VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 korrik?1789 - REVOLUCIONI FRANCEZ, DITA KOMBËTARE E FRANCËS

                                                                                      

E Djelë, 04.28.2024, 10:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 14 korrik?
1789 - REVOLUCIONI FRANCEZ, DITA KOMBËTARE E FRANCËS

E Hënë, 07.14.2014, 06:44pm (GMT+1)



1789 - Revolucioni Francez: Në mëngjesin e kësaj dite, qytetarët e Parisit vërshuan drejt Bastijës, fortesë mesjetare dhe burg që përfaqësonte autoritetin mbretëror në qendër të Parisit. Burgu përmbante vetëm shtatë të burgosur në kohën e sulmit, por ishte simbol i shpërdorimeve të monarkisë: marrja Bastijës ishte ndezi Revolucionin. Në Francë, 14 korriku është festë publike, e quajtur Dita e Bastijës

1798 - SHBA: Akti i Trazirave bëhet ligj duke shpallur krim federal çdo shkrim, publikim ose deklaratë të rreme apo shpifje kundër qeverisë. Pjesë të këtij akti u zbutën ose u shfuqizuan më 1802.

1867 Prodhuesi suedez i eksplozivit, Alfred Nobel, demonstron për herë të parë shpikjen e tij, dinamitin. Ai arriti të bëhej  më i pasur por edhe famëkeq. Në vitin 1888, Nobel u befasua kur lexoi nekrologjinë e vet me titull "Vdiq tregtari i vdekjes", në një gazetë franceze. Në fakt kishte vdekur vëllai i tij, Ludvig, por Alfredi i shqetësuar se si do t'a kujtonin kur të vdiste, vendosi të linte pas diçka që të kujtohej për të mirë - Alfred Nobel ishte i interesuar personalisht në mjekësi eksperimentale dhe në testament kërkoi që kur të vdiste, me pasurinë e tij të krijohej një çmim për përparime përmes zbulimeve shkencore në laboratore "për të mirën e mbarë njerëzimit", krahas çmimeve për Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Paqe (Çmimi për Ekonomi u krijua nga Akademia Suedeze e Shkencave më 1969 për nder të Nobelit, dhe quhet Çmim Nobel për ekonomi edhe sepse jepet në të njëjtën ditë me 5 çmimet e tjera Nobel.)

1933 - Në Gjermani, jashtëligjësohen të gjitha partitë politike, me përjashtim të Partisë Naziste.

1948 - Palmiro Togliatti, kreu i Partisë Komuniste italiane, qëllohet dhe plagoset në afërsi të Parlamentit në Romë. Togliatti u qëllua tre herë, duke u plagosur rëndë - Italia u përfshi nga kriza politike dhe nga një grevë të përgjithshme. Lindur në Xhenova në 1893, Togliatti filloi jetën e tij politike në Partinë Socialiste italiane para fillimit të Luftës së Parë Botërore. Ai mori pjesë në luftë ku u plagos; kur u kthye, u bë anëtar i grupit të Antonio Gramshit dhe anëtar themelues i Partisë Komuniste. Kur Gramshi u burgos nga Benito Musolinit, Toliati u bë kryetar i Partisë Komuniste. Biografët argumentojnë se Togliatti ishte mbi të gjitha stalinist dhe ndoqi direktivat e diktatorit. Stalini e detyroi Partinë komuniste italiane për të punuar kundër Planit Marshall, pavarësisht nga humbja e mbështetjes së shumë prej votuesve italianë të cilët e donin ndihmën amerikane. Togliatti vdiq, ndërsa ndodhej për pushime në Jaltë, më 1964.

1969 - Luftë Futbolli: Hondurasi humb një ndeshje me Salvadorin. Si pasojë, trazira shpërthen në Honduras kundër punëtorëve migrantë salvadorianë.

Mendim i ditës

"Bëhu vetja; të gjithë të tjerët janë zënë."

Oscar Wilde (za)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
VENDI I DINOSAURËVE NË VIRXHINIA (07.14.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 13 korrik?1793 - GAZETARI DHE REVOLUCIONARI MARAT VRITET NË VASKË (07.14.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 12 korrik?100 BC - LINDI GAIUS JULIUS CAESAR (07.12.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 11 korrik?472 - PERANDORI ANTHEMIUS KAPET NË BAZILIKËN E SHËN PJETRIT DHE VRITET (07.11.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 10 korrik?48 para erës së re - BETEJA E DYRRHACHIUM: JUL CEZARI MEZI I SHMANGET HUMBJES KATASTROFIKE (07.11.2014)
PSE JAPONIA ËSHTË VENDI MË I ZHVILLUAR? (07.09.2014)
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 8 korrik?52 - JUL CESARI PUSHTON NJË FSHAT PESHKATARËSH, PARISIN E ARDHSHËM (07.08.2014)
IZRAEL - URREJTJE DHE ASHPËRSIM I DHUNËS (07.08.2014)
ISIS - LUFTA DHE NAFTA (07.08.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 7 korrik?1534 - KOLONIZIMI EVROPIAN I AMERIKËS VERIORE (07.08.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]