VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SHBA - RREZIQET E TRANSPORTIT TË NAFTËS

                                                                                      

E Shtunë, 05.18.2024, 05:38pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
SHBA - RREZIQET E TRANSPORTIT TË NAFTËS

E Enjte, 06.19.2014, 06:57am (GMT+1)


Dakota e Veriut radhitet si shteti i dytë më i madh që prodhon naftë në vend, pas Teksasit.  Kompanitë nxjerrin mesatarisht një milion fuçi naftë bruto  në ditë nga formacioni Bakken në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara.  

Pjesa më e madhe e naftës, transportohet nga rajoni me tren, por disa aksidente kanë ngjallur shqetësime për këtë metodë transporti dhe për vetë naftën.

Afro një vit më parë, 72 vagona cisternë dolën nga shinat në qytetin kanadez të Lac Megantic, duke shkaktuar një shpërthim dhe zjarr që u kushtoi jetën 47 vetëve.  Nafta bruto vinte nga formacioni Bakken në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara.
 
Disa aksidente që nga ajo kohë kanë ngjallur shqetësime lidhur me rrezikun e naftës nga Bakken. Departamenti amerikan i transportit nxorri kohët e fundit një urdhër emergjence  sipas së cilit transportuesit duhet ta testonin naftën Bakken për t'u siguruar se është klasifikuar sic duhet, para se të transportohej.
 
Por disa studime të financuara nga industria thonë se Bakken Oil nuk është më i rrezikshëm sesa nafta tjetër e papërpunuar.  Jeff Hume është nënkryetar i kompanisë së prodhimit të naftës Continental Resources.

"Nga provat që kemi bërë dhe nga rezultatet, i plotëson kriteret për vagonat që po përdorim. Pra, sipas rregullave aktuale, ne po i transportojmë me kontenierët e duhur".
 
Rreth 70 për qind e naftës së Dakotës së Veriut dhe Montanës, transportohet me rrugë hekurudhore. Zëvendës presidentja e Këshillit të Naftës së Dakotës së Veriut, Keri Cutting thotë se si transporuesit edhe prodhuesit, po zbatojnë rregullat qeveritare.

"Të gjitha rregullat federale po ndiqen nga Bakken që kur filluam prodhimin atje, përfshirë klasifikimin, futjen në vagona, transportimin e suksesshëm, cdo gje që duhet bërë para se të bëhet transporti".
 
Shqetësimet për zhvendosjen hekurudhore, kanë nxjerrë në pah avantazhet e tubacioneve, por ekonomisti i Universitetit Shtetëror të Dakotës së Veriut, Dean Bangsund thotë se ato nuk janë të mjaftueshme.

"Një problem madhor aktualisht është kapaciteti i pamjaftueshëm i naftësjellësve dhe fakti që kapaciteti për të nxjerrë naftën nga shteti me ulje të mëdha cmimi, kështuqë industria po merr masa që ta transportojë naftën e  papërpunuar me rrugë hekurudhore".
 
Naftësjellësi  Keystone XL do të lidhte tubacionet nga Kanadaja në pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara dhe do të lejonte që 100 mijë fuci naftë të papërpunuar nga Bakken të derdhej pëmes një tubacioni ndërlidhës në qytetin Baker të Montanës.
 
"Një pjesë e naftës bruto që vjen përmes tubacioneve ekzistuese, do të kalojë përmes këtij tubacioni të ri, duke zëvendësuar dhe shtuar kështu kapacitetin e disa prej naftësjellësve që i kemi ndërkohë të instaluara".
 
Por shqetësimet për rrezikun që paraqet për mjedisin Keystone XL e kanë bllokuar atë për momentin. Megjithëse kostoja e transportit të naftës së papërpunuar me tren është zakonisht më e lartë sesa tubacionet, disa kompani vazhdojnë të parapëlqejnë këtë alternativë sepse trenat mund të shkojnë tek një numër më i madh rafinerish sesa naftësjellësit ekszistues.za

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 18 qershor?1812 - KONGRESI AMERIKAN I SHPALL LUFTË BRITANISË, KANADASË DHE IRLANDËS (06.18.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 17 qershor?1462 -MBRETI VLAD II I VLLAHISË SULMON NATËN PËR TË VRARË SULLTAN MEHMETIN II (06.18.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 16 qershor?363 - PERANDORI ROMAK JULIAN IU VË FLAKËN ANIJEVE QË TË MOS BIEN NË DUART E PERSIANËVE (06.17.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 15 qershor?1215 - MBRETI XHON I ANGLISË VË VULËN MBI DOKUMENTIN MAGNA CARTA (06.16.2014)
PROJEKTIMI I EUROPËS - SHTETE TË 'KLASIT' TË PARË DHE TË DYTË (06.16.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 qershor?1158 - DUKA I SAKSONISË DHE BAVARISË THEMELON QYTETIN MÃœNICH (06.15.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 13 qershor?313 - DEKRETI I MILANOS QË IU JEP LIRINË FETARE TË GJITHË BANORËVE TË PERANDORISË ROMAKE, SHPALLET NË NICOMEDIA (06.14.2014)
HËNA E PLOTË DHE E PREMTJA E DATËS 13 - SIMBOLIKË E NDËRLIKUAR? (06.13.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 12 qershor?1665 - AGLEZËT RIEMËROJNË NJU JORKUN (06.12.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 11 qershor?1184 para erës së re - LUFTA TROJANE: TROJA SHKATËRROHET DHE DIGJET (06.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]