VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 7 korrik?1534 - KOLONIZIMI EVROPIAN I AMERIKËS VERIORE

                                                                                      

E Premte, 05.10.2024, 08:30pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 7 korrik?
1534 - KOLONIZIMI EVROPIAN I AMERIKËS VERIORE

E Martë, 07.08.2014, 08:34am (GMT+1)



1534 - Kolonizimi evropian i Amerikës veriore: evropianët dhe autoktonët vendosin për herë të parë marrëdhënie në Gjirin Shën Lawrence në Nju Brunswick. Në fakt, kolonizimi evropian i Amerikës kishte filluar qysh në shekullin e 10-të, kur marinarët skandinavë eksloruan brigjet (sot Groenlandë e Kanada) Sipas folklorit, konfliktet e dhunshme me popullatën indigjene i bënë skandinavët t'i braktisnin vendbanimet. Kolonizimi i gjerë evropian filloi në vitin 1492, kur një ekspeditë spanjolle e drejtuar nga italiani Kristofor Kolombi lundroi nga Spanja në perëndim për të gjetur një rrugë të re tregtare për në Lindjen e Largët, por pa dashje zbuloi Amerikën; pastaj pasoi pushtimi evropian, eksplorimi në shkallë të gjerë, kolonizimi dhe zhvillimi industrial.

1770 - Ndodh Beteja e Largas ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane. Ishte një betejë midis 65.000 kalorësve tatarë të Krimesë së bashku me 15.000 këmbësorë osmanë kundër 38.000 ushtarëve rusë në brigjet e lumit Larga, Rusi.  Beteja zgjati 8 orë dhe përfundoi me fitore vendimtare për rusët.

1807 - Luftrat e Napoleonit: Traktati i paqes i nënshkruar në Tilsit midis Francës, Prusisë dhe Rusisë i jep fund Luftës së Koalicionit katërt. Evropa Qendrore u shndërrua në fushë beteje përsëri në vitin 1809, kur Austria dhe Britania krjuan Koalicionin e pestë dhe i shpallën luftë Francës.

1846 - Lufta Meksikë - SHBA;  trupat amerikane zënë Montereyn dhe Yerba Buenan, duke aneksuar  Kaliforninë.

1863 - Shtetet e Bashkuara fillojnë rekrutimin në ushtri; përjashtoheshin nga shërbimi i detyruar ata që ishin në gjendje të paguanin 300 dollarë.

1865 - Lufta Civile Amerikane: katër komplotistët në vrasjen e presidentit Abraham Linkoln ekzekutohen me varje.

1947 - Në Roswell, Nju Meksikë, ndodh Incidenti Roswell; Edhe pse rrëzimit i atribuohet një tullumbaci të forcave ajrore amerikane për mbikqyrjen e motit, shpjegimi më i famshmëm i asaj që ndodhi është se objekti ishte anije jashtëtokësore. Që nga fundi i viteve 1970, incidenti Roswell ka qenë subjekt i shumë polemikave, dhe shumë teori komploti kanë lindur në lidhje me ngjarjen.

1953 - Ernesto "Che" Guevara niset në udhëtim duke kaluar nëpër Bolivi, Peru, Ekuador, Panama, Kosta Rika, Nikaragua, Honduras dhe Salvador. Lindur më 14 qershor 1928  dhe i njohur zakonisht si el Che apo thjesht Çe, ai ishte revolucionar marksist argjentinas, mjek, autor, udhëheqës gueril, diplomat, dhe teoricien ushtarak; figurë e madhe e Revolucionit Kuban, fytyra e tij e stilizuar është simbol global i rebelimit në kulturën popullore. Çe mbetet hero kombëtar në Kubë, ku imazhi i tij është vendosur në kartmonedhën 3 pezo, ndërsa në shkollë fëmijët e fillojnë çdo mëngjes mësimin duke u zotuar "Ne do të bëhemi si Che". Në atdhe, Argjentinë, shkolla të larta dhe muzeume mbajnë emrin Çe, dhe në vitin 2008 një shtatore 3.7 m prej bronzi u vendos në qytetin e tij të lindjes, Rosario. Përveç kësaj, Çe Guevara është shenjtëruar nga disa bolivianë si Shën Ernesto dhe i luten për ndihmë. Në kontrast të plotë, Guevara mbetet një figurë e urryer mes shumë kubanëve në mërgim në SHBA; ata e fajësojnë Çe Guevarën për komandimin e skuadrave të pushkatimit dhe krijimin e kampeve të internimit në Kubë; ai është cilësuar prej tyre si "kasapi i La Cabanas", burgu kryesor politik kuban. Çe vdiq (u vra) më 1967 në Bolivi.

1958 - Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower nënshkruan Aktin për pranimin e Alaskës si shtet të Shtetet e Bashkuara.

1983 - Lufta e Ftohtë: Samantha Smith, një nxënëse amerikane, shkon në Bashkimin Sovjetik me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm, Yuri Andropov.

1985 - Gjermani Boris Becker bëhet lojtari më i ri që fiton kampionatin e tenisit në Wimbledon në moshën 17 vjeçare.

2002 - Një skandal shpërthen në Britani, kur raportet e lajmeve akuzojnë zbulimin britanik MI6 për strehimin e Abu Qatadas, kreun e Al-Kaedës në Evropë, për ta përdorur klerikun si informator kyç kundër militantëve islamikë në Britani. Më 2013, Qatadas u ekstradua në Jordani.

Mendim i ditës

"Dënimi i çdo mendje të prishur është prishja e saj."

Shën Agustini (za)

 
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
CAIPIRINHA - PIJA KOMBËTARE E BRAZILIT (07.07.2014)
TË DHËNA TË REJA MBI PËRGJIMET E NSA (07.07.2014)
RADIOJA LUNDRUESE E ZËRIT TË AMERIKËS (07.06.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 6 korrik?1535 - THOMAS MOORE EKZEKUTOHET PËR TRADHTI NDAJ MBRETIT (07.06.2014)
HEQJA E MBETJEVE HAPËSINORE (07.06.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 korrik?328 - HAPET ZYRTARISHT URA E KONSTANDINIT E NDËRTUAR MBI DANUB (07.06.2014)
IMITUESIT E STATUJËS SË LIRISË (07.04.2014)
PËRPJEKJE PËR MBROJTJEN E PINGUINËVE (07.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 korrik?1456 - LUFTËRAT OSMANE NË EUROPË (07.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 3 korrik?1608 - FRANCEZI SAMUEL DE CHAMPLAIN THEMELON QYTETIN QUEBEC (07.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]