VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Histori - Çfarë ka ndodhur më 10 gusht?

                                                                                      

E Enjte, 05.02.2024, 08:11pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
Histori - Çfarë ka ndodhur më 10 gusht?
E Hënë, 08.11.2014, 08:36am (GMT+1)


286 Shën Bessus, nganjëherë Besse, (italisht: San Besso) shpallet martir, si pjesëtar i Legjionit legjendar romak të Thebës (Egjipt), anëtarët e të cilit u masakruan për besimin e tyre të krishterë në shekullin III. Sipas traditës, Konstantini, 16 vjeçar, që do të bëhej më vonë Konstantin i madh, ishte një nga anëtarët e këtij legjioni -ai mundi t'i mbijetojë masakrës, dhe iku në Italinë veriore, prandaj nuk shihet rastësi që si perandor, Konstantini do të bëhej mbrojtës i krishtërimit. Dëshmitë për ekzistencën e Bessus janë jo të qarta - thuhet se ai ishte mishërim i një perëndie të lashtë egjiptiane që quhej, Besë.

1519 - Ferdinand Magelani niset me 5 anije nga Sevilja e Spanjës për lundrim rreth globit. Ekspedita ia arrin qëllimit, por pa Ferdinandin Magelani mbeti i vrarë në luftime me vendasit në ishujt Filipine.

1793 Në Paris, Francë, hapet zyrtarisht Muzeu i Luvrit. Louvre është në pronësi të qeveris franceze; megjithatë, që nga vitet 1990 muzeu është bërë më i pavarur. Louvre punëson rreth 2.000 punonjës. Muzeu është përfshirë në polemika lidhur me pasurinë kulturore të konfiskuar nën Napoleon Bonapartin, si dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore nga nazistët. 'Musée du Louvre' përmban më shumë se 380,000 objekte dhe ekspozon 35.000 vepra; pret mesatarisht 15.000 vizitorë në ditë, 65 përqind e të cilëve janë turistë të huaj. Përdorimi i kamerave dhe videove lejohet brenda në muze. Përdorimi i blicit (flash) ndalohet për shkak se mund të shkatojë dëmtim të pikturave.

1846 - Instituti Smithsonian themelohet në Uashington, DC, nga fondi (500-mijë dollarë) i lënë nga shkencëtari britanik James Smithson - prandaj Instituti quhet Smithsonian, qv mbështet sot një shumëllojshmëri projektesh kërkimore dhe publikime. Instituti Smithsonian përfshin gjithashtu muzeumet e historisë natyrore, teknologjisë, artit dhe historisë.

1913 - Lufta e Dytë Ballkanike: delegatë nga Bullgaria, Rumania, Serbia, Mali i Zi, dhe Greqi nënshkruajnë Traktatin e Bukureshtit, duke i dhënë fund luftës.

1920 - Lufta e Parë Botërore: Përfaqësuesit osmanë të Sulltan Mehmedit VI nënshkruajnë Traktatin e Sevres që e ndan Perandorinë Osmane mes mes aleatëve.

1928 Grupi komunist shqiptar në Bashkimin Sovjetik themelon zyrtarisht Partinë Komuniste Shqiptare në mërgim, me qendër në Moskë. Partia Komuniste Jugosllave, në kongresin e saj të katërt në Dresden, Gjermani, në gusht, miraton një rezolute se Kosova herët a vonë duhet t'i kthehet Shqipërisë. Ndërkohë Italia e siguron Tiranën se nëse Jugosllavia shpërbëhet, Kosova do të pëfshihet brenda kufijve të Shqipërisë. (Owen Pearson)

1985 - Albumi i Madonnës, "ËœLike a Virgin' u bë albumi i parë solo nga një artiste femër që arrin të shitet pesë milionë kopje. Madonna (bijë emigrantësh italianë në Miçigan) ka shitur më shumë se 300 milion regjistrime në mbarë botën dhe njihet si artistja femër me regjistrimet më të shitura në të gjitha kohërat. Revista Billboard  e ka renditur atë në vend të dytë, vetëm pas grupit Beatles. Kinematografia e bëri atë edhe më të njohur artiste.

Mendim i ditës
"I varfër është personi kënaqësia e të cilit varet nga leja e tjetrit."
Madonna
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JEZIDËT - NË ARRATI PREJ 'SHTETIT ISLAMIK' (08.10.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 9 gusht? (08.09.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 8 gusht? (08.09.2014)
'GJERMANË TË MIRË, FRANCEZË TË KËQINJ?' (08.08.2014)
The New York Times - TA BËSH JETËGJATË ARMËPUSHIMIN NË GAZA (08.08.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 7 gusht? (08.07.2014)
Histori Çfarë ka ndodhur më 6 gusht? (08.07.2014)
'ROSETTA' E KA ARRITUR KOMETËN QË E KËRKONTE PREJ 10 VJETËSH (08.06.2014)
Histori - Çfarë ka ndodhur më 5 gusht? (08.06.2014)
KRIMEA - JA SI UKRAINASIT PO KTHEHEN NË RUSË (08.05.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Maj 2024  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lartë]