VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 9 gusht?

                                                                                      

E Shtunë, 05.04.2024, 05:12pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 9 gusht?
E Shtunë, 08.09.2014, 05:01pm (GMT+1)



Battle of Thermopiles


480 pes Persianët mundin Leonidën e Spartës në Betejën e Thermopileve. Leonida, i vetëdijshëm se forcat e tij gjithësesi ishin shumë më pak në numër, largoi forcat kryesore dhe mbajti vetëm 300 spartanë, 700 thespianë dhe 400 thebanë, shumica e të cilëve u vranë. Shpesh është thënë se Beteja e Thermopileve ishte një fitore si e Pirros për persianët, të cilët u demoralizuan kur u ndeshën me trimërinë e spartanëve.

48 pes - Lufta civile e Cezarit: Beteja e Pharsalus (në Thesali) - Pas fitores së diskutueshme në Durrës, Jul Cezari e ndoqi Pompein (ata kishin muaj që ndiqnin njëri tjetrin) - Pompei komandonte ushtrinë e Senatit - dy herë më e madhe në numër se ajo e Cezarit. Strategjia e Pompeit ishte rrethimi derisa Cezari të dorëzohej nga mungesa e furnizimeve. Por presioni nga senatorët dhe nga oficerët e tij, e shtyu Pompein të sulmonte drejtpërdrejt, dhe kjo solli disfatën e tij përfundimisht, ushtria u shpartallua, Pompei iku duke u maskuar si ushtar i thjeshtë, dhe u hodh në Egjipt.

681 - Bullgarët themelojnë vendbanimin e tyre në jug të Danubit, pasi mundën ushtritë bizantine të Perandorit Konstantin IV.

1173 - Fillon ndërtimi i Kullës së Pizës  - u deshën dy shekuj për ta përfunduar -  sot kulla është e anuar, por qëndron, nuk dihet edhe për sa kohë.

1483 - Hapet Kishëza Sistine (anglisht: Sistine Chapel, latinisht: Sacellum Sixtinum; italisht: Cappella Sistina) një kishëz e njohur e Pallatit Apostolik, rezidencë zyrtare e Papës në Vatikan. Fillimisht u quajt Cappella Magna (e madhe) - pastaj mori emrin Kishëza Sistinë. disa thonë për nder Papa Sixtus, që dha urdhër për ndërtimin e saj, por 'Sistine' duket se u referohet mureve të brendshme; "˜të sheshta', të suvatuara.

1638 - Holandezi Jonas Bronck bëhet koloni i parë evropian në atë që sot mban emrin e tij, Bronx, qytezë a lagje e qytetit Nju Jork.

1792 Asamblea franceze bën thirrje për revolucion dhe për rrëzimin e mbretit Luigj XVI. Të nesërmen, më 10 gusht, turmat pariziane hynë me dhunë në Pallatin Tuileries - kapën mbretin, duke masakruar  Rojet e tij zvicerane.

1803 - Kuaj e parë arrijnë në ishullin Hawaii me nje anije amerikane.

1945 - "Fat Man", një bombë plutoniumi e vendosur në aeroplanin bombardues amerikan B-29, Bockscar, ishte planifikuar për "˜u lëshuar nga ajri në qytetin japonez Kokura - tre ditë pasi Shteteve e Bashkuara kishin hedhur një bombë atomike shkatërruese në Hiroshima. Moti ishte i vrenjtur dhe shikueshmëria e dobët, kështu piloti zgjodhi objektivin më të afërt, Nagasakin. Bomba "Fat Man" shkatërroi më shumë se gjysmën e Nagasakit dhe vrau 74.000 njerëz, duke shënuar fundin e Luftës së Dytë Botërore - Japonia u dorëzua pa kushte të nesërmen.

Mendim i ditës
"Më kërcëno dhe unë do të luftoj me mënyra a mjete më parë të pamundshme për mua."

William Shakespeare
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Histori - Çfarë ka ndodhur më 8 gusht? (08.09.2014)
'GJERMANË TË MIRË, FRANCEZË TË KËQINJ?' (08.08.2014)
The New York Times - TA BËSH JETËGJATË ARMËPUSHIMIN NË GAZA (08.08.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 7 gusht? (08.07.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 6 gusht? (08.07.2014)
'ROSETTA' E KA ARRITUR KOMETËN QË E KËRKONTE PREJ 10 VJETËSH (08.06.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 gusht? (08.06.2014)
KRIMEA - JA SI UKRAINASIT PO KTHEHEN NË RUSË (08.05.2014)
ALSASË, PËRKUJTOHET 100 VJETORI I LUFTËS SË MADHE - HOLLANDE DHE GACUK VENDOSËN GURIN E PARË NË PËRMENDOREN E TË RËNËVE (08.04.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 4 gusht? (08.04.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]