VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 11 prill?491 - FLAVIUS ANASTASIUS DYRRHACHIUM BËHET PERANDOR BIZANTIN

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 09:33am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 11 prill?
491 - FLAVIUS ANASTASIUS DYRRHACHIUM BËHET PERANDOR BIZANTIN

E Premte, 04.11.2014, 10:06am (GMT+1)


491 - Flavius Anastasius Dyrrhachium bëhet Perandor bizantin, me emrin  Anastasius I, dhe qëndroi në fron derisa vdiq më 498.  Gjatë mbretërimit të tij kufiri romak iu nënshtrua një ri- fortifikimi  duke përfshirë Durrësin, të cilin e bëri një nga qytetet më të fortifikuar në rajon. Anastasi kishte lindur në Durrës në një familje fisnikësh ilirë (data është e panjohur, por mendohet të ketë lindur jo më vonë se viti 430 ose 431). Anastasi kishte një sy të zi dhe një blu ((heterochromia), dhe për këtë arsye ai njihej edhe me emrin Dicorus.
 
1814 -Traktati i Fontainebleaut përfundon Luftën e Koalicionit të 6 vendeve evropiane kundër Napoleon Bonapartit, i cili detyrohet të kapitullojë pa kushte dhe internohet në ishullin Elba.
 
1899 - Hyn në fuqi marrëveshja që i dha fund Luftës spanjolle -amerikane.
 
1919 - Themelohet Organizata Ndërkombëtare e Punës - si pjesë e Traktatit të Versajës që i dha fund Luftës së Parë Botërore, për të pasqyruar besimin se paqja universale dhe e qëndrueshme mund të realizohet vetëm nëse  bazohet në drejtësi shoqërore.
 
1921 - Për herë të parë: Në shtetin Iowa vendoset taksa mbi cigaret.
 
1945 - Lufta e dytë Botërore: Aleatët çlirojnë kampin e përqendrimit Buchenwald. Kampi gjerman nazist ngritur në Ettersberg pranë Weimarit, Gjermani, në korrik të vitit 1937, ishte një nga kampet e para dhe  më i madhi në tokën gjermane, pas Dachaut. "Ndërsa iu afruam kampit dhe e pamë atë që ishte brenda ... një frika e tmerrshme pushtoi zemrat tona. Menduam; Ç'është kjo? Dhe ndërsa u afruam më shumë, pamë skelete që ecnin përreth; burra, të moshuar, të rinj, vetëm lëkura dhe kocka u kishin mbetur".(Nga kujtimet e pilotit kanadez Ed Carter-Edward rreth mbërritjes së tij në Buchenwal)
 
1970 - Apollo 13 niset për në Hënë. Gjatë projektit amerikan prej 7 fluturimesh në Hënë, vetëm Apollo 13 nuk mundi të zbriste në sipërfaqen hënore. Tre ditë pas nisjes nga Toka, një shpërthim bombol oksigjeni e dëmtoi anijen. Astronautët humbën shumë prej sasisë së oksigjenit. Atyre iu desh të anulonin zbritjen në Hënë dhe e përdorën sondën e zbristjes si "varkë shpëtimi". Oksigjeni i saj i mbajti astronautët gjallë gjatë udhës së kthimit në Tokë.
 
 
1985 Shqipëria në zi - Tiranë, vdiq Enver Hoxha, 76 vjeç; "humbje e thellë" do ta quante shtypi nën kontrollin e tij në Shqipëri; "vdiq diktatori më mizor" do të njoftonin mediat në botë; "....ka pak arsye për keqardhje...vdekja e tij shënon zhdukjen përfundimtare të një brezi tiranësh stalinistë" (The Times, 12 prill 1985).
 
 Nuk kishte rast që Hoxha të mos pritej me brohoritje nga audienca; dhe ai i pranonte ato; në fund u thoshte se duatrokitjet i takojnë Partise (e cila ishte e vetja). Ndërsa në shumë vende të Evropes Lindore, çdo shtetas ishte edhe anëtar partie, Hoxha e hapi PPSH-në vetëm për të përzgjedhurit me tepër kujdes, më të besuarit; gjithë të tjerët (populli) ishin thjesht të dyshimtë (fajtorë derisa të gjendeshin të pafajshëm). Por Hoxha nuk kurseu asnjërën palë; Partia-Shtet vrau, burgosi, internoi, përndoqi, terririzoi qindra mijëra; prej vitit 1976 (prishja me Kinën), vendin e izoloi plotësisht dhe u tha njerëzve të hanin bar.
 
Homazhe të shumta, koreografi masive, u bënë para arkivolit. Ramiz Alia, pasardhësi i tij, nuk lejoi që në pllakën e varrit të vihej data e vdekjes, duke thënë se për Enverin ka vetëm ditëlindje."Fatkeqësisht për Shqipërinë, Alia duket se kishte të drejtë. Shqipëria vazhdon të jetojë me trashëgiminë e Hoxhës, dhe do të vazhdojë deri për një fare kohe". (Balkan Strongmen, Bernard J. Fisher, London - 2006).
 
Hoxha pati edhe arritje; në arsim, mjekësi, industri; por urrejtja dhe zemërimi grumbulluar ndaj tij ishte shumë më i madh dhe u shpreh me rrënime të shkollave, spitaleve, fabrikave, uzinave, çdo gjëje që simbolizonte pushtetin e tij, në fillim të viteve 1990, kur shtatoret, bustet dhe dikatura ranë të gjitha njëherësh. Më 1992, trupi i Enver Hoxhës do të hiqej nga Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. De-jure, Enver Hoxha vazhdon të jetë "Hero i Popullit".
 
Mendim i ditës
Asnjë diktator nuk ka fuqi të diktojë në zemër.

Friedrich Schiller (za)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori Çfarë ka ndodhur më 10 prill?1553 - LINDI HUGO GROTIUES, JURIST HOLANDEZ, THEMELUES I SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE (04.10.2014)
PESË USHQYESIT QË JU NEVOJITEN MË SHUMË (04.09.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 9 prill?193 - SEPTIMIUS SEVERUS SHPALLET PERANDOR ROMAK (04.09.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 8 prill?217 - PERANDORI KARAKALLA VRITET DHE PASOHET NGA MAKRINUS (04.08.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 7 prill?1498 - TURMA VËRSHON NË MANASTIRIN E SAVONAROLAS (04.08.2014)
AVIONËT PA PILOTË DHE STRATEGJIA E PENTAGONIT (04.07.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 6 prill?610 - KURANI ZBRET NË TOKË (04.06.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 prill?456 - SHËN PATRIKU KTHEHET NË IRLANDË SI PESHKOP MISIONAR (04.05.2014)
ARTI DHE SYRI ARTIFICIAL (04.05.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 prill?1081 - ALEKSI I COMNENUS BËHET PERANDOR BIZANTIN (04.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]