VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TELEFONIA CELULARE DHE RRJETET E NDRYSHME

                                                                                      

E Premte, 04.26.2024, 01:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
DOSSIER
 
TELEFONIA CELULARE DHE RRJETET E NDRYSHME

E Shtunë, 11.22.2014, 09:30am (GMT+1)



Gjatë emergjencave të mëdha, si përshembull kur ndodhi shpërthimi gjatë maratonës së Bostonit në vitin 2010, celularët dhe rrjetet wireless mbingarkohen me shpejtësi. Një grup shkencëtarësh në Institutin Stevens të Teknologjisë, në Hoboken të Nju Xhersit, kanë krijuar dhe testuar me sukses një sistem që përdor automatikisht të gjitha rrjetet e disponueshme, duke i alternuar  ato nga njëri tek tjetri dhe duke evituar kështu mbingarkesat.

Sot, telefonat celularë kanë aftësi të komunikojnë në mënyra të ndryshme thotë profesor Suba Subbalakshmi i Institutit Stevens të Teknologjisë.

 "Janë disa lloje rrjetesh të aktivizuara në një paisje celulare. Kemi WiFi, LTE etj., por vetëm njëri prej këtyre rrjeteve përdoret në një kohë të caktuar."

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar të Shkencës dhe të Institutit Kombëtar të Drejtësisë, profesorët Subbalakshmi dhe Chandramouli, krijuan një wireless router smart  të quajtur SpiderRadio, që përdor njëkohësisht pjesë të dy rrjeteve, duke lehtësuar dhe ngarkesën e tyre. Rajarathnam Chandramouli është me Institutin Stevens të Teknologjisë.

 "Ka disa antena dhe mund të ketë qasje në disa prej rrjeteve njëkohësisht. Gjatë gjithë kohës, routeri analizon trasmetimet. Për çdo vendndodhje analizon cilësinë e rrjetit nga WiFi tek 3G apo rrjete të tjera. "

Studenti pasuniversitar Vidya Sagar, që ndërtoi anën teknike dhe shkroi algorithmet për paisjen SpiderRadio, thotë se komunikimi përmes rrjeteve të ndryshme ndikon gjithashtu edhe në rritjen e sigurisë.

 "Nuk është aq e lehtë që dikush të zbulojë fjalëkalimet e përdoruesve pasi do t'i duhet të gjurmojë nëpër rrjete të ndryshme, gjë që është shumë e vështirë."

SpiderRadio është testuar nga Laboratori Kombëtar në Idaho. Është aktualisht duke u përdorur nga departamenti i policisë në Brookline, Masaçusets, si dhe në Afrikën e Jugut, ku shërben si qendër komunikimi për një shkollë në Pretoria.

Ideatorët thonë se në të ardhmen aftësitë e paisjes do të transferohen në një program që mund të instalohet në çdo celular modern, duke i aftësuar paisjet celulare që të  përdorin me lehtësi rrjete të ndryshme.
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MIKROORGANIZMAT E THELLËSIVE OQEANIKE (11.22.2014)
MARRËDHËNIET RACORE NË FERGUSON (11.21.2014)
'MARRËVESHJA' ME IRANIN - KONGRESI SFIDON OBAMËN (11.21.2014)
GOODBY EUROPE - EUROSKEPTIKËT BRITANIKË NË PARAROJË (11.21.2014)
RRUGA PROBLEMATIKE E TRIBUNALIT (11.21.2014)
PËR SE ERDOGAN MENDON QË MYSLIMANËT E KANË ZBULUAR AMERIKËN PARA KOLOMBIT? (11.20.2014)
NJË VIT NGA EUROMAIDANI - DHIMBJE, KRENARI, ZEMËRIM (11.19.2014)
SHPJEGIM - MINORITETET GJERMANE NË RUMANI (11.19.2014)
KOMENT - PRETENDIMET RUSE NË BALLKAN (11.18.2014)
GJERMANIA E SHQETËSUAR ME NDIKIMIN RUS NË SERBI (11.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]