VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve -  Histori - Çfarë ka ndodhur më 8 korrik?52 - JUL CESARI PUSHTON NJË FSHAT PESHKATARËSH, PARISIN E ARDHSHËM

                                                                                      

E Shtunë, 04.27.2024, 10:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
 Histori - Çfarë ka ndodhur më 8 korrik?
52 - JUL CESARI PUSHTON NJË FSHAT PESHKATARËSH, PARISIN E ARDHSHËM

E Martë, 07.08.2014, 08:15pm (GMT+1)



Lutetia Parisii


52 pes Jul Caeser pushton një fshat peshkatarësh i quajtur Lutetia Parisiorum. Nën sundimin romak, fshati u bë vendbanim i rëndësishëm dhe përfundimish u riemërua "Paris"; si i tillë, kjo është data që zakonisht shoqërohet me themelimin e Parisit, Francë. Emri Lutetia si vendbanim përmendet nga gjeografët Strabon (64 pes 21) dhe Ptolemeu (90 168). Etimomogjia për Lutetia është e paqartë; keltisht "˜lucotis' domethënë "˜llucë', "˜moçal' (tokë vazhdimisht nën ujë); në gjuhën bretone "˜lutetia' domethënë "˜pis', "˜papastërti' (nga era e rëndë e peshkut); ndërsa "˜Paris' është përcaktuar nga emri i fisit gal Parisii, që banonte aty.

1099 Kryqëzata e parë: 15.000 ushtarë krishterë marshojnë në një procesion fetar rreth Jeruzalemit, ndërsa mbrojtësit muslimanë të qytetit i ndjekin me sy. Kryqëzata kishte filluar si pelegrinazh masiv nga Franca e Gjermania më 1096, kur perandori bizantin Alex Komnenos, kërkoi ndihmën e tyre për të sprapsur turqit selxhuk në Anadoll. Pas grumbullimit në Konstantinopojë, kryqtarët vazhduan marshimin drejt qytetit të Jeruzalemit që ndodhej nën sundimin mysliman prej më shumë se 400 vjetësh. Kryqtarët (kalorës, fshatarë, bujkrobër nga shumë vende të Evropës) e pushtuan Jeruzalemin në korrik 1099, duke masakruar shumë banorë muslimanë të krishterë, dhe hebrenj. Për shkak se kryqëzata e parë kishte pasur si synim kryesor Jeruzalemin, kryqtarët krijuan mbretërinë e tyre dhe refuzuan t'ia kthejnë territorin Perandorisë Bizantine. Kryqëzata e parë ishte pjesë e përgjigjes së krishterë ndaj pushtimeve muslimane; dhe u pasua nga tetë kryqëzata të tjera. Kryqëzata ishte gjithashtu hapi i parë i madh drejt rihapjes së tregtisë Lindje Perëndim që nga rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit në shekullin V.

1497 Portugezi Vasko de Gama vendos të niset me anije në udhëtimin e parë të drejtpërdrejtë evropian për në Indi. Ai është një nga eksploruesit më të famshëm, i pari evropian që arriti në Indi nëpërmjet detit. Ky zbulim i hapi rrugën Portugalisë për të krijuar një perandori të qëndrueshme koloniale në Azi. Zbulimi i rrugës detare nga de Gama bëri që Portugalia të mos kishte më nevojë për të kaluar nëpër Mesdheun plot konflikte dhe as permes gadishullit të rrezikshëm arabik, për tregëti në Lindje.

1889 Publikohet numri i parë i The Wall Street Journal, gazetë në anglishten amerikane me një theks të veçantë të lajmeve ekonomike e të biznesit. Gazeta botohet 6 ditë në javë në New York nga Dow Jones & Company, degë e News Corp. The Wall Street Journal është gazeta më e madhe në qarkullim në Shtetet e Bashkuara, me rivalen kryesore gazetën Financial Times me bazë në Londër.

1930 Vdiq Gustav Weigand (lindur më 1860), i gjuhëtar gjerman dhe specialist në gjuhët ballkanike, sidomos rumune dhe arumune. Ai njihet për kontributin në studimin e dialektologjisë dhe marrëdhënieve mes gjuhëve të Ballkanit. Gjatë Luftës së Parë Botërore u dërgua nga autoritetet gjermane për të kryer studime etnografike në Maqedoni rezultatet u botuan në vitin 1923. Gustav Weigand ishte anëtar i jashtëm i Akademisë rumune të Shkencave,  Akademisë bullgare të Shkencave dhe të Institutit Shkencor të Maqedonisë. Në fushën e shqipes, studidimet e Weigandit përfshijnë librin Gramatika e dialeketve Durrës, Elbasan, Tiranë; Fjalorin Gjermanisht Shqip Gjermnisht (1914), dhe shumë artikuj mbi dialektet e shqipes, prejardhjen e popullit shqiptar dhe një numër toponimesh që Weigand i lidh drejtpërdrejt me shqipen.

