia Sofia në Konstandinopojë u bekua për herë të dytë pas shkatërrimit nga tërmetet. Hagia Sophia, Shën Sofia, Hyjnia e Urtësisë a Urtësia Hyjnore ka qenë kishë patriarkale ortodokse greke, më pas xhami perandorake osmane, dhe tani muze në Stamboll. Nga dita e ndërtimit në vitin 537 deri më 1453, Shen Sofia shërbeu si katedrale ortodokse dhe seli e Patriarkanës së Konstandinopojës, përveç nga viti 1204 deri më 1261 kur u kthye në katedrale katolike nën sundimin e Perandorisë romake Latine ose perendimore. Kisha e Shën Sofisë shërbeu si xhami nga 29 maj 1453 deri në 1931, kur u  sekularizua, dhe u hap si muze më 1 shkurt 1935.
 
1851 Washington DC - Digjet Biblioteka e Kongresit. Në prag të Krishtlindjeve, një shkëndijë nga një sobë në Bibliotekën brenda Kapitolit shkaktoi zjarr dhe djegien e shumë prej koleksionit të Bibliotekës. Pas zjarrit, arkitekti Thomas Walter krijoi dhomën e parë metalike të padepërtueshme nga nxehtësia a zjarri. Kjo dhomë mbeti në përdorim për 46 vjet, deri në 1897,  kur Biblioteka e Kongresit u vendos në ndërtesën e njohur tani si Thomas Jefferson Building.
 
1865 SHBA: Themelohet Ku Klux Klani (KKK), grup i njohur ndryshe si Klan ose Urdhër i Maskuar (nga maskat e bardha që mbajnë anëtarët e saj për të mbuluar fytyrën gjatë veprimeve terrorizuese). Kej-Kej-Kej është mbrojtës i rrymave esktreme raciste të tilla si supremacia e bardhë, nacionalizmi e bardhë, dhe anti-emigracioni, të shprehura historikisht përmes frikës dhe terrorit. Që nga mesi i shekullit të 20, Ku Kluks Klani ka qenë edhe anti-komunist. Tani kjo organizatë është ndarë në degë pa lidhje me njëra tjetrën. Klani është klasifikuar si grup nxitës i urrejtjes nga ana e Lidhjes Amerikane të Anti-Shpifjeve. Sipas vlerësimeve, në vitin 2012  KKK kishte rrreth  8-mijë anëtarë.  
 
1924 - Shqipëria shpallet republikë: Ahmet Zogu hyri triumfalisht në Tiranë pas rrëzimit të Fan Nolit. Deri atëherë Shqipëria ishte principatë.  Zogu i kërkoi parlamentin për të përcaktuar një sistem qeverisës. Parlamenti miratoi shpejt një kushtetutë të re, shpalli Shqipërinë republikë, dhe i dha Zogut kompetenca të pakufizuara (diktatoriale). Kushtetuta parashikonte një republikë parlamentare me një president të fuqishëm si në krye të shtetit edhe të qeverisë. Asambleja Kombëtare e zgjodhi Ahmet Zogun president për një mandat shtatë-vjeçar, dhe po kjo Asamble, me pak ndryshime kushtetore, e shpalli Zogun mbret më 1 shtator 1928. Deri në vitin 1991, Zogu ishte i vetmi shqiptar që kishte mbajtur titullin "President i Repubikës". Gjatë viteve të komunizmit Shqipëria kishte Kryetar të Presidiumit të Kuvendit Popullor.
 
1943 - Lufta e Dytë Botërore: Generali amerikan Dwight D. Eisenhower caktohet Komandanti i Lartë i forcave Aleate në Evropë. Ai ishte përgjegjës për planifikimin dhe mbikëqyrjen e pushtimit të Afrikës së Veriut në Operacionin Torch më 1942-43) dhe pushtimin e suksesshëm të Francës dhe Gjermanisë (1944-45). Në vitin 1951, u bë komandanti i parë i lartë i NATO-s. Eisenhower ishte nga Pensilvania; të parët e tij kishin emigruar nga Holanda për arsye fetare. Eisenhower u diplomua nga akademia ushtarake West Point; pas Luftës së Dytë Botërore, shërbeu si Shefi i Shtabit të Ushtrisë nën Presidentin Harry S. Truman; pastaj mori postin e Presidentit të Universitetit Kolumbia; u zgjodh president i 34 i Shteteve të Bashkuara;  shërbeu për dy mandate (1953 61); vdiq në vitin 1968, në moshën 79 vjeçare.
 
Mendim i dites
"Një shtet nuk është shtet, nëse i takon vetëm një njeriu."
Sofokliu
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 23 dhjetor?910 - VDIQ SHËN NAUMI (I NJOHUR SI NAUMI I OHRIT) (12.23.2013)
Histori - Çfare ka ndodhur me 22 dhjetor?1894 - ÇËSHTJA DREYFUS FILLON NË FRANCË (12.23.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 21 dhjetor?640 - ARABË MYSLIMANË MARRIN KËSHTJELLËN BABYLON NË DELTËN E NILIT (12.21.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor?1192 - RIÇARDI I I ANGLISË KAPET DHE BURGOSET NGA LEOPOLDI V I AUSTRISË (12.20.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 19 dhjetor?1606 - ANIJET SUSAN SONSTANT, GODSPEED AND DISCOVERY NISEN NGA ANGLIA (12.20.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 dhjetor?1495 - VDIQ ALFONSI II, MBRETI I NAPOLIT, MIKPRITËSI I ARBËRVE (12.18.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 dhjetor?1790 - NË MEKSIKË ZBULOHET GURI KALENDARIK I NJOHUR SI GURI I DIELLIT (12.18.2013)
'MEGA-ZJARRET' GLOBALË (12.16.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 dhjetor?1770 - NË KËLN LINDI LUDWIG VAN BEETHOVEN (12.16.2013)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 dhjetor?1503 - LINDI MICHEL DE NOSTREDAME OSE NOSTRADAMUS (12.14.2013)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]