1935 - Vdiq Lazër Mjeda, lindur në Shkodër më 1869,  u shugurua prift katolik në vitin 1891, shërbyer si ipeshkëv i Sapas, pastaj si arkipeshkëv i Shkupit, më 1921 kthehet në Shkodër si arkipeshkëv. Lazër Mjeda ishte vëllai i poetit Ndre Mjeda; gjatë kohës së shërbimit në Shkup dhe Prizren, Lazer Mjeda ishte dëshmitar i krimeve serbe ndaj shqiptarëve dhe i dërgoi Vatikanit një raport të hollësishëm. Raporti i Lazër Mjedës do t'i shërbente publicistit vjenez Leo Freundlich për librin "Golgota e Shqipërisë" (1913). Pas publikimit të "Golgota e Shqipërisë", Leo Freundlich, pati kontaktet e para direkte me Shqipërinë, si ushtar me forcat austro-hungareze në Luftën e Parë Botërore. Më vonë ai u bashkua shërbimit Mbretit Zog, si konsulli i nderit të Mbretërisë së Shqipërisë në Vjenë. Freundlich ishte hebre dhe kur jeta në Vjenë u bë e patolerueshme si pasojë e nazizmit, ai shkoi në Zvicër, ku kryesoi misionin shqiptar në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë. Leo Freundlich (1875 1953) mbeti në Gjenevë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pas ardhjes së komunistëve në pushtet në Shqipëri, ai i shkroi një letër qeverisë së Tiranës, duke kërkuar të bëhej konsull nderi i Shqipërisë në Vjenë por pa sukses.

1948 - Forca Ajrore Shtetet e Bashkuara pranon rekrutet e para femra nëpërmjet një programi të quajtur Gratë në Forcat Ajrore (WAF). WAF u formua në vitin 1948, kur presidenti Truman nënshkroi Aktin për  integrimin e grave në Forcat e Armatosura. Programi WAF përfundoi në vitin 1976, kur gratë filluan të pranohen në Forcat Ajrore në mënyrë të barabartë me burrat, pa ndihmën e ndonjë programi të veçantë.

1960 Moskë; Piloti amerikan Francis Gary Powers akuzohet për spiunazh dhe dënohet nga sovjetikët me dhjetë vjet në burgun qendror në Vladimir, 100 kilometra në lindje të Moskës. Ai dhe aeroplani i tij ishin kapur nga sovjetikët. Duke menduar se aeroplani ishte shkatërruar plotësisht, dhe Powers ishte hedhur me parashutë, amerikanët e mohuan menjëherë akuzën se Powers ishte agjent i CIA-s dhe se kishte fluturuar mbi hapësirën sovjetike për qëllime spiunazhi; por ajo që CIA nuk dinte ishte se sovjetikët e kishin kapur aeroplanin spiun U2 thuajse të padëmtuar dhe kishin mësuar rreth qëllimit të tij. Më 10 shkurt 1962, Powers u lirua nga burgu sovjetik duke u shkëmbyer me kolonelin e KGB-së, Vilyam Fisher, i njohur si "Rudolf Abel", i cili ishin kapur nga FBI-ja për spiunazh.

Mendim i ditës
"Jeta e njeriut kalon tri periudha; rini, moshë e mesme, sa mirë dukesh".
Nelson A. Rockefeller (za)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
IZRAEL - URREJTJE DHE ASHPËRSIM I DHUNËS (07.08.2014)
ISIS - LUFTA DHE NAFTA (07.08.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 7 korrik?1534 - KOLONIZIMI EVROPIAN I AMERIKËS VERIORE (07.08.2014)
CAIPIRINHA - PIJA KOMBËTARE E BRAZILIT (07.07.2014)
TË DHËNA TË REJA MBI PËRGJIMET E NSA (07.07.2014)
RADIOJA LUNDRUESE E ZËRIT TË AMERIKËS (07.06.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 6 korrik?1535 - THOMAS MOORE EKZEKUTOHET PËR TRADHTI NDAJ MBRETIT (07.06.2014)
HEQJA E MBETJEVE HAPËSINORE (07.06.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 korrik?328 - HAPET ZYRTARISHT URA E KONSTANDINIT E NDËRTUAR MBI DANUB (07.06.2014)
IMITUESIT E STATUJËS SË LIRISË (07.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]